LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jemin Gjana paralajmëron Bashën: S’ka zgjedhje të parakohshme

29 Shtator 2019, 20:34, Politikë CNA
Jemin Gjana paralajmëron Bashën: S’ka zgjedhje të

Kreu demokrat, Lulzim Basha mblodhi sot në orën 11:00, Kryesinë dhe ish Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, ku dha edhe porositë për aksionin opozitar të ditëve në vijim.

Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, Basha i ka kërkuar Kryesisë dhe ish deputetëve të Grupit parlamentar që të dalin në bazë për tu përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë.

Por këtu ka hasur ?mosdakortësinë? e kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, i cili e ka paralajmëruar liderin demokrat se është e vëshirë të shkohet në zgjedhje të parakohëshme.

?Kryetar, unë shoh që situata e zgjedhjeve mund të shkojë dhe në 2021?, mësohet të jetë shprehur Gjana gjatë diskutimeve në selinë e PD-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga