LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falimenton "Adria Airways"/ Problem për 10 mijë klientë që kishin prerë biletën

30 Shtator 2019, 18:05, Sociale CNA
Falimenton "Adria Airways"/ Problem për 10 mijë klientë

Kompania ajrore “Adria Airways” ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për faliment për shkak të problemeve financiare.
Mësohet se shkak i kërkesës së falimentit nga ana e kompanisë është bërë mungesa e likujditetit.
Falimenti i kësaj kompanie ajrore është bërë problem për mbi 10 mijë klientë të cilët kanë prenotuar biletat e udhëtimit.
Gjithashtu nga falimentimi i kësaj kompanie mbeten pa punë rreth 558 punonjës.

Lidhur me rastin, ministri slloven për Zhvillim Ekonomik dhe Teknologji, Zdravko Pocivalsek, ka thënë se qeveria po konsideronte krijimin e një kompanie të re kombëtare për të përmirësuar lidhjen ndërkombëtare të Sllovenisë pas dështimit të ?Adrias?/CNA.al

Lajmet e fundit nga