Connect with Us

Tërmeti i 21 shtatorit/ Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga BE

Sociale

Tërmeti i 21 shtatorit/ Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga BE

Publikuar

-

Kanë mbërritur në Shqipëri, ndihmat e para nga BE, pas lëkundjeve të fuqishmë të tërmetit në vendin tonë.

Mësohet se kanë mbërritur ndihma nga tre shtete, Greqia, Hungaria dhe Kroacia.

Një avion ushtarak grek solli këtë të diel kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërnë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.

LEXO EDHE:  BE dhe ISHM, çmim për gazetarinë investigative në Shqipëri

“Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Publikuar

-

Nga

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet në Shqipëri pritet të ndryshojë emrin.

Bëhet fjalë për qytetin e Sarandës, ndërsa ideja është hedhur nga një grup intelektualësh, të cilët kërkojnë ti rikthejnë emrin që ka mbajtur në lashtësi “Onhezmi”.

Nisma është përkrahur edhe nga disa banorë të cilët nuk kanë nguruar të shprehin qëndrimin e tyre pro në rrjetet sociale.
Emri sipas latinishtes mund të ketë dy kuptime, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet me varka e anije dhe kuptimi i dytë është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas.



Gjatë pushtimit italian, Saranda është quajtur për pak kohë “Porto Eda”, për nder të vajzës së madhe të Benito Mussolinit.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu jep alarmin/ Ja çfarë rrezikon Ballkani Perëndimor

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Bregut: Negociatat mund të pezullohen

Saranda do të thohë “40” në gjuhën greke, emër që e ka marrë nga manastiri i “40 shenjtorëve” në kodrën mbi qytet.

Kujtojmë që pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i “Urës Vajgurore” votoi unanimisht pro ndryshimit të emrit për qytetin që tashmë quhet Dimal, si emri ilir i qytetit antik që ndodhet në atë zonë. Pritet të shohim nëse ky ndryshim do të ndodhë edhe për Sarandën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqipëria i bashkohet Nismës së Rrjetit të Pastër/ Yuri Kim: Vendim i rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Shqipëria i bashkohet Nismës së Rrjetit të Pastër/ Yuri Kim: Vendim i rëndësishëm

Shqipëria i është bashkuar Nismës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Rrjetin e Pastër.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili deklaron se kjo është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut.



Për këtë ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Ajo thotë se ky është një vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

LEXO EDHE:  Kina një rivale sistematike e BE-së, siguria e qytetarëve tanë është në rrezik

LEXO EDHE:  Ligji për Teatrin/ PD “sulmon” kompaninë “Fusha Sh.p.k”

“Krenare që shohim Shqipërinë dhe të tjerët t’i bashkohen nismës së SHBA në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike,” shkruan Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

OSHEE publikon oraret/ Kjo zonë e Tiranës do të jetë nesër pa drita

Publikuar

-

Nga

OSHEE publikon oraret/ Kjo zonë e Tiranës do të jetë nesër pa drita

Disa zonja të Tiranës ditën e nesërme do të jenë pa drita për një orar të kufizuar.

Kjo për shkak se Operatori i Sistemit të Transmetimit po kryen punime për instalimin e sistemit të matjes në kabinën 20 kV “Ibrahim Plaku”, që furnizohet nga Fiderit E1 (20kV) i nënstacionit Farkë.



Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-12:00 dhe pa energji do të mbeten bizneset private që furnizohen nga kjo kabinë pranë rrethrrotullimit të TEG Farkë.

LEXO EDHE:  “Turqia larg vlerave europiane”/ Kërkohet ndërpreja e negociatave me BE-në

LEXO EDHE:  Kina një rivale sistematike e BE-së, siguria e qytetarëve tanë është në rrezik

OSHEE njofton se pjesa tjetër e konsumatorëve do furnizohet në unazë nga fideri 20 kV 323 Selitë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE