Connect with Us

Familjet e varfra, 80 % të buxhetit e çojnë për ushqime dhe faturat mujore/ Zero për arsimin 

Sociale

Familjet e varfra, 80 % të buxhetit e çojnë për ushqime dhe faturat mujore/ Zero për arsimin 

Publikuar

-

Familjet e varfra në vendin tonë janë të destinuara të mbesin të tilla për shkak se të gjitha burimet financiare i përdorimin për t’u ushqyer dhe paguar faturat e muajit kryesisht ujë dhe drita, teksa investojnë gati 0 lekë për tu arsimuar.

Familjet shqiptare që përfshihen në 20 përqindëshin e poshtëm te të ardhurave dhe që përfaqësojnë shtresën më të varfër në vend harxhojnë vetëm 0.2 për qind te të ardhurave mujore për tu arsimuar, ose 15 herë më pak se mesatarja kombëtare prej 3%.

Familjet e varfra vitin e kaluar përdoren 53.3 për qind të buxhetit mujor për blerjen e ushqimeve, ndërsa 22.7 për qind të pjesës së mbetur e përdorin qiranë, faturat mujore të dritave dhe të ujit dhe mirëmbajtën e banesës.

Familjet e varfra harxhojnë shumë më pak se mesatarja kombëtare për shëndetin, komunikimin, transportin, argëtimin etj.

Bazuar në anketën e buxhetit të familjeve 2018 shpërndarja e shpenzimeve për konsum sipas decileve tregon se 90 % e familjeve shpenzon 83,9 % të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 70.788 lekë në muaj.

LEXO EDHE:  Buxheti faktik 2015/ Të ardhurat në raport me PBB-në kanë pësuar rënie

Nga ana tjetër, 10 % e familjeve shpenzon 16,1 % të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 122.242 lekë në muaj.

Shpenzimet mesatare për konsum të 10 % të familjeve me shpenzime më të larta janë 1,7 herë më shumë se ato të 90 % tjetër të familjeve.

Konsumi për frymë i 90 % të familjeve me shpenzimet më të ulta janë mesatarisht 20.294 lekë në muaj, ndërsa 10 % i  familjeve me shpenzimet më të larta janë mesatarisht 60.987 lekë në muaj për frymë. Raporti i decileve 10/90 është 3,0 herë më i madh, në favor të 10% të familjeve.

Shpenzimet mesatare për konsum të familjeve tregojnë se në vitin 2018 ka pasur një ulje prej 19,6 % të shpenzimeve të 10 % të familjeve me shpenzimet më të larta dhe një rritje prej 9,5 % të shpenzimeve mesatare për konsum të 90 % tjetër, në krahasim me vitin 2017./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Volejbollistja e kombëtares shqiptare në garë për “Miss Universe 2019”/ Si të votoni 21 vjeçaren

Publikuar

-

Nga

Volejbollistja e kombëtares shqiptare Cindy Marina është shpallur fituese e “Miss Universe Albania 2019”, event që u zhvillua në Tiranë.

Cindy Marina do të përfaqësojë Shqipërinë në eventin “Miss Universe 2019”.

Volejbollistja 21-vjeçare ka lindur në Çikago të Amerikës, por rrjedh nga një familje e lidhur me volejbollin. Një vajzë simpatike, që ka pushtuar shpeshherë faqet e para të revistave të modës dhe sportit në vendin tonë, që tashmë triumfon edhe në botën e bukurisë.

Ajo aktualisht është anëtare e Ekipit Kombëtar të Volejbollit Kombëtar të Femrave shqiptare  nga viti 2016.

LEXO EDHE:  Skandal në Arsim/ Fëmijët mësojnë pa libra

LEXO EDHE:  Cërrik/ Falsifikonin dokumentet shkollore, arrestohen arsimtarët

21 vjeçarja ka qenë një kontribuese kryesore për suksesin e ekipeve vitet e fundit dhe e çoi ekipin në përfundimin e tyre më të lartë në histori në finalet e Ligës Evropiane.

Cindy planifikon të zhvillojë një biznes që ndërthur artin, modën dhe njerëzit për të edukuar dhe frymëzuar komunitetin e saj për t’u kujdesur për njëri-tjetrin dhe planetin.

Për të votuar Cindyn si fituese të “Miss Universe 2019” votoni numrin 1 në linkun e mëposhtëm:  https://vote.missuniverse.com/vote/top-20#vote

LEXO TE PLOTE

Sociale

Misioni grek tregon si i ndërroi jetë në duar shqiptari / U shokuam, s’kishim parë kurrë kolona me tulla, ndërtesa ishte në “ajër”

Publikuar

-

Nga

Greqia ishte një ndër shtetet e para që iu gjend afër Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Stafi i zjarrfikësve grekë të “EMAK”, është intervistuar nga media greke “Ethnos”, ku ndër të tjera kanë treguar se si, në pak minuta, ata morën alarmin e mëngjesit të 26 nëntorit për t’u nisur në Shqipëri në ndihmë të fqinjëve.

Ky ekip vinte nga një dite të lodhshme, pasi Greqia u pushtua nga fenomeni “Girion” prej motit të keq.
Epipyragoi Spyros Karoubis , Constantinos Tsakiris, Claus Gerokostas dhe Evangelos Aleksandris ishin katër anëtarë të skuadrës së “EMAK” që do të vinin në Shqipëri, pasi nga Brukseli erdhi alarmi “SOS” për ndërhyrje të menjëherëshme.

“Ne u zgjuam një natë më parë sepse po përpiqeshim të shkonim në Kënetën në Durrës. Shkuam në shkollë në orën 7.30 të mëngjesit të së martës dhe para se të ndryshonim edhe e morëm thirrjen. Sfida për të shpëtuar jetë nga shembjet e ndërtesave në Shqipëri ka qenë e madhe. Kishim vetëm disa minuta për tu përgatitur, për të marrë pajisjet, qenin dhe rrobat që na duheshin. Temperaturat ishin shumë më të ulëta se në Greqi. Duhej të përgatisnim qentë dhe të futeshim në furgon me rimorkio e pajisjeve për në aeroportin Elefsina ”, thanë katër anëtarët e misionit të parë të “EMAK”.
Greqia ka gjithsej 8 qen të përgatitur për këto situata, dy pret të cilëve Oscar dhe Elsa erdhën në Shqipëri.

Katër anëtarët e skuadrës së EMAK tregojnë se ajo çka i ra në sy ishin ndërtesat e ngritura para viteve 90.
“U shokuam kur zbuluam që pallati që ishte rrëzuar nuk kishte shtylla çimentoje. Kolonat ishin prej tullave. E gjithë ndërtesa ishte në “ajër” dhe natyrisht u shemb. Unë kurrë nuk kisha parë një ndërtim të tillë më parë, ” tregon Spyros Karoubis.

LEXO EDHE:  BB: Në Shqipëri 48 % e të punësuarve informal

LEXO EDHE:  Video-Akuzat e forta/ Basha zbulon ku shkojnë paratë e shqiptarëve

Ekipi grek fillimisht mori direktivat për në Durrës, por gjatë rrugës u zhvendos në Thumanë. Një nga zjarrfikësit, Evangelos Alexandris tregon se si një shqiptar nën rrënoja i vdiq në duar.
“Kam gjetur që ai kishte sindromën e listës sepse sytë e tij ishin kthyer të kuq. Këmba e tij ishte e ngjeshur dhe gjaku u shtrydh. E dija që po luanim me minutat. Aktivizova protokollet e ringjalljes dhe rigjenerimit kardiak, duke i dhënë pesë shishe oksigjeni. Humbi ngadalë, ngadalë. Ne bëmë atë që mundëm për ta nxjerrë atë. Pas pesë orësh përpjekje, ne e lëshuam atë. Nuk mund të qëndronte. Ai vdiq në duart e mia. Ai u dërgua në spital, por dështoi. Ishte një moment tjetër i vështirë, por e dija se kishim një rrugë të gjatë për të bërë, ” thotë Alexandris.

