LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha "ngrin" protestat/ Zbulohet skenari që do çojë në zgjedhje të parakohëshme

28 Shtator 2019, 18:51, Politikë CNA
Basha "ngrin" protestat/ Zbulohet skenari që do çojë

Pak më parë ka përfunduar takimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me 61 kryetarët e degëve të partisë në të gjithë vendin, i njohur si Kolegji i kryetarëve.

Krahas urdhërimit për të jetuar e vepruar si në prag fushate elektorale, arsyeja e anullimit të nisjes së protestave qytetare dhe skenari që do ta detyrojë maxhorancën ta shpjerë vendin në zgjedhje të parakohëshme, kanë qenë dy elementë të tjerë të artikuluar nga Basha.

“Nuk është momenti për protesta kombëtare derisa sa të zgjidhet kriza politike”, ka qenë shpjegimi që kryetari Basha i ka dhenë drejtuesve të degëve, duke u shpjeguar se prioritete të momentin janë hapja e negociatave dhe zgjidhja e krizës politike, që vjen vetëm me realizimin e zgjedhjeve të parakohshme, parlamentare dhe lokale njëkohësisht, me një qeveri tranzitore.

” …Për aksionin politik, që përfshin edhe protestat, është vendosur që format dhe afatet të përcaktohen në një moment të dyte për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore që janë aktualisht në vëmendje: fazën finale të zgjidhjes së krizës politike dhe procesi i integrimit europian”, mësohet të ketë thënë Basha në takimin me 61 kryetarët e PD-së.

Për të realizuar objektivin e projektuar, sikurse ka raportuar kryetari Basha:

“Pranë Partisë Demokratike do të ngrihet Shtabi Qendror Elektoral dhe Politik, por dhe shtabe që do të shtrihen në mënyre piramidale në të gjithë vendin. Puna do të përqendrohet në planin e ofrimit te zgjidhjes për qytetarët, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale te qeverise, bashkimi i faktorëve dhe aktoreve me potencial njerëzor dhe elektoral pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral”./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga