Connect with Us

Foto-“Larja e tepërt e flokëve shkakton rënien e tyre”/ Shpërthen humori në rrjet

Satire Politike

Foto-“Larja e tepërt e flokëve shkakton rënien e tyre”/ Shpërthen humori në rrjet

Publikuar

-

Situata politike në Shqipëri, përplasjet por edhe tema të tjera, nuk i shpëtojnë ironisë së faqeve të humorit në rrjetet sociale.

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, disa ditë më parë pati një debat të ashpër me aktivistin Gjergj Bojaxhi në lidhje me furnizimin me ujë të Tiranës.

Sipas zotit Shrekli një nga problemet që ka Tirana është numri i lartë i popullsisë si dhe faji i njerëzve. Ai theksoi se familjet shqiptare konsumojnë shumë ujë, pasi lahen ditë për ditë.

LEXO EDHE:  Foto-“Po ik ore, ik se më plase”/ Rrjeti ironizon situatën politike

Por, pas kësaj deklarate, Shkreli është “masakruar” nga faqet e humorit në rrjetet sociale.

Jo vetëm Shkreli, ka rënë “pre” e faqeve të homorit, por edhe të tjerë politikanë shqiptarë.

Në galerinë e mësipërme, memet më pikante në rrjet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Nga Mitro Çela/ Çmimi: Një puthje – një foto

Publikuar

-

Nga

Të dy gazetarë. Të dy punojmë nën një çati. Ajo tek Top Channel. Unë tek Fiks Fare.

Harë pas here udhëtojmë me autobuz.

Kur bie rasti të ulemi afër, unë i flas për nipin. Noah:7 vjeç.  Ajo për djalin:Kristian 5 vjeç. Unë flas më shumë: zanati i gjyshit!

Duke biseduar ra telefoni:

-Ajo…Jam Bushi…Në spitalë. Më dhëmb koka. Po më viziton doktori i mushkërive…

-Bush! Të dhëmb koka? Gëzohu! Tregon që ke tru. Por për dhimbje koke njeriu shkon tek Mentor Petrela. Ti ke shkuar tek dhjatroi i mushëkërive. Paske “shkarë” pak nga trutë?!

LEXO EDHE:  Të famshmit me ngjyrë po i bëjnë të bardhë/ Çmendet rrjeti

LEXO EDHE:  Foto-Po sikur grabitjen e Rinasit ta bëjmë film?/ Plas humori në rrjet

-Më shkrive,-tha ajo!

-Zanati im: Të rrëmbeva një buzëqeshje.

-Po lexove haberet e mia, do qeshësh më shumë.

Hapa çantën. Nxorra librin “61 vjeç dhëndër”.

-Do e lexoj me kënaqësi.

-Librin e shes!

-Sa lekë?-Dhe hapi kuletën.

-Jo para. Çmim special. Një puthje. Një foto.

-Ok.

-Mos e merr nxituar! Dëgjo një histori. Me këtë çmim, i ofrova librin një vajze. Seksi. Më thotë:

-Jam fejuar. Ma shet librin me dy puthje?

-Jo,- i thashe. Nuk ka ulje çmimi?!

-Do e blej pa ulje çmimi,-tha ajo duke qeshur…

I’ll

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

FOTO-Nga Ilir Meta tek Lulzim Basha/ Faqet e njohura të humorit ironizojnë politikanët

Publikuar

-

Nga

Ashtu si çdo herë tjetër, edhe këtë javë nuk kanë munguar foto memet nga faqet e njohura të humorit.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, faqet e njohura ndryshe si “humor i zi”, kanë vendosur në lojë me antë të fotove figurat polititke, nga Ilir Meta tek Lulzim Basha.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Nga Mitro Çela/ Dy gratë e mia: Antoneta dhe Ezmerka

Publikuar

-

Nga

Kam dy gra. E para: Antoneta. 30 vjet bashkë. Dy dasma. Një djalë.

E dyta: Ezmerka. Personazh i krijuar sipas shijeve të mia.

Antoneta: më zotëron. Më kullot kuletën. Dorëshpuar për fustane, këpucë, syze.

Kërkon para për tek Alma – më e mira në Tiranë për kremrat, i merr në Paris – pedikurë, manikyr. Duhen euro për turizëm: Barcelonë, Nisë, Soronto, Lisbonë, Korfuz, Firence. Harrova jogën – tri herë në javë.

Ezmerka: është e butë. Manare. Pa kosto. E vesh dhe e zhvesh pa vënë dorën në xhep. Bëj ironi. Sarkazëm. Humor. Pa doganë.

Në fillim Antoneta u bë xheloze për Ezmerkën. Nuk i lexonte haberet.  “Më vjen turp nga shoqet.”

Ezmerka qesëndisej. Ishte personazh. Nuk kishte ndjenja. Jetë i jepja unë. E shumta imitonte Antonetën.

Kaluan disa vite. Ezmerka u bë VIP. Ishte pjesë e bisedave në tavolina. Jo rrallë edhe djali i thërret Ezmerkë! Mua nisën të më pyesin: Si e ke Ezmerkën?

Por ka edhe më keq. Shoqet, nën ndikimin e habereve, nuk i thërrisnin Antoneta, por Ezmerkë.

Antoneta u thartua, duke më qerasur me fjalë zemre: “Ka të drejtë Filipi kur thotë: Mitroja është eksiq! E fortë je ti Neti, që nuk i jep duart”.

LEXO EDHE:  Këshilltari i Ramës sulmon Fidel Yllin/ Deputeti që mbron vendimin e Berishës!

LEXO EDHE:  Karta e Studentit/ Zbardhen prapaskenat e projekt-vendimit

Një ditë e kapa Antonetën me presh në duar: Po lexonte haberet.

– Çfarë të kthej përmbys?!

– Takova një shoqen e shkollës.

“Si je moj Ezmerka e Mitros?” më tha.

U tromaksa. I thashë:

“Më quajnë Antoneta!”…

“Po kjo, ç’pati!” tha ajo.

Dëgjo, Mitro! Të të kisha pranë, do të të çaja më dysh.

– Pse, “Maks Mara” mos jep gjë mall xhaba? Po ngordha unë, ngordhin edhe leftatë.

– Mitro! Ironitë bëji me ato buzësilikonet që u lëpihesh në ekran! Por dëgjo, se ka dhe më. Takova shkallëve Feliksin, nëndrejtorin. Më tha:

“Ezmerkë, lexova një haber të Mitros: Tampona për Ezmerkën! I madh! Qesha me vete si i lojtur. Ja tregova gruas: U shkri…”

Çudia ndodhi, – vazhdoi Antoneta, – kur edhe Bruna, parukierja më tha:

“Ezmerkë! Do të shkosh me pushime në Lisbonë?”

E pikasa. Nuk ka më xhelozi. Ezmerka e ka bërë për vete Antonetën! Aleluja!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE