Connect with Us

Do hynte në Gjermani me pasaportën e vëllait/ Pranga shqiptarit

Bota

Do hynte në Gjermani me pasaportën e vëllait/ Pranga shqiptarit

Publikuar

-

Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi ka tentuar të hyjë ilegalisht në Gjermani me identitet të rrjeshëm.

Policët federalë kanë ndaluar për kontrollim në pikën kufitare Schwarzbach në autostradën A8 një autobus me regjistrim kosovar, ku udhëtonte dhe 28 vjeçari shqiptar.

Gjatë kontrollimit, policët kanë konstatuar se pasaporta nuk i takonte 28 vjeçarit, por të vëllait të cilit i ngjante së tepërmi.

LEXO EDHE:  Otto von Bismarku, “kancelari i hekurt” i Gjermanisë

Ndërsa përmes shenjave të gishtave është zbuluar dhe identiteti i vërtet i personit, ku ka rezultuar se i ishte ndaluar hyrja për pesë vjet në Gjermani.
Pasi konfiskoi dokumentin e keqpërdorur, policia  bëri kallëzim penal ndaj shqiptarit, për përdorim abuzues të dokumentit dhe për përpjekje të hyrjes ilegale në Gjermani./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

I shpërthen telefoni nën jastëk/ Humb jetën tragjikisht e mitura

Publikuar

-

Nga

Një vajzë e mitur ka gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të baterisë së telefonit.
Aula Asetkyzy Abzalbek, 14 vjece kishte vendosur telefonin e saj nën jastëk teksa karikohej gjatë natës.

Si pasojë e shpërthimit të baterisë të telefonit, e mitura është gjetur e vdekur në mëngjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bastobe, Kazakistan.

E mitura kishte marrë lëndime të rënda në kokë të cilat i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

BE i tha “jo” hapjes së negociatave, Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme/ Zbulohet data

Publikuar

-

Nga

Pas dështimit të marrjes negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një dorëheqje e mundshme e Zaev do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Portali maqedonas TetovaSot transmeton se burime qeveritare bëjnë me dije që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen në muajin Mars të 2020.

Kujtojmë se, kryeministri Zoran Zaev duke njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka theksuar se  reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:  U kap me heroinë në çantë/ Pranga shqiptarit

LEXO EDHE:  EDITORIAL/ JO, Largimi i gjermanëve s’duhet jetë aspak festë kombëtare e Shqipërisë!

Vendimi i Zaev është mbështetur edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahemti, i cili u shpreh se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Sipas Ahmetit, zgjedhjet janë një zgjidhje e mirë pas “jo-së” për negociatat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nuk ka marrëveshje për Brexit/ Jonson i detyruar të kërkojë një tjetër shtyrje nga BE-ja

Publikuar

-

Nga

Parlamenti britanik ka rrëzuar marrëveshjen e kryeministrit Boris Johnson me BE, për Brexit.

Parlamenti britanik votoi sot me 322 vota pro dhe 306 kundër , duke e detyruar kështu Johnson të kërkojë një tjetër shtyrje të datës për Brexit deri më 31 janar të vitit 2020.

Oliver Letwin, një deputet i cili u përjashtua nga partia konservatore  e Johnson muajin e kaluar, propozoi të refuzohet marrëveshja derisa i gjithë legjislacioni i kërkuar për zbatimin e projekt-ligjit, të miratohet nga Parlamenti.

Johnson tha se është “urgjente” që vendi të kapërcejë bllokimin dhe të “bashkohet”, duke deklaruar se marrëveshja e tij mund të “përçajë politikën britanike”. “Mos na tradhëtoni përsëri”, – tha Johnson duke iu drejtuar laburistëve.

LEXO EDHE:  EDITORIAL/ JO, Largimi i gjermanëve s’duhet jetë aspak festë kombëtare e Shqipërisë!

LEXO EDHE:  Largimi i të rinjve/ Fieraku që takoi Merkelin, mesazh të fortë Qeverisë

Votimi i sotëm i një marrëveshjeje u zhvillua në një atmosferë të ndezur si brenda parlamentit ashtu dhe jashtë ku me mijra njerëz kishin dalë për të protestuar në Hyde Park, dhe jashtë Parlamentit për të kundërshtuar daljen nga BE./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE