Connect with Us

Basha uron Kurz për fitoren/ Shembull kurajo dhe moraliteti qytetar  

Politikë

Basha uron Kurz për fitoren/ Shembull kurajo dhe moraliteti qytetar  

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar kancelarin Sebastian Kurz për fitoren e zgjedhjeve në Austri.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha zbulon se mbrëmë ka komunikuar personalisht me Kurz, të cilin e quan shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

“Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.”-shkruan ndër të tjera Basha.

Postimi i plotë:

Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.

LEXO EDHE:  Shengeni ka filluar ndalimin e hyrjes së shqiptarëve

Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

LSI akuza të forta Ramës/ Nuk kursen as jetët e njerëzve

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në QSUT.

Në një deklaratë për mediat, Vasili hodhi akuza të forta në drejtim të kreut të qeverisë, ndërsa theksoi se në QSUT, nuk duhej të vazhdonte puna derisa të përfundonte riparimi i dëmeve.

“Ky spital, në mënyrë të veçantë kjo godinë, pas verifikimit të institutit të ndërtimit në datë 30 nëntor është konkluduar e zeza mbi të bardhë, të mos lejohet aktivitet deri në riparimin e dëmeve.

Sot gjithologu që bën ekspertizë me Ministren e Shëndetësisë dhe drejtorin e QSUT-së, që s’ka të bëjë hiç me këtë çështje hyjnë në një godinë e cila nuk duhet të ishtë në funksionale. Janë boshatisur vetëm dy kate, ndërsa katër të tjera vijojnë punën”-tha Vasili.

LEXO EDHE:  Shengeni ka filluar ndalimin e hyrjes së shqiptarëve

LEXO EDHE:  Basha thirrje protestuesve/ Të çlirojmë Shqipërinë

Po ashtu Vasili theksoi se e njëjta situatë është edhe me shkollat, duke filluar me shkollën Emin Duraku, Faik Konica, Sami Frashëri, për të cilat sipas tij janë bërë nga dy ekspertiza.

Vasili akuzoi Ramën dhe mazhorancën socialiste se nuk kanë përgjegjshmëri as kur ka të bëjë me jetë njerëzish./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama inspekton QSUT/ Zbulohet marrëveshja me kompaninë turke

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar nga afër ambjentet e QSUT-së, pas dëmtimeve që patën një pjesë e godinave nga tërmeti i 26 nëntorit.

I shoqëruar dhe nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila e njohu me situatën, Rama theksoi se qeveria po punon për të lidhur një marrëveshje me një kompani turke që merret me ndërtime të banesave antisizmike dhe ekologjike.

Ndërsa bëri me dije se përveç shtëpive, të prekura nga tërmeti, po shihet mundësia që kjo kompani të ndërtojë edhe qendra shëndetësore.

“Ne do të bëjmë një negocim, dhe besoj se do ia dalim, me një kompani të madhe turke që është e certifikuar ndërkombëtarisht. Punon me tregun deri në Amerikë. Do bëjmë një marrëveshje për shtëpitë, antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit. Dhe i thash që ta na japim një ofertë dhe për qendrat shëndetësore, pasi kanë kosto shumë të ulët dhe janë super. Mund të bëjmë më shumë. Po bëjmë një punë me ta, që do na japë shumë sukses.”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U bllokua nga rrëshqitja e dherave gjatë natës/ Rifillon qarkullimi në rrugën Elbasan-Qafë Thanë

Publikuar

-

Nga

Reshjet e dendura të shiut, të rënë gjatë natës, kanë sjellur një sërë problematikash në disa akse.

Rruga Elbasan-Qafë Thanë u bllokua përkohësisht, sipasojë e shembjes së dherave dhe rënia e gurëve, ndërkaq në një njoftim të fundit ARRSH, njofton rifillimin e qarkullimit në këtë aks pas patrimit.

“Pastrohet nga dherat dhe gurët, rruga Elbasan – Qafë dhe zhbllokohet kalimi i automjeteve. ARRSH-ja njoftoi para pak minutash gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje shiu  në juglindje të vendit dhe përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Qafë Thanë (Murrash), ka pasur rënie materiali në trupin e rrugës. Por, kontraktorët e mirëmbajtjes  bënë menjëherë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun.”, thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE