LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Arixhinj me çadra”/ Avokati i Popullit dënon gjuhën raciste të deputetit Murrizi

30 Shtator 2019, 16:55, Aktualitet CNA
“Arixhinj me çadra”/ Avokati i Popullit dënon

Avokati i Popullit dënon gjuhën raciste të perdorur nga nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi dhe kërkon të merren masa urgjente.
Vetëm pak ditë pasi i kërkoi ndjesë personave me sindromën Downn, Murrizi i quajti disa nga kolegët e tij në parlament  ?arixhinj me çadra?.
?Zoti Murrizi duhet ta ketë të qartë se të jesh rom sot nuk është diçka për të cilën dikush duhet të ndjejë turp. Kjo lloj mendësie duhet dënuar me forcë në çdo rast.
Kuvendi i Shqipërisë ka shënuar hapa të qenësishëm përpara për të vendosur standarde bashkëkohore etike për jetën dhe veprimtarinë e deputetëve duke synuar që ata të jenë simbol pozitiv i tërë shtetasve të Republikës së Shqipërisë?, thuhet mes të tjerash në reagimin e Avokatit të Popullit.

Reagimi i plotë:

AVOKATI I POPULLIT DËNON GJUHËN RACISTE TË NËNKRYETARIT TË KUVENDIT MYSLIM MURRIZI DHE KËRKON MASA URGJENTE
Institucioni i Avokatit të Popullit dënon gjuhën diskriminuese e cila sërish gjeti hapësirë në Kuvendin e Shqipërisë përmes nënkryetarit të këtij institucioni z.Myslim Murrizi.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në institucionin më të lartë në vend që është Kuvendi, nënkryetari z.Murrizi u është referuar qytetarëve shqiptarë, anëtarë të komunitetit rom me shprehjen raciste dhe poshtëruese “arixhinj”.
Tashmë është bërë e disata herë që zoti Murrizi vazhdon të fyejë, anatemojë e të përçmojë çdo komunitet i cili në psikologjinë e tij u takon shtresave inferiore të shoqërisë.
Pas personave me sindromën doën dhe femrave, tani është radha e qytetarëve romë të shohin sesi ky deputet, zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, i konsideron ata si një shembull për të ilustruar primitivitetin, prapambetjen dhe në përgjithësi statusin të cilin duam ta evitojmë.
Zoti Murrizi duhet ta ketë të qartë se të jesh rom sot nuk është diçka për të cilën dikush duhet të ndjejë turp. Kjo lloj mendësie duhet dënuar me forcë në çdo rast.
Kuvendi i Shqipërisë ka shënuar hapa të qenësishëm përpara për të vendosur standarde bashkëkohore etike për jetën dhe veprimtarinë e deputetëve duke synuar që ata të jenë simbol pozitiv i tërë shtetasve të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë është e rëndësishme që Kuvendi të tregojë shembull e vullnet për të qenë ai zbatuesi më i devotshëm i ligjit dhe garantuesi i të drejtave të komuniteteve vulnerabël duke zbatuar parashikimet e rregullores së Kuvendit nr.61/2018 datë 5.4.2018/ (nenin 5, pika 1 si dhe nenin 6, pika 2).
Në pritje që edhe Kuvendi i Shqipërisë ta dënojë këtë sjellje e të ndërmarrë hapa konkretë për përjashtimin e kësaj lloj mendësie dhe mbartësve të saj nga forumi më i lartë vendimmarrës i popullit, institucioni i Avokatit të Popullit u shpreh solidaritetin dhe mbështetjen të gjitha shoqatave, grupimeve, organizatave dhe individëve të komunitetit rom që mund të jetë lënduar nga kjo gjuhë e papërgjegjshme nga ana e një përfaqësuesi të lartë shtetëror./CNA.al

Lajmet e fundit nga