Connect with Us

Mustafa Nano “kryqëzon” Ramën/ Fotoja me Trump-in, një lajm i rremë

Politikë

Mustafa Nano “kryqëzon” Ramën/ Fotoja me Trump-in, një lajm i rremë

Publikuar

-

Publicisti Mustafa Nano ka reaguar në lidhje me një foto të kryeministrit Edi Rama me presidentin e SHBA, Donald Trump, e cila në media u shit si një takim me tyre.

Në një oponion të tij, Nano shkruan se fotoja nuk do të thotë asgjë, dhe hedh dyshime se gjithcka ka qënë thjeshtë një foto dhe lajmi për një “takim mes tyre”, është i rremë.

“Një foto e tillë është pa asnjë domethënie, në fakt, s’ka gjë se është një dëshirë për t’u kuptuar për të pozuar me Trumpin. E kanë shumë kryeqeveritarë këtë dëshirë. Dhe Trumpi nuk ua prish. Sepse nuk i kushton asgjë. E shumta i duhet të bëjë një sforcim për të buzëqeshur. Dhe i duhet të harxhojë njëzet sekonda për një foto.

Thuhet edhe që paguhet për të bërë një foto me të. Kështu që nuk duhet ta përjashtojmë rastin që Rama të ketë paguar për atë foto. Herë të tjera kështu ka ndodhur.

Bashës, në foton e fundit që bëri me Trumpin, i është dashur të paguajë. Nuk është se paguhet Trumpi, të kuptohemi. Paguhen lobistët që e bëjnë të mundur këtë foto. Ata paguhen më shumë kur bëjnë të mundur takime. Por takim me Trumpin nuk ka patur.”-shkruan Nano.

Më tej, ai thekson se zhurma mbi një takim të Ramës me Trumpin është e rreme. Dhe burimi i kësaj zhurme është Rama vetë. Ai duhet të na i kishte kursyer këtë fakeneës. Fotografia është e vërtetë, ndërsa takimi është gënjeshtër.

“Por as fotografia nuk përbën lajm. Sepse të gjithë e dimë se si e për se bëhen fotografi të tilla. E prandaj, as atë fotografinë nuk ka pse të na i dërgojë si sukses të vizitës në OKB.

Është thjesht një fotografi. E cila do t’i vlejë Ramës për ta futur në një kornizë e për ta varur në shtëpi a në zyrë. Vlerë tjetër ajo fotografi nuk ka.”-shkruan Mustafa Nano.

Shkrimi i plotë:

Kryeministri Rama ndodhet në New York, dhe prej andej ka dërguar disa foto, mes të cilave bie në sy fotoja ku ai, tok me të shoqen, ka dalë me çiftin Trump.

Një foto e tillë është pa asnjë domethënie, në fakt, s’ka gjë se është një dëshirë për t’u kuptuar për të pozuar me Trumpin. E kanë shumë kryeqeveritarë këtë dëshirë. Dhe Trumpi nuk ua prish. Sepse nuk i kushton asgjë. E shumta i duhet të bëjë një sforcim për të buzëqeshur. Dhe i duhet të harxhojë njëzet sekonda për një foto.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Tahirit/ “Çfarë llumi, mllefi e terri”

Thuhet edhe që paguhet për të bërë një foto me të. Kështu që nuk duhet ta përjashtojmë rastin që Rama të ketë paguar për atë foto. Herë të tjera kështu ka ndodhur.

Bashës, në foton e fundit që bëri me Trumpin, i është dashur të paguajë. Nuk është se paguhet Trumpi, të kuptohemi. Paguhen lobistët që e bëjnë të mundur këtë foto. Ata paguhen më shumë kur bëjnë të mundur takime. Por takim me Trumpin nuk ka patur.

Rama e shiti foton si një takim të tijin me Trumpin, megjithatë. Madje, e përshkruajti këtë takim. “Patëm një bisedë të shkurtër, por të këndshme e të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera”, tha Rama. Po çfarë u bisedua në atë takim të shkurtër?

Rama nuk na dha detaje, por na tha sidoqoftë, se Trumpi i paska thënë, që Albania is doing pretty good. Po tjetër çfarë mund të jetë biseduar? Sepse në një bisedë të shkurtër duhet të jetë biseduar më shumë sesa kaq. Ndryshe, nuk i bie që të ketë qenë bisedë.

Përkundrazi, i bie të ketë qenë një njatjetim i thjeshtë. Nëse ne i themi njëri tjetrit në rrugë apo në një holl apo në një korridor “ç’kemi”, kjo nuk quhet bisedë. Kjo quhet njatjetim. Dhe është kjo që i ka ndodhur Ramës në New York. I ka thënë njatjeta Trumpit, teksa kanë qenë gati për të dalë në fotografi.

Dhe Trumpi ia ka kthyer. Njatjeta i ka thënë edhe ai. E ndërkohë, që fotografi mund të jetë vonuar ca sekonda, për të vrarë heshtjen, Trumpi mund t’i ketë thënë që Shqipëria po ecën mirë. Ka qenë një frazë mirësjelljeje. Kaq. Asgjë më shumë.

Prandaj, zhurma mbi një takim të Ramës me Trumpin është e rreme. Dhe burimi i kësaj zhurme është Rama vetë. Ai duhet të na i kishte kursyer këtë fakenews. Fotografia është e vërtetë, ndërsa takimi është gënjeshtër.

Por as fotografia nuk përbën lajm. Sepse të gjithë e dimë se si e për se bëhen fotografi të tilla. E prandaj, as atë fotografinë nuk ka pse të na i dërgojë si sukses të vizitës në OKB.

Është thjesht një fotografi. E cila do t’i vlejë Ramës për ta futur në një kornizë e për ta varur në shtëpi a në zyrë. Vlerë tjetër ajo fotografi nuk ka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mona mbledh bandën e LSI-së në Korçë/ Çfarë nuk u pa nga takimi i Kryemadhit në qytetin juglindor

Publikuar

-

Nga

Ditën i djeshme Monika Kryemadhi, kryetarja e komanduar, nga presindeti Ilir Meta, e LSI-së, zhvilloi një takim në kinemanë e Korçës.

Një takim në një sallë që merrnin pjesë rreth 200 veta, ku në fillim të rreshtave ishin disa të rinj dhe më tej në sallë shikoje përfaqësuesit më të korruptuar të politikës në Korçë, kudo të shpërndarë: ish-deputetë dhe banda e hajdutëve të LSI-së.

Filluar që me Ilir Metën, ata futën tentakulat e tyre të korrupsionit në amdinistratën shtetërore, nga viti 2009 deri në vitin 2013, duke u kthyer në një grup gjobaxhinjsh të pështirë, madje, për më tepër, shpesh herë janë kapur duke vjedhur dhe blerë vota. Janë hajdutërit që qëndruan në pushtet edhe në mandatin e parë të Rilindjes, që luftuan që Rilindja të vinte në vitin 2013 në krye të qeverisë, që ata të ruanin karriget e tyre në shumë institucione, përfshirë këtu edhe Bashkinë e Korçës, ku kishin një pjesë thelbësore dhe e morën me marrëveshjen që bënë me socialistët.

Ishin tek patentat, ishin tek rrugët, ishin në universitet, janë dhe pedagogë, janë tek tatimet, një pjesë e tyre ende nëpër detyra e funksione. Megjithëse dje fshiheshin të mos kapeshin nga aparatet fotografikë dhe kamerat, janë në administratën e Rilindjes, bëjnë sikur janë socialistë, por janë thjeshtë dhe vetëm banda e hajdutëve të LSI-së.

Këta mblodhi dje Monika dhe desh t’i shiste sikur ishin një pjesë LSI-stësh të rinj, a thua se në një qytet si Korça, me një kampus me rreth 6000 studentë, është e vështirë të gjesh 20 të rinj për rrjeshtat e parë dhe më pas mbledhin më hajdutët e 8 viteve të pushtetit me PD-në dhe Rilindjen e Ramës, t’i fshehësh nga pas dhe të mbushësh sallën me familjarët e tyre, me shpresën se do vish prap në pushtet, apo do bësh marrëveshje me Ramën për të vazhduar vjedhjen dhe për t’i nxjerrë sërish në skenë bandën, për t’i aktivizuar ata.

LEXO EDHE:  Studentët i “thyejnë turinjtë” Ramës/ “Ngelësat” i bën aleatë

LEXO EDHE:  Padia e Ramës ndaj Ristanit/ Mbyllet shqyrtimi gjyqësor, më 29 maj konkluzionet

Emrat janë të përveçëm, ata i di gjithë Korça. Ata janë në instistucione disa, shumë prej tyre janë larguar, por për 8 vite u majmën. Ashtu siç e theksuam më lart janë kapur duke vjedhur vota, në më shumë se një rast, por janë të lirë, shijojnë jetën e tyre, ato që vodhën dhe u grabitën qytetarëve korçarë.

Për këtë kanë festuar edhe dje, duke u mbledhur si një bandë hajdutësh dhe gjobaxhinjsh, në qendër të Korçës, për të festuar e për të na treguar se ata janë gjallë dhe tani po ndjekin nga pas Monën e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nder të njihem si vajza e Azemit”/ Hajdari jashtë kontureve të politikës: Çfarë më mungon nga SHBA

Publikuar

-

Nga

rudina hajdari interviste

Deputetja Rudina Hajdari, e cila është vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdarit është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale, e zhveshur nga politika.

Deputetja tregoi se ndonëse është larguar para shumë vitesh në Amerikë, gjithmonë ka dashur të ndjekë ëndrrën e babait dhe për këtë arsye është rikthyer në Shqipëri dhe ka zënë vend në politikë.

“Gjithmonë qëllimi im ka qenë të kthehem në Shqipëri dhe të ndjek hapat e tim eti, kjo ishte me rëndësi të madhe për mua. Mendoj se kam shumë për të dhënë në këtë drejtim dhe dua të kontribuoj në zhvillimin dhe në rrugën europiane të Shqipërisë, ndaj dhe nuk pendohem aspak”, tha deputetja në një intervistë për revistën “Class”.

Por pavarësisht rikthimit, duket se Hajdarit i mungon Amerika dhe qetësia që ajo ka pasur atje. Deputetja rrëfen se një ndër gjërat që e bezdis është futja e hundëve vend e pavend.

LEXO EDHE:  Berisha ironizon kryeministrin: Rama në Parlament si këlysh i rrahur

LEXO EDHE:  Berisha ironizon kryeministrin: Rama në Parlament si këlysh i rrahur

“Amerikanët kanë një shprehje që thonë ‘it’s none of your business”, që është një koncept që nuk përdoret apo zbatohet këtu”, tha deputetja, ndërsa theksoi se për të është nder ta identifikojnë si vajza e Azem Hajdarit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Amerika përbuz Bashën?/ Goxhaj: Nuk merr më ftesa nga SHBA

Publikuar

-

Nga

“Unë kam mësuar se Shqipëria do shumë të futet në BE, ose nuk do futet”. Kështu deklaroi avokati Altin Goxhaj, teksa po fliste për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas tij, “po u futëm në BE, do futemi se nuk do ekzistojë Shqipëria, ose s’do ekzistojë BE-ja”

“Ajo politikë që bëhet në BE, nuk do sjellë asnjë avantazh për Shqipërinë. ne do bëhemi si lypsarë se këtu nuk ka çfarë konkuron. Unë jam për politikë profesioniste, që do të thotë që të krijohen slogane dhe qumështi serb mos të vijë në Shqipëri, por të përdoret qumështi shqiptar. BE është një gënjeshtër e madhe, shqiptarët nuk duan të hyjnë në BE, duan vetëm të punojnë në vendet europiane”, u shpreh avokati në studion e Fax News.

Më tej ai theksoi se në vitin 2020 do ketë parti të reja dhe do ketë një rigjenerim nga poshtë lart, pasi pretendon se kjo klasë politike është antiamerikane. Ai zbuloi se Basha e ka shkëputur Partinë Demokratike totalisht nga Amerika dhe nuk merr më ftesa nga SHBA.

LEXO EDHE:  Rama i jep lule/ Qytetari: Kam votuar për PD-në

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj zbulon skenarin/ Arta Marku po pret urdhrin e Ramës

“Jemi përballë një situate kur kjo klasë politike është bërë bashkë për të shpëtuar nga diskreditimi i SHBA sepse kjo është një klasë politike antiamerikane. Basha e ka shkëputur totalisht PD-në nga Amerika. Në shkurt do të organizohet “Mëngjesi i Lutjes”, por Basha ka shumë pak gjasa të shkojë, të marrë ftesa. Ftesat ndaj tij duken shumë të kufizuara, moshkuarja e tij do të thotë se ka humbur kontaktet me amerikanët. E ka zhvendosur partinë pro-amerikane dhe po e çon drejt Evropës”, tha Goxhaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE