LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonin klandestinë kundrejt pagesës/ Arrestohen 2 vëllezër

27 Shtator 2019, 14:13, Kronika CNA
Transportonin klandestinë kundrejt pagesës/ Arrestohen 2

Policia e Korçës ka arrestuar dy vëllezër për transportim të shtetasve të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit

Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale A. Ç., 53 vjeç dhe B. Ç., 46 vjeç (i dënuar më parë për veprën pënale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?), banues në Tiranë.
Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrollet që punonjësit e Komisariatit Bilisht ushtruan në afërsi të stadiumit, dy vëllezërit u kapën me mjetin tip ?Renault? duke transportuar në drejtim të Tiranës, katër shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 euro në total, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës material.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i transportimit të shtetasve të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit
Arrestohen në flagrancë dy vëllezër, në sajë të operacionit policor të koduar ?Bilishti?.
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bilisht, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, finalizuan një tjetër operacion, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Ç., 53 vjeç dhe B. Ç., 46 vjeç (i dënuar më parë për veprën pënale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?), vëllezër, të dy banues në Tiranë.
Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrollet që punonjësit e Komisariatit Bilisht ushtruan në afërsi të stadiumit, shtetasit e lartpërmendur u kapën me mjetin tip ?Renault? duke transportuar në drejtim të Tiranës, katër shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 euro në total, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim?./CNA.al

Lajmet e fundit nga