Po ashtu pjestarët e misonit grek shprehen se vetëm Policia shqiptare u dallua nga të gjitha njësitë për të ndërhyrë në situata të tilla.
“Vetëm Policia u dallua nga shërbimet e vendit. Ne nuk kemi parë ndonjë shërbim tjetër ato ditë. Një zotëri erdhi na u prezantua si kryetar por në pesë ditët në vijim askush nuk erdhi”.
Pas 5 ditësh gjatë misionit raskapitës mes rrënojave në Thumanë, zjarrfikësit grekë nxorrën 11 trupa të pajetë nga rrënojat. Por ata thonë se shqiptarët u ofruan ushqim, shumë prej tyre dinin greqisht dhe u shprehnin vazhdimisht mirënjohjen për ndihmën në ato ditë të errëta të Shqipërisë.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

16 vjeçarja nga Kosova rrëmben zemrat e finlandezeve me humanizmin e saj

Publikuar

-

Nga

Tërmeti në Shqipëri shkaktoj dhimbje në çdo vend ku jetojnë shqiptarët.

Edhe pse vetëm 16 vjeçare, Kosovare Aliu ndjeu obligim që të bëjë diçka për ti ndihmuar njerëzit e goditur nga tërmeti në Shqipëri.

Ngjarjet atje e prekën thellë në shpirt. Ajo kontaktoi ish mësuesen e sajë nga shkolla fillore “Mervi Salminen” që merret me aktivitete humanitare nëpërmes “RAFIKI KERHO”, dhe shprehu nevojën për ti dal në ndihmë Shqipërisë me aq sa munden në këto kohëra të vështira, duke organizuat një aktivitet humanitar ku do të mblidheshin ndihma materiale, për familjet e goditura nga tërmeti.

Mervi Salminen së bashku me drejtoreshën e shkollës shprehën gatishmërinë për të përkrahur një aktivitet të tillë. I njëjti aktivitet u përkrahë dhe u organizua në dy shkollat e Espos, atë të Tiistilän Koulu dhe gjimnazi Etelä-Tapiolan Lukio.

Kosovarja së bashku me bashkëmoshatarët dhe të afërmit e saj, por edhe me bashkëkombësit e saj të të gjitha moshave që ju bashkëngjitën këtij aksioni humanitar, arriti që nga shitja e ëmbëlsirave të përgatitura në këto familje shqiptare, pore edhe nga donacionet vullnetare të bashkëmoshatarëve, prindërve dhe mësimdhënësve finlandez, të mbledh rreth 1500 euro, të cilat do ti dërgon në Shqipëri nëpërmes shoqatës Jetimët e Ballkanit dhe Halil Kastrati.

LEXO EDHE:  Cërrik/ Falsifikonin dokumentet shkollore, arrestohen arsimtarët

LEXO EDHE:  Ministrja e Arsimit: 200 shkolla në gjendje të vështirë

Aksionin e përkrahu edhe Juuso Oikarinën i cili është menaxher i një dyqani tregtar K- MARKET Matinkylä, duke ofruar falas gjërat e nevojshme për përgatitjen e ëmbëlsirave. Ai, informatën për organizimin e mori nëpërmes medies sociale, duke u ndjerë i prekur dhe emocionuar nga një humanizëm i një vajze të re por me zemër të madhe.

Për ngjarjen shkroi edhe gazeta më e madhe në Finlandë Helsingin Sanomat. Aktivitete të tilla ku jepet diçka për të marr diçka duhet të organizohen edhe në Kosovë sa më shumë, sepse kjo zhvillon kulturën e meritokracisë por edhe të humanizmit te të rinjtë.

Finlanda, gjithmonë ju ka qëndruar përkrah popullit shqiptare në ditët e vështira. Atje ofrohet edhe mësim në gjuhën shqipe për komunitetin shqiptar në këtë vend.

LEXO TE PLOTE