LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokohet skafi i dytë me narkotikë në kufirin greko-turk

29 Shtator 2019, 20:31, Kosova & Bota CNA
Bllokohet skafi i dytë me narkotikë në kufirin greko-turk

Roja bregdetare greke njoftoi se bllokoi mesditën e së dielës skafin e dytë që i shpëtoi operacionit tre ditë më parë në kufirin greko-turk. Sipas policisë greke një shqiptar u arrestua në bordin e skafit në një operacionin në det të hapur afër zonës së Mytilinit.

Duke ju referuar Rojes bregdetare greke, korespondenti i radios “Zeri i Amerikës” në qytetin e Gjirokastrës, ka raportuar se skafi i dytë dyshohet si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës në Itali, Greqi, Shqipëri dhe Turqi.

Të premten roja bregdetare greke dhe Misioni Frontex ndaluan një skaf në kufirin greko-turk nën dyshimet se ishte përfshirë në trafik narkotikësh ndërkohë që një skaf tjetër iu largua kërkimit policor. Sipas rojes bregdetare greke, tre shtetas shqiptarë u ndaluan në skafin e parë, ndërsa në bord nuk u gjet lëndë narkotike. Mediat greke njoftuan se skafet ishin nisur nga Shqipëria dhe u diktuan nga roja bregdetare turke për t`u bllokuar më pas në ujrat greke në harkun e pak ditëve. Gjatë operacionit për të ndaluar skafin e parë super të shpejtë ishte qëlluar nga roja bregdetare greke me armë zjarri në motorin e skafit.

Policia shqiptare përmes një deklarate tha të premten, kur u bllokua skafi i parë në kufirin greko-turk, se nuk kishte asnjë të dhënë se mjeti u nis nga Shqipëria. Sipas mediave qëndrore greke, trafikantët shqiptarë arritën të shkarkonin në brigjet turke sasi marijuane për ta këmbyer me sasi heroine të cilën roja bregdetare greke dyshon se trafikantët e hodhën në det përpara se të arrestoheshin. Sipas mediave greke të arrestuarit nuk kanë pranuar se merreshin me trafik narkotikësh.

Lajmet e fundit nga