Connect with Us

Afganët guxojnë të votojnë

Bota

Afganët guxojnë të votojnë

Publikuar

-

Për të katërtën herë që nga viti 2001, në Afganistan votohet për zgjedhjen e presidentit të vendit. Sërish talibanët duan t’i pengojnë votimet me dhunë brutale.

Në Afghanistan kanë filluar zgjedhjet për presidentin e vendit. Ky është votimi i katërt në vendin me 35 milionë banorë, që nga rrëzimi i talibanëve në vitin 2001, dhe i dyti që organizohet e sigurohet tërësisht nga afganët.

Dy të vdekur, të paktën 17 të plagosur

Pamjet në mediat sociale tregojnë njerëz që presin para lokaleve apo votojnë në disa provinca. Më shumë se 72.000 ushtarë, policë dhe punonjës të shërbimit sekret sigurojnë votimet. Për shkak të gjendjes së vështirë të sigurisë, afër një e treta e qendrave zgjedhore nuk janë hapur. Talibanët radikalë islamistë kanë bërë të ditur, se do ta pengojnë votimin me sulme. Ndërkohë është kryer një sulm në një lokal zgjedhor në Surhrod në lindje të provincës Nangarhar, ku si pasojë ka vdekur të paktën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.  Ndërsa në një atentat në Kundus u vra një vëzhgues zgjedhor nga një raketë në afërsi të një lokali zgjedhor dhe të paktën 13 vetë janë plagosur. Një polic në Kandahar pësoi lëndime, kur shpërtheu një bombë e fshehur në një megafon në xhami, që shërbente si lokal zgjedhor.

Rrezik i lartë sigurie për votuesit

Në zgjedhjet presidenciale garojnë 18 kandidatë, katër prej tyre e kanë tërhequr ndërkohë kandidaturën. Shanset për fitore i ka presidenti aktual, Ashraf Ghani dhe kreu i qeverisë së tij, Abdullah Abdullah. Ghani falënderoi të shtunën qytetarët afganë që shkojnë të votojnë. Sipas analistëve në Afganistan ka 13,5 milionë votues, më shumë se 9,6 milionë janë të regjistruar në zgjedhje, por për shkak të gjendjes së rrezikshme të sigurisë në votime pritet të dalin vetëm 1,5 milionë vetë, thonë ekspertët./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Trump i vendosur të takohet me homologun turk

Publikuar

-

Nga

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë më 13 nëntor në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Vizita vjen vetëm disa javë pas ofensivës turke kundër luftëtarëve kurdë në Siri, të cilët për një kohë të gjatë ishin aleatë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik.

Ligjvënës në SHBA nga radhët e të dyja partive e kritikuan Presidentin Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Demokratët kritikuan edhe ftesën për vizitë të zotit Erdogan, ndërkohë që Turqia vazhdon të sulmojë kurdët.

Sulmet e Turqisë kundër forcave kurde në veri të Sirisë nxitën thirrjet e shumë anëtarëve të Kongresit që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin sanksione të fuqishme ekonomike ndaj Turqisë.

“Do të vazhdojmë thirrjet për sanksione ekonomike, të cilat do të veprojnë për aq kohë sa qeveria e Erdoganit sulmon aleatët tanë në luftën kundër ISIS-it, Forcat Demokratike Siriane”, i tha shërbimit turk të Zërit të Amerikës senatori demokrat Chris Van Hollen.

Një senator tjetër i kërkoi Presidentit Donald Trump që t’i tregojë Kongresit, se si do të sigurohet që Shteti Islamik nuk është ringjallur pas tërheqjes së trupave amerikane. Senatori Chuck Schumer e bëri po ashtu të qartë se nuk pajtohet me ftesën e zotit Trump për Presidentin turk Erdogan.

LEXO EDHE:  Ministrja e Mbrojtjes: FA do të angazhohen në mision paqeruajtës në Afganistan

LEXO EDHE:  I dërguari i OKB-së: Shteti Islamik, edhe në Afganistan

“Sinqerisht, është e habitshme se si Presidenti Trump po i shtron qilimin e mirëseardhjes një autokrati, veprimet e fundit të të cilit kërcënuan aleatët dhe partnerët tanë”, tha senatori demokrat Chuck Schumer.

Presidenti Trump i dërgoi letër homologut të tij Erdogan ditën kur filloi ofensiva turke, muajin e kaluar, ku thuhej “Mos luaj të fortin. Mos u bëj i marrë”. Zoti Erdogan e quajti letrën akt të pasjellshëm. Prandaj, ishte e paqartë nëse vizita në Shtëpinë e Bardhë do të realizohej.

Por ekspertët thonë se megjithtë kritikat për mundësinë e krimeve të luftës në Siri, të dy presidentët Trump dhe Erdogan shpresojnë të riafirmojnë lidhjet e vjetra midis dy vendeve aleate të NATO-s.

“Kur hedh sytë nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti Erdogan shikon vetëm një mik në të gjithë vendin. Për fatin e tij, është një mik shumë i rëndësishëm, është presidenti i Shteteve të Bashkuara. Zoti Trump sheh një udhëheqës në Turqi, me të cilin pajtohet, për çfarëdo arsye, ndoshta sepse kanë një botëkuptim të ngjashëm në jetë…”, thotë eksperti Alan Makovsky i Qendrës për Zhvillimin Amerikan.

Eksperti i tha Zërit të Amerikës se megjithë letrën, Presidenti Trump duket se e admiron kokëfortësinë e Erdoganit dhe dëshiron të punojë me të.

LEXO TE PLOTE

Bota

Dita e Veteranëve/ Presidenti Trump flet në hapje të paradës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump mbajti një fjalim në hapje të paradës së veteranëve në qytetin e Nju Jorkut me rastin e festimit të Ditës së Veteranëve.

“Ky vend jua a ka përjetë borxh dhe ne ju falenderojmë të gjithëve,” tha zoti Trump, i cili është presidenti i parë në histori që merr pjesë në paradën e veteranëve në Nju Jork, më e madhja në vend, raporton radioja amerikane VOA.

Në SHBA, Dita e Veteranëve, e njohur fillimisht si Dita e Armëpushimit, është ditë pushimi dhe kremtohet çdo vit më 11 nëntor, për të nderuar veteranët e ushtrisë. Ajo përkon me ditë të ngjashme që përkujtohen në vende të tjera dhe që shënojnë mbarimin e Luftës së Parë Botërore.

LEXO EDHE:  Ministrja e Mbrojtjes: FA do të angazhohen në mision paqeruajtës në Afganistan

LEXO EDHE:  Lu, mesazh per shqiptaret: Votoni per te qene pjese e se ardhmes

Me këtë rast, në varrezat kombëtare të Arlingtonit pranë kryeqytetit Uashington zhvillohen çdo vit ceremoni me fjalime dhe vendosje kurorash. Këtë vit, Presidenti Trump zgjodhi ta përkujtojë Ditën e Veteranëve jashtë Uashingtonit.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Në Kosovë kundërshtohet ashpër “mini-Shengeni ballkanik”

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë është kundërshtuar në mënyrë kategorike përfshirja në një iniciativë rajonale, apo siç tashmë po quhet nisma për një “miniShengen ballkanik”, ku synohet vendosja e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. Takimi i fundit u mbajt me 10.11 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me të gjithë liderët e Ballkanit, por pa praninë e Kosovës. Në këtë inciativë Kosova refuzon të marrë pjesë, duke e cilësuar si një “devijim” të rrugës euroatlantike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke sqaruar mospjesëmarrjen e tij në takimin e Ohrit, jep argumentet e vetaj.

“Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë presidenti Thaçi në reagimin e tij për “Dojçe Welle”.

Ai sqaron se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave, por sipas Presidentit “Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë, në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur”.

Kundër iniciativës për një “mini-Shengen ballkanik”, apo siç po interpretohet në Kosovë “Unioni Doganor i Shteteve të Ballkanit”, është shprehur edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, parti kjo që pritet të jetë pjesë e qeverisë së re të Kosovës. Isa Mustafa, ngre pyetjen se “në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të mini-Shengenit ndërmjet këtyre vendeve?!

LEXO EDHE:  Lu, mesazh per shqiptaret: Votoni per te qene pjese e se ardhmes

LEXO EDHE:  Ministrja e Mbrojtjes: FA do të angazhohen në mision paqeruajtës në Afganistan

“Në shikim të parë duken projekte atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do t’i përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetërorë të Kosovës”, thotë po për “DW”,Isa Mustafa. Sipas tij, Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së.

“Marrëveshja e mini-Shengenit lindi, kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe ideja për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi. Marrëveshje të tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do t’i mbledh në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën (e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës), sepse kemi kufirin me të gjatë me të, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi”, thotë Isa Mustafa, për të cilin: “politikat e mini-Shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çojnë në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia”…

  
LEXO TE PLOTE