Connect with Us

“Deri në 18 tetor s’ka protesta në sheshe”/ Çupi: Po punojmë për çeljen e negociatave

Politikë

“Deri në 18 tetor s’ka protesta në sheshe”/ Çupi: Po punojmë për çeljen e negociatave

Publikuar

-

“Deri me 18 tetor opozita nuk do të dalë në protesta.” Kështu u shpreh ish deputetja e PD Dhurata Çupi e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora.

Sipas  Çupit, kjo vjen për shkak të përgjegjshmërisë për hapjen e negociatave, ndërsa shtoi se gjatë kësaj kohe opozita nuk do të dalë në shesh, por format e protestës do të jenë vetëm kontaktet me qytetarët.

Protesta është një nga alternativat e PD. Ne deri në 18 tetor për shkak të përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë ne nuk do të mbushim sheshet me protesta, por format e protestës do të jenë në kontakte me qytetarët. Ne do të presim një PO nga të gjitha vendet e BE për të hapur negociatat.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në Vlorë?/ Rama ndryshon strategji

Kemi 6 vite që shkojnë dëm vendit tonë nga një qeveri e papërgjegjshme dhe ne do të bëjmë çmos do të lobojmë fort për të marrë një PO për hapjen e negociatave. Protestat do të jenë një nga format e artikulimit të PD, po bëhet platforma e detajuar e PD”, thekoi Çupi më tej./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga vjedhja e floririt tek 15 vilat/ Frrok Çupi ja numëron një për një Metës

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion.

“Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë.

Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve”, tha Çupi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frrok Çupi ia thotë në sy këshilltarit të Metës/ “Je hajdut, ke qenë në burg!”

Publikuar

-

Nga

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishajt dhe analistit Frrok Çupi.

Dervishaj u vu në mbrojtje të Metës dhe i kërkoi avokatit Spartak Ngjela të mos e ofendojë, por në këtë moment ka ndërhyrë Çupi.

Analisti ngriti akuza të forta ndaj këshilltarit të Presidentit, për të cilin tha në emisionin “Open” se ka qenë në burg për vjedhje.

Çupi: Po ti je servil i Metës. Je akuzuar se ke vjedhur. Ke qenë edhe në burg, e vjen e këtu.

LEXO EDHE:  Partitë opozitare thirrje Llallës/ Të nisin menjëherë hetimet për Tahirin

LEXO EDHE:  Zbulohet data dhe ora kur do firmoset marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë

Dervishaj: Nuk ju lejoj të fyeni Presidentin, të paktën kini respekt për institucionin.

Çupi: Nuk debaton me ne. Të mori Meta dhe të futi në zyrë, ta them unë, Meta ka këshilltarët më të këqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Ngjelës/ “Meta ka prona të pajusfikuara, po përpiqet të shpëtojë veten”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit po del me 2 mars vetëm për të shpëtuar veten.

Sipas Ngjelës Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe ka prona të pajustifikuara.

“Do tregoj 3 pika që me 2 mars nuk do të ndodhë asgjë. Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe nuk e tremb dot Ëashingtonin dhe Berlinin me këto deklarata dhe qëndrime.

Meta ka prona të justifikuara. Ai nuk mund të dalë sikur po shpëton veten kur don që të rregullojë interesat e veta. Ai ka frikë dhe kërkon të mbrohet të rregullojë vetën dhe pronat e tij.

LEXO EDHE:  Dialogu Kosovë-Serbi/ Opozita sulmon ashpër presidentin Thaçi

LEXO EDHE:  Zbulohet data dhe ora kur do firmoset marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë

Reforma në drejtësi që po bëhet me RR të madhe do ti penalizojë të 4 liderat. SPAK-u do ti marrë nën hetim. Në 2021 këta të 4 nuk do të jenë. Rama, Meta, Berisha dhe Basha nuk do të konkurojnë në 2021”, tha Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE