LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murrizi dhe Gjiknuri në Austri për zgjedhjet/ Nuk ka më kuptim të rri “zemruar” me Damianin

29 Shtator 2019, 08:48, Politikë CNA
Murrizi dhe Gjiknuri në Austri për zgjedhjet/ Nuk ka më kuptim

Këtë të dielë Austria po voton për të zgjedhur parlamentin e ri.
Porcesi i votimit po vëzhgohet edhe nga deputetë shqiptarë dhe anëtarët e KQZ-së.
Në Austri ndodhen bashkë-kryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri, deputeti i opozitës Myslim Murrizi dhe katër anëtarët e KQZ-së.
Murrizi ka publikuar një foto krah Gjiknurit si dhe modelin e fletës së votimit në Austri, ndërsa ka edhe një mesazh për politikën për sistemin e ri që duhet të miratohet.
“Dy ditë në Vjenë me Damianin dhe 4 anëtarë të KQZ. Meqënëse Basha u pajtua me PS sepse Rama iku (në Amerikë)dhe solli Ivin në komisionin e reformës zgjedhore, edhe unë thashë që nuk ka më kuptim të rri ?zemruar? as me Damianin e as me ? ambasadorin? e Bashës në komision. Ky është modeli i fletës së votimit që rreth 6 milionë qytetarë austriakë do të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Une dhe 38 deputetë të opozitës kemi 5 muaj që kemi firmosur për ndryshimin e sistemit tonë bastard zgjedhor, ku deputetet i emëron kryetari e nuk i zgjedh qytetari, por pas dy ditësh takime këtu në Vienë, edhe Damiani e kuptoi që listat e hapura me votë preferenciale janë shumë e shumë herë më të mira se listat me ?Pagesë? të kryetareve. Unë Damiani por dhe ky përfaqesuesi i PD nuk besojmë që austriakët janë me pak vend demokratik se ne!!!!

Pas kësaj besoj që do biem rehat të gjithë se në parlament do shkojnë vetëm ata që votohen nga qytetarët shqiptare, e jo vemje të kryetarëve të partive. Pas ndryshimit të sistemit zgjedhor nuk ka më ? faktorë? politik me ?silikon?. E di që do mërziten disa spiune të sigurimit me pseudonime qefulli, lavreku, korani, që drejtojnë emisione televizive, sepse nuk do jenë me jo deputet por as kryepleq, klloun të pështirë që na i paraqesin si mender faktorë, po kujt i plasi ????” , shkruan Murrizi./CNA.al

Lajmet e fundit nga