Connect with Us

Halli më i madh i Lulzim Bashës

Politikë

Halli më i madh i Lulzim Bashës

Publikuar

-

Ditët e fundit, Lulzim Basha harroi lëvizjen “Rama ik”, e harroi kryeministrin. E harroi atë që dukej se ishte problemi më i madh për Bashën, sipas reagimeve të tij dhe mediave pro tij.

Tani, gjithçka ka ndryshuar. Problemi dhe halli më i madh i Lulzim Bashës nuk është Rama. Nuk kemi më “Rama ik”, por halli më i madh i tij në këto momente është diçka tjetër. Duket se është opozita parlamentare dhe partitë e tjera opozitare, si Bindja Demokratike.

Lulzim Basha, që në propozimin e tij në tryezën e mbledhur nga OSBE-ja, në bashkëpunim më Komisionin e reformës Zgjedhore, kushtin e parë kishte që bisedat të bëhen për pazar. Një pazar i garantuar nga ndërkombëtarët, ku palët të ishin Luli me të tijët dhe Rama nga ana tjetër.

Basha nuk pranonte bisedë me faktorë të tjerë politikë në Shqipëri. Nuk pranonte me deputetët që ishin në parlament apo me parti të tjera si Partia e Ballit, Balli Kombëtar Demokrat, e parti të tjera, që kanë qënë dikur aleate të PD-së, ashtu sikundër nuk pranonte të diskutonte me deputetë të vënë në lista prej tij, apo me prani në tryezë të Astrit Patozit dhe opozitës së re.

Lulzim Basha prej muajsh ka një hall. Ai sulmon pambarimisht opozitën e re. Ai ka harruar Edi Ramën, megjithëse tha se do ta rrëzonte dhe nuk do të ulej kurrë në tryezë me të, pa dhënë dorëheqjen si kryeministër.

Tani, thotë se nuk ulet në tryezë me Edi Ramën, nëse së bashku me ta është edhe opozita e re, ajo parlamentare, dhe Bindja Demokratike.

Prandaj, Luli ka një hall dhe halli i tij është të mbajë me tapi Opozitën.

LEXO EDHE:  “U dogjën të gjallë apo u tretën në vaskat me acid”/ Deklarata shokuese e Berishës

Por, a ka vend në Europën e qytetëruar, që Opozita të mbahet peng nga një individ i vetëm. Që opozitën e përcakton një forcë e vetme. Jam unë Opozita dhe s’është askush tjetër.

Kjo është vërtetë halli i një qaramani. Ky është vërtetë halli i një të paafti, i cili nuk performon dot, nuk bën dot opozitë dhe nuk qan dot hallet e vërteta të shqiptarëve. Dhe duke e parë se po i dridhën këmbët dhe se shqiptarë, aktorë dhe faktorë të ndryshëm politik mund të marrin në dorë fatet e vendit, duke lënë mënjeanë Bashën, ashtu siç bënë kur dogjën mandatet dhe morën rrugët, tani ai nuk ka më hall Edi Ramën.

Halli më i madh i Lulit, janë ata, opozita parlamentare e cila nuk është në duart e Edi Ramës dhe nuk kontrollohet nga pazaret e Lulzim Bashës, lekët e vjehrrit, të kunatit dhe të pazareve që i vijnë atij vërdallë.

Tani, Luli ka hallin e tij më të madh, opozitën e re, sepse vetë e ka humbur çdo atribut për të qënë një lidër i vërtetë për shqiptarët. Tani është kthyer në pazarxhiun e Edi Ramës dhe duke e ditur se të dy janë në një marrëveshje të vjetër, duhet të rikthehen në ato kushte, por çdo pazar duhet ta bëjë Luli me Ramën dhe asgjë nuk duhet të jetë e hapur në sytë e shqiptarëve dhe nuk duhet të ketë një marrëveshje politike dhe një Kod Zgjedhor në favor të shqiptarëve, por një Pazar të ri Rama-Basha, që mesa duket e pengon “halli i madh”, opozita e re parlamentare dhe Bindja Demokratike./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata që trazoi rrjetin/ Rama: Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!

Publikuar

-

Nga

“Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!” Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama, e cila ka trazuar rrjetin gjatë ditës së sotme.

Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë në filmin “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, e cila nuk ka dalë akoma në treg.

Në këtë film, Rama është xhaxhai i Ermalit dhe luan rolin e një njeriu të keq, që nuk e respekton ligjin.

LEXO EDHE:  “O hajdut, o kriminel, po të vjen fundi”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

LEXO EDHE:  Dorëheqja e kreut të SHISH/ Basha: Presion politik për të mbyllur aferën e Tahirit

Ajo çfarë tërhoqi fillimisht vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, ishte pamja e kreut të qeverisë, i cili shfaqej me flokë të gjata dhe me një sy të verbër.

Ndërkohë është publikuar traileri i filmit, ku shfaqet më qartë look-u i Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

LEXO EDHE:  Foto-Çfarë nuk u pa në homazhe/ Ruçi dhe Veliaj shkrijnë së qeshuri Metën, Rama “harron” atletet në shtëpi

LEXO EDHE:  Ngjela lëshon “bombën”/ Opozita ka falimentuar, Rama i pafuqishëm

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

LEXO EDHE:  Foto-Qytetarët “i nxjerrin bojën” Ramës/ Dil e shiko realitetin, por kujdes se thyen qafën

LEXO EDHE:  Dorëheqja e kreut të SHISH/ Basha: Presion politik për të mbyllur aferën e Tahirit

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE