LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Kodin Penal/ Manjani: Të gjithë ngjajmë si të pandehur

29 Shtator 2019, 09:40, Politikë CNA
Ndryshimet në Kodin Penal/ Manjani: Të gjithë ngjajmë si

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar ndryshimet e fundit të Kodit Penal.
Sipas Manjanit, gjithnjë e më shumë forcohet bindja që shoqëria ka nevojë për një Kod të ri Penal.
Manjani shprehet se thirrja revolucionare e politikës “burg, burg, burg” gjendet e gdhendur mirë në Kodin Penal.
?Kjo thirrje e vendosur edhe në konktekstin e ligjit llastik procedural, sipas të cilit njeriu futet në burg dhe pastaj kërkohet për prova, nuk dallon aspak nga rregjimet diktatoriale.
Herët a vonë duhet ta kuptojmë se burgu është një mjet ekstrem izolimi për ata persona mendërisht të shëndetshëm dhe që cënojnë jetën e sigurinë publike.
Të pashëndetshmit mendorë izolohen në spitale psiqiatrie?, shkruan mes të tjerash Manjani.
Postimi i plotë:

Të gjithë ngjajmë si të pandehur.

I hodha një sy ndryshimeve më të fundit të Kodit Penal. Gjithnjë e më shumë më forcohet bindja që shoqëria ka nevojë për një Kod të ri Penal.
Krejt ndryshe nga ky i sotmi, përfshi edhe ndryshimet e fundit.
Në tërësinë e tij, Kodi Penal është një mjet i ndërtuar nga mendësi bolshevike, me pak spruco perëndimi, por në thelb synohet vënia nën zap e njeriut nga shteti.
Me pak fjalë, individi apo edhe grupi janë të ekspozuar ndaj denimit penal me burg për shumë aktivitete, për të cilat mund të ketë forma të tjera dënimi.
Thirrja revolucionare e politikës “burg, burg, burg” gjendet e gdhendur mirë në Kodin Penal. Kjo thirrje e vendosur edhe në konktekstin e ligjit llastik procedural, sipas të cilit njeriu futet në burg dhe pastaj kërkohet për prova, nuk dallon aspak nga rregjimet diktatoriale.
Herët a vonë duhet ta kuptojmë se burgu është një mjet ekstrem izolimi për ata persona mendërisht të shëndetshëm dhe që cënojnë jetën e sigurinë publike.
Të pashëndetshmit mendorë izolohen në spitale psiqiatrie.
Të tjerët nuk ka asnjë kuptim ti izolosh nëpër burgje. Duhen përdorur forma e lloje të tjera dënimesh që janë shumë më efektive dhe të dhimbshme se burgu. Fjala vjen sekuestrimi i pasurisë, ndalimi i kryerjes së detyrave publike, gjobat apo vendosja e detyrimeve ndëshkuese janë më efektive.
Një evazionist fiskal vuan më shumë ti marrësh paratë sesa ta izolosh në burg. Një nënpunës publik vuna më shumë ndalimin e ushtrimit të deryrave publike dhe zhdëmtimin financiar të dëmit sesa burgun.
Ideja e burgut duhet të mbetet për ata që cënojnë jetën e shëndetin e të tjerëve, trafikantëve që nuk ndalen me mjete të tjera, si dhe përsëritësit.
Jam i bindur se shumica nuk pajtohet me këtë llogjikë sepse është keqedukuar me “burg, burg,burgun”. Por jam po kaq i bindur se ky është një gabim fatal!
Perëndimi po lëviz me shpejtësi drejt standartit “burgu është mjeti i fundit i mdëshkimit”. Kjo është llogjikë e pastër, jo emocion revolucionarësh.
Ndaj kam qenë dhe gjithnjë e më shumë bindem se legjislacioni penal yni duhet përmbysur i gjithi, për të ndërtuar një legjislacion të ri, modern që mbi të gjitha nuk krimalizon shoqërinë për çdo gjë dhe sipas qejfit të revolicionarëve të radhës që qeverisin.
Shoqëria që mësohet nga politika se çdo gjë e tjetrit është krim, është e gjitha e pandehur. Mirëpo një shoqëri e tillë nuk është më demokratike, por e sunduar.
Ndryshimi duhet të jetë edhe më i madh sesa thuhet e artikulohet…

Lajmet e fundit nga