Satire Politike
Foto-“Larja e tepërt e flokëve shkakton rënien e tyre”/ Shpërthen humori në rrjet

Situata politike në Shqipëri, përplasjet por edhe tema të tjera, nuk i shpëtojnë ironisë së faqeve të humorit në rrjetet sociale.
Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, disa ditë më parë pati një debat të ashpër me aktivistin Gjergj Bojaxhi në lidhje me furnizimin me ujë të Tiranës.
Sipas zotit Shrekli një nga problemet që ka Tirana është numri i lartë i popullsisë si dhe faji i njerëzve. Ai theksoi se familjet shqiptare konsumojnë shumë ujë, pasi lahen ditë për ditë.
Por, pas kësaj deklarate, Shkreli është “masakruar” nga faqet e humorit në rrjetet sociale.
Jo vetëm Shkreli, ka rënë “pre” e faqeve të homorit, por edhe të tjerë politikanë shqiptarë.
Në galerinë e mësipërme, memet më pikante në rrjet./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania