Connect with Us

Foto- Zbulohet kush e nisi sherrin në ndeshjen Tirana-Partizani/ Plas humori në rrjet

Satire Politike

Foto- Zbulohet kush e nisi sherrin në ndeshjen Tirana-Partizani/ Plas humori në rrjet

Publikuar

-

Sherri i djeshëm në stadiumin Selman Stërmasi, gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, është bërë objekt humori në rrjetet sociale.

E ndërsa shqiptarët nuk ngrenë kokën për problemet e tyre, por përleshën për një ndeshje futbolli, kjo ka bërë që faqet e humorit në rrjetet sociale, të ironizojnë nëpërmjet memeve.

Në galerinë e mësipërme disa nga memet më pikante:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Beteja për ekzistencë/ Plas sherri Ilir Meta-Fahri Balliu

Publikuar

-

Nga

Një e papritur ka ndodhur menjëherë sapo Presideni Iir Meta po vizitonte Shkodrën, një ngjarje mjaft “e frikshme”, por e mbajtur në heshtje dhe në diskrecion të plotë.

Mësohet se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pasur një telefonatë mjaft të ashpër dhe me tensione me mikun e tij të ngushtë Fahri Balliu. Ky i fundit, pas një muaji betejë ka vendosur të përplaset me presidentin. Betejën e ka pasur me të gjithë qenien e tij, me ekzistencën e tij, ka një muaj që plasi të hajë paçen e ditës.

Zakonisht ai ha nga dy ose tre paçe në ditë, i pëlqen më shumë plënci të cilën e quan korminë por thonë që nuk i ndahet dhe paçes së këmbës sidomos kur është e përzier me pak kokë.

Së fundi, Fahriu ka negociuar për gati 2 javë me pronarë të ndryshëm restorantesh që ta hapin lokalin e tyre sa të hajë një paçe dhe ai pastaj do i shpërblejë sa ata të kërkojnë. Por, asnjë nga restorantet e paçeve në Tiranë nuk ka pranuar që ta gatuajë për Fahriun.

E kështu i lodhur dhe i drobitur, Fahriu në përplasje të fuqishme sa me kuzhinierë aq me policinë për të gjetur zgjidhje, më në fund telefonoi i nervozuar presidentin Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Shifrat e frikshme/ Shqipëria me vrasjet më të larta nga partnerët në Europë

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj KZAZ në Shkodër/ Reagon Partia Socialiste

Fahriu i kërkoi Metës që të ndërhynte me dekret të veçantë dhe të shpallte “gjendjen e emergjencës së paçës”. Duhej që presidenti të ndërhynte tek Rama dhe duhej të zgjidhej menjëherë kjo situatë, të merreshin masa, të furnizoheshin mëngjezoret, të hapeshin të hante populli një paçe pastaj Edi Rama të fillonte sërish karantinën.

Zoti Meta nuk e ka pranuar këtë propozim të Fahriut dhe i ka ofruar që të shkojë tek Gjiri i Lalzit të hajë ndonjë peshk apo ngjalë si ato që ka ngrënë Edi Rama.

Kështu ndoshta do t’i bënte mirë, dhe si ish komunist dhe i akuzuar si bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit, sot antikomunist, do ndihej edhe më i lumtur pas disa kohësh. Por situata vazhdon të jetë ende pa zgjidhje!

Fahriu kërkon paçen e tij kurse Ilir Meta është i vendosur që të mbështesë kryeministrin Rama në hapat e marra në situatën e emergjencës.

Mësohet se me zgjatjen e re të orareve, presidenti mund t’i kërkojë kryeministrit që të tolerojë hapjen e paçeve në Tiranë dhe ato mund të shërbejnë me tasa online. Pra kështu mund t’i jepnim Fahri Balliut mundësinë të hante paçen e tij të kaqdëshiruar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Tërmeti në Korçë/ Arbeni merr malet, përfundon tek çobani

Publikuar

-

Nga

Një tërmet ka goditur Korçën mëngjesin e sotëm, me epiqendër fushën e këtij qyteti, por është ndier shumë edhe në zonat turistike përreth, në Voskopojë, Dardhë, Pogradec, dhe Prespë.

Qytetarët janë trembur. Shumë prej tyre kanë dalë jashtë, por më pas situata është qetësuar. Lëkundjet nuk kanë qënë shumë të forta, por në disa zona paniku ka qënë i madh.

Banorët e Dardhës thonë se turisti Arben, i cili prej disa javësh është ngujuar në sarajet e tij, nga frika e tërmetit kishte marrë mallet. Kishte lënë ç’kishte atje dhe ishte ngjitur sipër monopatit, nga frika e tërmetit. Në majë të malit, thoshte ai me vete, tërmeti nuk më zë.

Atje shkoi dhe pa një stan të vogël të një bariu, i cili kishte mbledhur dhënte, por edhe ai ishte zgjuar nga tërmeti, pasi kafshët e shkreta diçka kishin ndier. Por më shumë sesa kafshët termeti kishte trembur, zverdhur e llahtarisur Arbenin e shkretë. Ai rrugës kishte menduar shumë gjëra.

Kishte menduar kur kishte qënë udhëheqës i madh, kishte menduar kur kishte qënë kryetar partie, kishte menduar si fitonte miliona e miliona, si blinte biznese, si vendoste qindra miliona nëpër banka, si udhëtonte në Hollandë me pronarët e inceneratorëve dhe bëhej ortaku i tyre.

Si shkonte në Bullgari dhe firmoste biznese me aksione. Si bëhej menaxher i një televizioni. E rrugës duke menduar për mallet, kodrat e fushat e ulëta të Hollandës, ku kishte kaluar shpesh herë me miqtë e tij të ngushtë ai pa çobanin dhe në sytë e tij u duk një dritë shprese.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Gjykata liron shtatë persona

LEXO EDHE:  Dhunuan gazetarin/ Paditen për “shpërdorim detyre” policët e Bashkisë Tiranë

Çobani i shkretë u ndie keq, për të vetmuarin Arben që kishte marrë monopatin nga frika, dhe e pyeti a dontë të qëndronte pranë tij.

Arbeni nuk e bëri fjalën dysh, shkoi u fut nën gunën e çobanit, e shtrëngoi atë fort dhe diçka e ngrohtë e pushtoi thellë thellë.

Arbenin e zuri gjumi në krahët e çobanit, se çfarë ndodhi më pas askush nuk tregon asgjë.

Dihet vetëm që Arbeni nuk është kthyer në shtëpi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Arben Blushi infektohet me coronavirus/ Zbulohet vendndodhja

Publikuar

-

Nga

Një pandemi e padëgjuar më parë ka kapur gjithë botën. Në Shqipëri janë 259 raste të konfirmuar të prekur nga Covid-19 dhe 15 viktima.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se koronavirusi ka kapur edhe Arben Blushin.

Mësohet se pas konstatimit se është infektuar, Arbeni është izoluar në Dardhë të Korçës për të marrë më shumë ajer të pastër. Banorët e zonës por edhe në Korçë dhe më tej thonë se Blushi po shkruan dhe librin e tij të ri “Dashuri dhe urrejtje në kohën e koronavirusit”.

Bëhet e ditur se Arbeni po rri në fshat edhe për të ruajtur ullukët prej bakri të cilat hajdutët ja vodhën 6 vitë më parë duke e dëmtuar ekonomikisht. Për këtë rast flitet se policia kapi tre adoleshentë, të cilët u liruan, pasi kërkuan falje.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj bluzave të bardha/ Mjekët e QSUT-së protestë

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj KZAZ në Shkodër/ Reagon Partia Socialiste

Ai shpesh shfaqet në hotelet me pesë yje të zonës, shijon ushqim bio, por edhe përgatit skenare dhe intriga kundër “armiqve” të tij.

Mësohet se Blushi ka pasur komunikime të vazhdueshme dhe telefonata me zonjën Vjollca, të cilës i ka theksuar se gjendja e tij është e mirë dhe se ai po merr më shumë energji për t’u kthyer në frontin e tij të “luftës” në Tiranë.

Në Dardhë të Korçës thonë se Arbeni shpesh është parë duke iu kënduar zogjve aty, gjendje kjo që nuk hyn tek simptomat e Covid-19.

Shpresojmë dhe urojmë që Arbeni të shërohet sa më shpejt, të mos ketë asnjë lloj problem dhe të kthehet sa më shpejt në gjirin e kolektivit.

Mos qani, por qeshni. Gëzuar 1 prillin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE