LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kjo është e tepërt dhe e papranueshme”/ Kulluri iu “nxjerr bojën” Bashës dhe Kryemadhit

28 Shtator 2019, 08:32, Politikë CNA
“Kjo është e tepërt dhe e papranueshme”/ Kulluri iu

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër pas një deklarate të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila sulmoi kritiket e Bashës, duke thënë se janë bërë ?ithtarë të Ramës?.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri ka ?kryqëzuar? Kryemadhin por edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa thekson se për dështimin e tyre, nuk ua kanë fajin kritikët.

Gjithashtu Kulluri komenton edhe koalicionin e PD-së me LSI-në, ndërsa shkruan se ?Vendimi per tu bashkuar ne nje koalicion opozitar me LSI dhe PDIU ka qene vendim personal i Bashes i pa votuar ne asnje forum te Partise Demokratike. Po ashtu bashkimin e LSI dhe PDIU me ?rilindjen ? e Rames dhe largimin e tyre nga qeverisja e majte e kam konsideruar si produkt te marreveshjes Rama-Basha, pas sulmeve te Bashes ne fushaten e 2017 ndaj tyre si ?parti tepsish?!?.

Më tej, Kulluri thekson se ?E kuptoj edhe zemerimin e tyre pasi vendimi per te djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet lokale, i ka demtuar keq, por per kete duhet ti drejtohen kryetarit te PD!?.

Gjithashtu, Kulluri deklaron se është e papranueshme dhe e tepërt që kryetarja e LSI-së të sulmojë demokratët.

?Qe kryetarja e LSI te sulmoje demokratet qe kritikojne me te drejte menyren e drejtimit te PD eshte e papranueshme dhe e tepert! Nese zonja ne fjale drejton nje parti qe kalon nga nje koalicion ne tjetrin dhe me keq akoma nga nje qeveri tek tjetra brenda nates, ky nuk eshte problemi i kritikeve te Bashes ne PD!

Nese kjo parti votonte ligjet e reformes ne drejtesi pa konsensusin e PD dhe tani protestojne kunder reformes, prape nuk eshte problemi yne! E as qendrimi ne qeverine e hashashit dhe koncensioneve nuk eshte ceshtje qe cenon koshiencen tone politike!?-shkruan Edvin Kulluri.

Postimi i plotë i Kullurit:

Te dashur miq! I jam shmangur gjithnje gjykimit mbi aleatet e PD ne opozite pasi ka nje parim sipas te cilit, ?te fusesh hundet? ne punet e nje partie tjeter nuk eshte etike! Gjykimet i kam dhene ne vijimesi per qeverisjen e deshtuar te PS, dhe pas humbjes se rende te 2017 kam mbajtur nje qendrim konstant mbi gjendjen jo-demokratike ne PD dhe aksionet e saja qe kane rezultuar deshtime!

Sic jam shprehur se vendimi per tu bashkuar ne nje koalicion opozitar me LSI dhe PDIU ka qene vendim personal i Bashes i pa votuar ne asnje forum te Partise Demokratike. Po ashtu bashkimin e LSI dhe PDIU me ?rilindjen ? e Rames dhe largimin e tyre nga qeverisja e majte e kam konsideruar si produkt te marreveshjes Rama-Basha, pas sulmeve te Bashes ne fushaten e 2017 ndaj tyre si ?parti tepsish?! E kuptoj edhe zemerimin e tyre pasi vendimi per te djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet lokale, i ka demtuar keq, por per kete duhet ti drejtohen kryetarit te PD!

POR! Por, qe kryetarja e LSI te sulmoje demokratet qe kritikojne me te drejte menyren e drejtimit te PD eshte e papranueshme dhe e tepert! Nese zonja ne fjale drejton nje parti qe kalon nga nje koalicion ne tjetrin dhe me keq akoma nga nje qeveri tek tjetra brenda nates, ky nuk eshte problemi i kritikeve te Bashes ne PD!

Nese kjo parti votonte ligjet e reformes ne drejtesi pa konsensusin e PD dhe tani protestojne kunder reformes, prape nuk eshte problemi yne! E as qendrimi ne qeverine e hashashit dhe koncensioneve nuk eshte ceshtje qe cenon koshiencen tone politike!

Natyrisht qe deshtimi i rrezimit te Rames permes protestave dhe bllokimit te zgjedhjeve te 30 qershorit eshte nje fakt, por per kete nuk e ka pergjegjesine asnje nga kritiket ne PD! Dihet se kush eshte pergjegjesi qe e propozoi kete vendim dhe partia qe drejton zonja ne fjale, iu bashkua pa ?pse dhe si?!

Ne vend te mbylljes! Nuk ka asnje demokrat normal qe te gjykoje njerez me dy dekada apo shume , pune, sakrifica, opozite apo qeverisje mbi opinionet e nje socialisteje si zonja Kryemadhi, pervec Lul Bashes! Kete duhet ta dije mire! Per me teper qe qeverisja e PD nuk ka qene qeverisje ?perfitimesh? sipas konceptit te ?tepsive?! Mbase e ka te veshtire ta kuptoje qe politika per te djathtet nuk eshte tepsi, por serish ky nuk eshte problemi yne!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga