Connect with Us

Reforma shkund drejtësinë/ 12 gjykata drejt shkrirjes, ekspertët e KiE zbarkojnë në Tiranë  

Vetingu

Reforma shkund drejtësinë/ 12 gjykata drejt shkrirjes, ekspertët e KiE zbarkojnë në Tiranë  

Publikuar

-

Reforma në drejtësi

Përveç largimit të gjyqtarëve të korruptuar, Reforma në Drejtësi  pritet të ulë edhe numrin e gjykatave në vend.

Nga parashikimet paraprake, është thënë se nga 37 gjykata në vend, 10 apo 12 prej tyre, do të shkrihen, ku përfshihet gjykata në Pukë, Kavajë, Burrel dhe Sarandë.-shkruan gazeta Sot.

Në një intervistë televizive, Ramin Gurbanov, presidenti i Komisionit Evropian për Efikasitetin në Drejtësi në Këshillin e Evropës, tregon për ndryshimet që do të bëhen në gjykatat në Shqipëri, ndërsa pikë kyçe, cilëson hartën e gjyqësorit dhe aksesin.

“Ne kemi hartuar dokumente dhe udhëzime mjaft të rëndësishme dhe njëra ka të bëjë me hartën e gjyqësorit dhe aksesin. Lidhen me disa kërkesa kryesore që kanë të bëjnë me aspektin gjeografik, me numrin e popullsisë dhe densitetin e qytetarëve në zona të caktuara, dhe përveç kësaj, ka edhe aspekte të rëndësishme që duhen marrë parasysh nga qeveri, që lidhen për shembull me transportin dhe aksesin”, deklaroi presidenti i CEPEJ.

Ideja për shkrirjen e disa gjykatave në vend, ka ardhur për shkak se, gjykatat që do të shpallen jo funksionale, numri i çështjeve në shqyrtim, është i vogël.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Gurbanov tregoi me detaje sesi do të funksionojnë gjykatat që do të shkrihen, ndërsa deklaroi hapur një avantazh të këtij ndryshimi.

“Në vendet lindore të Evropës ka patur raste ku gjykatat janë shkrirë, por ajo që ne bëjmë pra speezh, është se mbajmë ndërtesat ekzistuese të gjykatave, por ndryshon menaxhimi, ato kanë një menaxhim të vetëm të disa ndërtesave. Aty ku kuptohet se një gjyqtar apo gjyqtare e caktuar nuk ka shumë çështje. Çështja nuk lidhet me një juridiksion të caktuar, por me gjyqtarin”, shprehet Ramin Gurbanov.

Lidhur me ndryshimin në hartën gjyqësore, pritet që mbledhja për të shqyrtuar këtë temë, do të zhvillohet në datën 1 tetor nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, të mbështetur dhe nga Komisioni Evropian për efikasitetin e drejtësisë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Vettingu me dorë të hekurt/ Arta Marku asnjë hetim për prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar

Publikuar

-

Nga

Më shumë se 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë rënë në procesin e Vettingut, kryesisht për shkak të mos justifikimit të pasurisë, por edhe se kanë rezultuar me probleme në dy kriteret e tjera.

Që do të thotë kanë qenë të lidhur me krimin si dhe kanë dështuar në aspektin profesional.

Të paktën nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 gusht 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka dhënë 189 vendime.

68 vendime janë për shkarkimin nga detyra të 40 gjyqtarëve, 26 prokurorëve dhe 2 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë.

Por nëse shkojmë më tej që me nisjen e Vettingun dhe deri në ditët  e sotme numri i të shkarkuarve është më i madh.

Pas shkarkimit, disa prej tyre u janë sulur zyrave të avokatisë, meqë organet hetuese heshtin.

Përvec rastit të hetimit të ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, nga Prokuroria, nuk ka pasur asnjë reagim.

Prokuroria e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, ajo që u shqetësua për Shullazin dhe shkaktoi përplasje tek Krimet e Rënda, ka heshtur për të shkarkuarit nga Vettingu.

Me heshtjen e saj dhe mos rekomandimin e hetimeve tek Krimet e Rënda, ajo ka mbuluar korrupsionin që gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar kanë zhvilluar në dyert e drejtësisë.

Qindra miliona euro pasuri e dyshimtë, e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, normalisht duhej të kishte shkuar drejt konfiskimit dhe pronarët të përgjigjeshin para drejtësisë.

LEXO EDHE:  Në vend të kujtesës për ambasadorin LU/Nga Elvi FUNDO

E gjithë kjo katrahurë nuk mund të përfundojë vetëm me shkarkimin e tyre.

Por, Arta Markun nuk e ka shqetësuar, krimi dhe korrupsioni i prodhuar nga gjyqtarët dhe prokurorët, kolegë të saj, të cilët pritet të hetohen nga SPAK-u.

Mes emrave që kanë rënë në procesin e Vettingut janë njerëz të rëndësishëm të drejtësisë.

Përmendim këtu ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori,  anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Krimeve të Rënda./CNA.al

Fshehu të dhëna mbi pasurinë/ Vettingu i “pret kokën” kryegjyqtarit

Nga pasuria e dyshimtë tek lidhja me krimin/ Shkarkohen 40 gjyqtarë dhe 26 prokurorë

Pasuria “fundos” gjyqtaren/ KPK e shkarkon nga detyra

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda përballë vettingut/ KPK jep vendimin

Gjyqtarja e Apelit Korçë në sitën e vettingut/ KPK jep vendimin

Besnik Muçi në “rrjetën” e vettingut/ Zbulohet emri i biznesmenit që po “fundos” gjyqtarin

Deklarim i rremë e konflikt interesi/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit

Nuk i shpëton Vettingut/ Ervin Metalla shkarkohet nga detyra

U përball me Vettingun/ KPK jep vendimin për prokuroren e Krimeve të Rënda

Gjyqtari milioner ngec në “rrjetë”/ KPA e shkarkon nga detyra

Pasuria “fundos” gjyqtaren e Krimeve të Rënda/ KPK e shkarkon nga detyra

Deklarim i rremë e konflikt interesi/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kush e dh*jeu Kushtetutën?

Publikuar

-

Nga

Sot lajmi i ri është që Arta Marku po ankimon proçedurat e vlerësimit me pikë nga KLP, të cilat e rreshtuan zonjën Marku si të dytën.

Pavarësisht sondazhit të organizuar nga vetë Marku, perceptimi publik për zonjën reflektohet në statistikat e vetë prokurorisë, të cilat dëshmojnë ulje të besimit të publikut ndaj organit të prokurorisë.

Nuk dihet se sa ka shpenzuar zonja Marku për sistemin elektronik, për pagesat e sondazhit e të tjera si këto, si dhe nëse për atë sondazh janë përdorur ose jo burime të institucionit të prokurorisë. Por kjo është një lëndë tjetër.

Sot na duhet të analizojmë produktet qesharake që ka prodhuar deri tani Reforma në Drejtësi. Dhe dispozita e Reformës sot prodhuan një prokurore në detyre, që deklaron se posti që ajo mban (paguhet me nje page mbi 300.000 lekë në muaj) dhe për të cilin ajo po kandidon e po ankohet pse nuk po e fiton, për të është një post simbolik!

Ankimim më qesharak se ky nuk mund të ketë, por ankimimi i zonjës Marku nuk është i vetmi.

Prej disa ditesh Kuvendi, KED, presidenti, subjekte politike, tifoze politike dhe ndonjë avokat penalist që është njëkohësisht gjysëm zyrtar shteti, janë përfshirë në një komunikim të gjatë ankesash e ankimimesh deri edhe kallëzime penale. Gjithçka për proçese të cilat në nisje synonin rritjen e besimit te publikut dhe sot kanë përfunduar si burim humori kombëtar për shqiptarët e thjeshtë.

KED u arrit të behej funksionale vetëm në raundin e tretë pasi dispozitat kushtetuese të shkruara jashtëzakonisht keq, i dhanë të drejtë të gjitheve në interpretimin që secili e bëri sipas qejfit të vet.

Në raundin e tretë si kryetar i KED, doli Adrian Dvorani. Por ky u duk si preludi i një sipari të gjatë zvarritjesh dhe spërdredhjeje me dispozitat e Kushtetutës.

Megjithëse KED miraton dhe nxjerr vendimet në grup për katër vakanca në Gjykatën Kushtetuese, shkresat dalin me një hapësirë të pashpjegueshme prej 7 ditësh. Njëra në drejtim të Presidencës, e tjetra në drejtim të Kuvendit.

Afatet kushtetuese në ato proçedura mos i hapni ti lexoni fare më mire, sepse ato afate kanë 3 vjet që janë ezauruar. Kushtetutë si kjo, nuk ka parë asnjë vend europian, ndaj mbase mrekullohen përfaqësuesit jo shqipfolës të trupit diplomatik dhe misioneve të asistencës. Andej nga vinë ata Kushtetuta qenka shenjtëruar kot!

Kushtetuta flet sistematikisht për tre kandidatura si numër minimal, midis të cilave duhen zgjedhur personat që emërohen në organet e drejtësise nga organet e emërtesës. Në këtë rast bëhej fjalë për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë llogjikë, KED nuk përcjell për perzgjedhje lista të cilat kanë rezultuar me numër më të vogël sesa tre, siç bëri me ILD. Ato proçedura u rihapen sepse lista nuk arriti të kishte tre emra.

Por mbase llogjika e KED e intepreton ndryshe dhe sipas rastit shprehjen “tre kandidatura”.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Ngjela: Ministra e drejtorë po mendojnë si të fshehin paratë, ja ç’do sjellë revolta e Bashës e Monikës

Por si degradoi gjithë korpusi i dispozitave kushtetuese???

Presidentit i shkuan dy lista me nga katër emra. Tek të gjitha lista e para rezultonte Arta Vorpsi e cila paralelisht filloi të pompohej në shtypin që dihet se si fryhet, si më profesionistja e juristëve vendas.

Të gjitha listat ishin pothuajse identike dhe me logjiken që në realitet përzgjedhja të bëhej në sinkron nga të dy institucionet, ndërkombëtarët bënë thirrje për sinkronizim të vendimmarrjes (!!!!)

Po dispozitat për sinkronizimin ku ishin? Se ato zhbllokuese i pamë se sa nuk funksionuan, sa here që diçka bllokohej dhe i hapej rruga novatorizmit të radhës!

Me logjiken e Kushtetutës, përzgjedhja e një emri nga njëri prej institucioneve, reduktonte automatikisht numrin prej 3 kandidaturash në të gjitha listat e tjera. KED kishte marrë masa që kjo mos i ndodhte listave të presidentit. Sepse ato lista (te dyja listat) kishin katër emra të rreshtuar dhe jo tre.

Duke i paraprirë intepretimit të pritshëm të Kuvendit, me sa duket talentet juridike të Rilindjes e kishin gjetur zgjidhjen duke besuar se do mashtronin KUSHTETUTËN.

Në fund Kuvendi e lexoi dhe e zbatoi Kushtetutën duke thënë që s’ka nevojë për tre emra se dhe një është boll për një karrike, dhe Presidenti i cili mori dorë nga intepretimi i Kuvendit tha: “listat e mia ishin me katër, mua me kanë mbetur dy kandidatura. Jam më mirë se Kuvendi!”. I kënaqur që nëse e paska shkelur Kushtetutën, në këtë rast e kishte shkelur më pak sesa Kuvendi!!!!

Ndërkombetarët prisnin te paradhomat e tyre me deklaratat gati. “U bënë 5 gjyqtarë” dhe shpallen fitore. Deri në piken që pranuan një betim të bërë te kuzhina e shtëpisë së talentit të jurisprudencës dhe konstitucionalizmit.

Po Kushtetuta???

A thotë gjë Kushtetuta se si bëhet shpallja fitues të emrit të parë të listës, kur organi i emërtesës nuk ushtron të drejtën e përzgjedhjes?

Kush u kujdes ta shkruajë kaq keq Kushtetutën?? Dhe kush po shkujdeset ta grisë sa herë i del përpara një dispozitë që nuk përdoret dot sipas qejfit?

Çfarë teksti kushtetues lexojnë ndërkombëtarët kur thërrasin rroftë Kushtetuta e shqiptarëve?

Apo si ka thënë Rama: “ndërkombëtaret gati janë, se Shqipëri hesapi”. (Kujtohuni pak! Atëherë debati ishte për 30 Qershorin dhe Rama po mbronte Kushtetutën.)

Po kësaj rradhe pse të gjithë varen Kushtetutën tek gozhda e ngulur në murin e halesë? Dhe një e nga një i përdoren fletët si letër tualeti! Të gjithë në garë, (ndërkombëtarët përfshirë), si KÇK por kësaj rradhe në lojë nuk ishte Kodi Penal, por Kushtetuta.

Tani Kushtetutës i ka mbetur veç kapaku. Atë ngaqë është pak e trashë nuk e përdor njeri ndaj do e ruajnë për formulat e betimit. Me dorën mbi Kushtetutë do betohen të gjithë pas kësaj.

Të gjithë pasi e dh*enë. Edhe Rama që për hir të së vërtetës ishte i vetmi që kësaj rradhe nuk ja dh”jeu fare Kushtetutës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pushoi hetimet për Ramën/ A do t’i shpëtojë Vettingut, prokurori Alket Mersini?

Publikuar

-

Nga

Prokurori Alket Mersini, i cili  ushtron detyrën pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë në Tiranë, që nga janari i viti 2019 iu është nënshtruar hetimeve nga Komisioni i Vettingut.

Karrierën e tij Mersini e ka nisur nga Elbasani, për të vijuar më tej në Durrës dhe Korçë, për të përfunduar në Tiranë.

Mersini do të mbahet mend si prokurori që amnistoi kryeministrin Edi Rama nga hetimet.

Kujtojmë se në Tetor të vitit 2018, Prokuroria e Tiranës, nëpërmjet prokurorit Mersini, vendosi që të mos nisë procedim penal ndaj kryeministrit Edi Rama pas padisë së depozituar nga dy drejtuesit e grupit parlamentar të PD-së dhe të LSI-së, në atë kohë, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili më 11 korrik, të viti 2018.

Kallëzimi kishte të bënte me rastin Babalja 1, përkatësisht me audiopërgjimin e shtetasit Albert Veliu dhe Agron Xhafaj, pasi kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se e kishte kryer analizën e këtij audio përgjimi në laboratorët më serioz të botës dhe sipas tij i gjithi ishte një manipulim.

Por, sipas prokurorit Alket Mersini, fakti i pretenduar nga opozita tashmë joparlamentare nuk përbën vepër penale.

Në fakt edhe sot, audio-përgjimi në fjalë konsiderohet  i manipuluar, ndaj personat që e publikuan dhe e servirën janë të pandehur në një proces gjyqësorë.

Deri në përfundimin e procesit gjyqësor nuk mund të paragjykojmë,  duke anashkaluar Vettingun pë prokurorin Mersini.

Sa i përket pasurisë, prokurori Alket Mersini, mund të konsiderohet pjesë e lagjeve VIP të Tiranës,  dhe referuar lidhjeve familjare, bashkëshortja e tij Mirela Mersini, është pjesë e fakultetit ekonomik të Tiranës, për të vijuar më tej në Elbasan, por edhe pjesë e një Universiteti privat.

Në vitin 2003, prokurori Mersini deklaron një apartament 1 plus 1 ndërtuar para vitit 1990, përfituar nga privatizimi, një autoveturë Mercedez Benz, prodhimi i vitit 1987, blerë me kursimet në shumën 2 000 000 lekë, depozitë bankare në emër të bashkëshortes Mirela Mersini në shumën 6 milion lekë të reja si dhe gjendje cash në shtëpi në shumën 2.5 milion lekë të reja.

Në vitin 2004 deklaron një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 120 m2, 2 plus 1, në ndërtim e sipër me vlerë 3 300 000 lekë. Në këtë pjesë të deklarimit ai përmend dhe një shifër prej 10 000 dollarë dhe të vëllain, por nuk kuptohet se  çfarë ka shkruar. Po në të njëjtin vit ai ka blerë dhe një autoveturë Benz Mercedez me vlerë 250 000 lekë.

Katër vite më vonë, në 2008, prokurori ka blerë një autoveturë tip Opel, me vlerë 500 000 lekë.

Duke qenë se jemi ndalur tek pasuritë e tundshme dhe të patundshme që prokurori ka blerë ndër vite, shkojmë në vitin 2011, ku pas shitjes së shtëpsë në Elbasan me sipërfaqe 120 m2, me vlerë 12 500 000 lekë, ka lidhur një kontratë për ndërtimin e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 110.2 m2, me vlerë 58 406 euro.

Pas katër vitesh në 2015-ën, ai ka blerë një automjet Benz Mercedez 220, E Class me vlerë 3 000 euro, ndërsa ka shitur automjetin tip Opel Corsa në shumën 1 500 000 euro dhe i ka dhënë  borxh motrës shuma 10 000 euro.

Një tjetër pasuri e ka shtuar në vitin 2018, kur bashkëshortja e tij, Mirela Mersini ka blerë një autoveturë Benz Mercedez me vlerë 5 000 euro.

Këto lëvizje pasuri, shtime kursimesh, investime në bono thesari i ka bërë vetëm me të ardhurat nga paga.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Alket Mersini.

Viti 2003

Ap 1 plus 1 ndërtuar para vitit 1990, përfituar nga privatizimi.

Autoveturë Merceden Benz, prodhimi i vitit 1987, blerë me kursimet në shumën 2 000 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortes Mirela Mersini në shumën 6 milion lekë të reja.

Gjendje cash në shtëpi në shumën 2.5 milion lekë të reja në shtëpi.

Paga si prokuror në Elbasan në shumën 0,82 milion lekë.

Paga e bashkëshortes nga Prefektura e Elbasanit, në shumën 0,45 milion lekë.

Paga e bashkëshortes nga Universiteti në Elbasan në shumën 0.09 milion lekë.

Viti 2004

Ap banimi me sip 120 m2, 2 plus 1, në ndërtim e sipër. 10 000 dollarë (nuk kuptohet saktë), nga vëllai për heqjen dorë nga pronësia. Vlera është 3 300 000 lekë.

Autoveturë Benz Mercedez me vlerë 250 000 lekë. Blerë pas shitjes së makinës së mëparshme.

Pakësim i gjendjes cash për blerjen e shtëpisë në shumën 2 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 894 525 lekë.

Shpërblim në shumën 56 129 lekë.

Paga e bashkëshortes nga Prefektura e Elbasanit, në shumën 520 000 lekë.

Paga e bashkëshortes nga Universiteti në Elbasan në shumën 100 000 lekë.

Shpërblim në shumën 100 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhurat nga paga dhe shpërblimi në shumën 920 660 dhe 44 070 lekë.

Të ardhurat vjetore në shumën 964 730 lekë.

Kredi bankare me vlerë 5 000 euro. Shuma e pashlyer është 3 800 euro.

Viti 2006

Shitje makine tip Benz 250, me vlerë 500 000 lekë.

Të ardhura të përfituara nga kursimet e pagave në shumën 500 000 lekë.

Paga si zv prokuror rrethi në Prokurorinë e Durrësit, në shumën 989 112 lekë.

Paga e bashkëshortes në Universitetin e Tiranës, fakulteti ekonomik, në shumën 600 000 lekë.

Kredi bankare me vlerë 5 000 euro. Shuma e pashlyer është 2 410 euro.

Viti 2007

Të ardhura të mbledhura si rezultat i pagave në shtëpi, në shumën 600 000 lekë.

Paga si zv prokuror rrethi në Prokurorinë e Durrësit, në shumën 1 104 311 lekë.

Paga e bashkëshortes në Universitetin e Tiranës, fakulteti ekonomik, në shumën 744 000 lekë.

Paga e bashkëshortes në Universitetin e Durrësit, si pedagoge e jashtme në shumën 90 000 lekë.

Kredi bankare me vlerë 5 000 euro. Shuma e pashlyer është 1 200 euro.

Viti 2008

Të ardhura të mbledhura si rezultat i pagave në shtëpi, në shumën 600 000 lekë.

Autoveturë tip Opel, blerë nga subjekti deklarues në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 981 732 lekë.

Shpërblim në shumën 75 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 924 000 lekë.

Shpërblime për punën jashtë orarit në shumën 73 100 lekë.

Kredi bankare në shumën 255 000, me të cilën është shlyer kredia e parë.

LEXO EDHE:  Propozimi i ri për Reformën në Drejtësi/Ja çfarë kompromisi ofruan ambasadorët

Viti 2009

Kursime nga pagat, në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 901 000 lekë.

Shpërblim në shumën 9 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 067 167 lekë.

Kredi bankare në shumën 255 000. Shuma e pashlyer është 50 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 2 100 000 lekë.

Viti 2010

Kursime nga pagat, në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 1 006 489 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 409 138 lekë.

Kredi në shumën 1 000 000 lekë.

Bashkëshortja ka tërhequr shumën 2 100 000 lekë për prenotimin e një ap.

Viti 2011

Kursime nga pagat, në shumën 700 000 lekë.

Shitur shtëpia në Elbasan me sip 120 m2, me vlerë 12 500 000 lekë.

Kontratë për ndërtimin e një ap, në Tiranë me sip 110.2 m2, me vlerë 58 406 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 969 502  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 228 918 lekë.

Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Është shlyer.

Bashkëshortja, depozituar në bono thesari shumën 4 700 000 lekë.

Bashkëshortja ka tërhequr interesat e llogarisë së mësipërme, në shumën 327 004 lekë.

Viti 2012

Shtuar pasuria si rezultat i kursimeve në shumën 1 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 290 778 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 714 682 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pdagoge tek ekonomiku në Tiranë në shumën 1 562 737 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge e jashtme në universitetin privat Beder dhe ne universitetin e Elbasanit, në shumën 210 000 lekë.

Viti 2013

Shtuar pasuria si rezultat i kursimeve në shumën 800 000 lekë.

Shtuar pasuria si rezultat i kursimeve të bashkëshortes në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 072 629 lekë.

Orë suplementare, të shtuna e të diela të paguar gjatë punës së bashkëshortes, Mirela Mersini si pedagoge ne fakultetin ekonomik, Tiranë, në shumën 850 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pdagoge tek ekonomiku në Tiranë në shumën 821 643 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge e jashtme në universitetin e Elbasanit, në shumën 230 000 lekë.

Shlyerje overdrafti në shumën 60 000 lekë, ndërsa e pashlyer është 140 000 lekë.

Viti 2014

Shtuar pasuria si rezultat i kursimeve në shumën 1 800 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 608 994  lekë.

Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë, Korcë, në shumën 1 017 867 lekë.

Orë suplementare, të shtuna e të diela të paguar gjatë punës së bashkëshortes, Mirela Mersini si pedagoge ne fakultetin ekonomik, Tiranë, në shumën 1 417 611.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pdagoge e jashme tek Universiteti Beder në shumën 104 400 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pdagoge e jashme tek Universiteti i Elbasanit në shumën 103 866 lekë.

Dieta të bashkëshortes si pedagoge në fakultetin ekonomik të Tiranës, në shumën 44 000 lekë.

Shlyerje overdrafti në shumën 120 000 lekë, ndërsa e pashlyer është 40 000 lekë.

Ndryshuar depozita bankare në emër të Mirela Mersinit me vlerë 4 200 000 lekë.

Viti 2015

Blerje automjeti Benz Mercedez 220, E Class me vlerë 3 000 euro, dogana 1 000 euro.

Shitur automjetin tip Opel Corsa në shumën 1 500 000 euro.

Dhënë borxh motrës shuma 10 000 euro.

Kursime të mbledhura nga pagat në shumën 800 000 lekë.

Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë, Korcë, në shumën 1 550 924 97 lekë të reja.

Të ardhura për orët jashtë orarit si drejtues i Prokurorisë, Korcë, në shumën 75 000 lekë të reja.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge efektive e fakultetit ekonomik në Tiranë, në shumën 1 173 564 lekë të reja.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pdagoge e jashme tek Universiteti i Elbasanit në shumën 123 000 lekë të reja.

Të ardhurat e bashkëshortes nga mësimdhënia në fakultetin Histori-Filologji, departamenti i gazetarisë në universitetin e Tiranës, në shumën 83 698 lekë të reja.

Shtuar në bonon e thesarit shuma 560 000 lekë të reja.

Viti 2016

Llogari e subjektit deklarues në shumën 428 95 lekë.

Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë, Korcë, në shumën 752 195 lekë të reja.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 586 344 lekë.

Llogari bankare të bashkëshortes në shumat 1 614 lekë dhe 321 33 lekë.

Bashkëshortja, interesa nga depozita bono thesari me vlerë 72 897 lekë.

Depozituar bono thesari në emër të Mirela Mersinit në shumën 1 500 000 lekë të reja.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge efektive e fakultetit ekonomik në Tiranë, në shumën 1 500 161 lekë të reja.

Të ardhurat e bashkëshortes nga mësimdhënia në Universitetin e Elbasanit, në shumën 140 000 lekë.

Viti 2017

Llogari e subjektit deklarues në shumën 2 943 55 lekë.

Kursime të mbledhura nga pagat në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 280 743 lekë.

Llogari bankare të bashkëshortes në shumën 32 707 87 lekë.

Bashkëshortja, interesa nga depozita bono thesari me vlerë 119 764  lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge efektive e fakultetit ekonomik në Tiranë, në shumën 1 380 422 lekë të reja.

Të ardhurat e bashkëshortes nga mësimdhënia në Universitetin e Elbasanit, në shumën 138 953 lekë.

Viti 2018

Kursime të mbledhura nga pagat në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 292 868 lekë.

Llogari page të bashkëshortes në shumat 4 205 lekë dhe 182 95 lekë.

Bashkëshortja, interesa nga depozita bono thesari me vlerë 89 104 lekë.

Autoveturë benz mercedez në emër të Mirela Mersinit me vlerë 5 000 euro.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge efektive e fakultetit ekonomik në Tiranë, në shumën 1 457 067 lekë të reja.

Të ardhurat e bashkëshortes nga mësimdhënia në Universitetin e Elbasanit, në shumën 129 880 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE