LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna në ndeshjen Tirana-Partizani/ Një i arrestuar dhe dy në kërkim, nën hetim gjashtë të tjerë

30 Shtator 2019, 07:57, Kronika CNA
Dhuna në ndeshjen Tirana-Partizani/ Një i arrestuar dhe dy në

Një tifoz ka rënë në prangat e policisë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në lidhje me dhunën e ushtruar pasditen e djeshme, në stadiumin Selman Stërmasi, gjatë ndeshjes Tirana-Partizani.

Gjithashtu, mësohet se edhe gjashtë persona të tjerë janë vënë nën hetim.

Tifozi i arrestuar është Elton Bande, 29 vjeç, i cili ka qenë në arrest shtëpie, por ai e ka thyer për të qenë i pranishëm në stadium për të parë skuadrën e tij.

Njoftimi i policisë:

9 të proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin ?Selman Stërmasi?, ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme ?Shqiponja? dhe ?Shigjeta? u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ?Prishja e qetësisë publike?, ?Plagosja e lehtë me dashje? dhe ?Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit?, i shtetasit:

– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie ?Arrest shtëpie?, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për ?Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë?, ?Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive?, shtetasit:

– M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;
– A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
– Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;
– G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;
– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për ?Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë?, ?Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive? ?Dëmtime të tjera me dashje?, ?Prishja e qetësisë publike?, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lajmet e fundit nga