LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari i përvishet Metës/ Shpopullimi nuk ndalet me thirrje, ja çfarë mund t’i kthejë shqiptarët  

28 Shtator 2019, 12:35, Politikë CNA
Gazetari i përvishet Metës/ Shpopullimi nuk ndalet me thirrje, ja

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me një studim të fondacionit Friedrich Ebert, i cili tregonte se 300 mijë shqiptarë kanë në plan të largohen së shpejti nga vendi dhe se 40% e të rinjve e shikonin ikjen si mënyrën e vetme për të ndërtuar jetën e tyre.

Ndërsa i drejtohet presidentit Meta, i cili bënte thirrje për reflektim nga politika, Kikia në një postim në rrjetet sociale, shkruan se shpopullimi nuk ndalet as me thirrje as me predikime.

Ajo që duhet bërë për të rikthyer shqiptarët sipas tij është së pari t?ju kthehet shpresa.

?Situata aktuale është më e dëshpëruar se ajo në fllim të viteve ?90. Atëkohë ne ikëm, punuam dhe u kthyem e ndërtuam shtëpitë, investuam ku dhe sa mundëm… Ndërsa sot po iket duke i braktisuar ato shtëpi. Sot shqiptarët nuk kërkojnë thjeshtë bukë, por kërkoijnë shpresën për të ndërtuar jetën e tyre dhe të fëmijëve.
Ndaj nuk mjaftojnë as thirrjet e as lutjet.?-shkruan ndër të tjera Mentor Kikia.

Postimi i plotë:

Shpopullimi nuk ndalet as me thirrje as me predikime

Asnjë suprizë! Një studim i fundit i fondacionit Friedrich Ebert, tregonte se 300 mijë shqiptarë kanë në plan të largohen së shpejti nga vendi. Dhe se 40% e të rinjve e shikonin ikjen si mënyrën e vetme për të ndërtuar jetën e tyre.

Pas këtij raporti, presidenti Ilir Meta bëri thirrje për reagime emergjente. Ndërsa Dom Gjergj Meta, një nga të paktat mendje që përhap mirësi në çdo gjë që shkruan e flet, lutej që shqiptarët të mos i braktisin vatanet.

Por çfarë mund ti ktheje shqiptarët nga rruga e ikjes?

Situata aktuale është më e dëshpëruar se ajo në fllim të viteve ?90. Atëkohë ne ikëm, punuam dhe u kthyem e ndërtuam shtëpitë, investuam ku dhe sa mundëm… Ndërsa sot po iket duke i braktisuar ato shtëpi. Sot shqiptarët nuk kërkojnë thjeshtë bukë, por kërkoijnë shpresën për të ndërtuar jetën e tyre dhe të fëmijëve.
Ndaj nuk mjaftojnë as thirrjet e as lutjet.
Së pari, shqiptarë kanë humbur besim tek klasa e tyre politike, e cila përbëhet më së shumti nga matrapazë, hajdutë, injoratë e së fundmi edhe karagjozë. Ata nuk kanë më besim se me votën e tyre do të zgjedhin qeverinë që duan. Ata janë bindur se sido që të votojnë e këdo që të zgjedhin, njësoj do të vidhen.
Shqiptarët nuk duan më vetëm bukë, por duan standrad në shkollim, shëndetësi, mjedis, shërbime dhe mbi të gjitha në demokraci./ CNA.al

Lajmet e fundit nga