Connect with Us

Oriz në vend të kokainës/ Zbardhen të tjera detaje, zgjerohen hetimet mbi zyrtarët në portin e Durrësit

Kronika

Oriz në vend të kokainës/ Zbardhen të tjera detaje, zgjerohen hetimet mbi zyrtarët në portin e Durrësit

Publikuar

-

Zgjerohet hetimi lidhur me operacionin “Kuito” në kuadër të të cilit u sekuestruan 137 kg kokainë.

Gazetarja Klodiana Lala, tha se sipas burimeve të saj, në hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të portit të Durrësit, të cilët dyshohet se mund të kenë krijuar favorizime për hyrjen e personave të paautorizuar në ambjentet e portit. Po sipas të njëjtave burime, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike për hyrje daljet në port për të parë cdo lëvizje që do të hedhë dritë mbi dyshimet e ngritura.

Me sinjalizimin e DEA-s amerikane, autoritetet greke zbuluan në Portin e Pireut një sasi prej 137 kilogramë kokainë, që vinte nga Ekuadori me destinacion final Shqipërinë. Droga ishte fshehur në motorët e frigoriferëve në katër kontenierë me banane, të porositura nga një kompani shqiptare, e cila operon në treg nga viti 2011.

Pas zbulimit, autoritetet e vendit fqinj informuan policinë, dhe një grup hetimor udhëtoi me urgjencë për në Greqi. Në portin e Pireut, ku kontenierët kaluan tranzit, autoritetet vendosën ta zëvendësonin drogën me oriz. Brenda pakove u vendos GPS.

Kur ngarkesa mbërriti në Durrës, skuadra operacionale i mbajti nën vëzhgim kontenierët. Përgjatë katër ditëve fotografuan dhe filmuan lëvizjen e disa personave të dyshuar si pritësit e drogës.
Prokuroria zbuloi se personi kyç në linjën e trafikut ishte Gentian Malindi, pronari i një anije peshkimi, i skeduar më herët për trafik hashashi. Bashkëpunëtorë të tij ishin oficeri i sigurisë në port, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka.-raporton BW.

Gentian Malindi, pronar i anijes ‘Anyëay’, është shpallur në kërkim. Ndërsa dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë u arrestuan në qytetin e Durrësit. Altin Mislihaka, rezulton nga hetimet të jetë i punësuar nga Malindi, si ndihmës i tij në peshkim dhe për mirëmbajtjen e anijes. Oficeri i sigurisë së Portit, Bega, i cili rezulton të ketë përdorur dokumentin e tij për të hyrë e dalë nga Porti, ka pranuar para hetuesve se ka njohje me Malindin dhe ishte pikërisht ai që i kërkoi të hapte kontenierët për të nxjerrë prej andej një ngarkesë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr pranë “Elbasan Arena”/ Plagoset rëndë një 45-vjeçar

Publikuar

-

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë sipasojë e një sherri që ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Ardian Rista, 45-vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes, shtetasin Shpëtim Bajrami.

Blutë e qytetit të Elbasani po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i frikshëm në Fushë Krujë – Milot/ Përplasen tre automjete

Publikuar

-

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave me të cilën udhëtonte një prej makinave dhe një tentativë e gabuar për parakalim.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Itali/ Plumba shqiptarit në lokal

Publikuar

-

Një 40 vjeçar shqipar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Pioltello në provincën e Milanos, rreth orës 20.00 në një bar të kësaj qyteze.

40 vjeçaru mësohet se ka marrë plagë të rënda në gjoks, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë me minorenen në Durrës/ Policia nxjerr detaje të reja

Sipas mediave fqinje gjatë shkëmbimit të zjarriit, ka mbetur i plagosur dhe një person i dytë.

Autoritetet italiane po hetojnë lidhur mbi këtë ngjarje të rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE