Connect with Us

Basha shkatërron institucionet e PD

Politikë

Basha shkatërron institucionet e PD

Publikuar

-

Pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Berisha, prej korrikut të vitit 2013 drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e Shqipërisë, e ka marrë Lulzim Basha.

Por, me marrjen e drejtimit të PD-së, Basha përveç faktit se vetëm ka shkuar nga dështimi në dështim, aksionet e tij opozitare kundër qeverisë janë vetëm sipërfaqësore dhe këtë e ka treguar jo pak herë.

Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në një parti interesash personale, që lidhen drejtpërdrejt me të dhe familjarët e tij.

Por përveç largimit të elitës së PD-së, Basha sikurse CNA.al e ka shkruar disa herë, ka sh0partalluar edhe strukturat e kësaj force politike. Ndërkohë që ka degë që ende nuk kanë përfunduar zgjedhjet.

Por, së fundi Basha ka shkatërruar edhe institucionet e Partisë Demokratike.

Një ditë më parë, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim për të diskutuar në lidhje me aksionin opozitar.

LEXO EDHE:  Berisha paralajmëron Bashën/ Është vetëvrasje nëse...

Por, ajo që bie në sy është se Basha ka mbledhur, Këshillin Kombëtar, kryesinë dhe ish-deputetët, në të njëjtin takim, duke “eleminuar” kështu institucionet.

Ndërkohë që ndoshta shumica nga ish-deputetët nuk do të jenë më deputetë të Partisë Demokratike, Basha i mbledh në takim për të vendosur për aksionin e opozitës, në një kohë që statusi i tyre është thjeshtë “ish-deputetë”.

Meqë në PD s’ka më as institucione, as struktura, as deputetë, pse Basha nuk mbledh në takime edhe ish-deputetët e para 30 viteve. Në fund të fundit ish-deputetë janë edhe ata, si këta të sotmit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga vjedhja e floririt tek 15 vilat/ Frrok Çupi ja numëron një për një Metës

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion.

“Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë.

Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve”, tha Çupi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frrok Çupi ia thotë në sy këshilltarit të Metës/ “Je hajdut, ke qenë në burg!”

Publikuar

-

Nga

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishajt dhe analistit Frrok Çupi.

Dervishaj u vu në mbrojtje të Metës dhe i kërkoi avokatit Spartak Ngjela të mos e ofendojë, por në këtë moment ka ndërhyrë Çupi.

Analisti ngriti akuza të forta ndaj këshilltarit të Presidentit, për të cilin tha në emisionin “Open” se ka qenë në burg për vjedhje.

Çupi: Po ti je servil i Metës. Je akuzuar se ke vjedhur. Ke qenë edhe në burg, e vjen e këtu.

LEXO EDHE:  Berisha paralajmëron Bashën/ Është vetëvrasje nëse…

LEXO EDHE:  Mosbindja civile/ Kryemadhi tregon çfarë fshihet pas këtij aksioni

Dervishaj: Nuk ju lejoj të fyeni Presidentin, të paktën kini respekt për institucionin.

Çupi: Nuk debaton me ne. Të mori Meta dhe të futi në zyrë, ta them unë, Meta ka këshilltarët më të këqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Ngjelës/ “Meta ka prona të pajusfikuara, po përpiqet të shpëtojë veten”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit po del me 2 mars vetëm për të shpëtuar veten.

Sipas Ngjelës Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe ka prona të pajustifikuara.

“Do tregoj 3 pika që me 2 mars nuk do të ndodhë asgjë. Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe nuk e tremb dot Ëashingtonin dhe Berlinin me këto deklarata dhe qëndrime.

Meta ka prona të justifikuara. Ai nuk mund të dalë sikur po shpëton veten kur don që të rregullojë interesat e veta. Ai ka frikë dhe kërkon të mbrohet të rregullojë vetën dhe pronat e tij.

LEXO EDHE:  Dritan Hila: Basha po shtyn vitet per pension

LEXO EDHE:  Basha viziton grevistët dhe iu del garant/ Do jemi zëri juaj

Reforma në drejtësi që po bëhet me RR të madhe do ti penalizojë të 4 liderat. SPAK-u do ti marrë nën hetim. Në 2021 këta të 4 nuk do të jenë. Rama, Meta, Berisha dhe Basha nuk do të konkurojnë në 2021”, tha Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE