Connect with Us

Të rinjtë braktisin Shqipërinë/ Zbardhen shifrat alarmante

Sociale

Të rinjtë braktisin Shqipërinë/ Zbardhen shifrat alarmante

Publikuar

-

Sipas një anketë të fonacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj.  26 për qind kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18 për qind në Britani , 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera.

Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (358 mijë), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojmë zëmë rekord, me 40% të të rinjve që preferojnë të largohen nga vendi (shih grafikun).

Studimi për edukimin e të rinjve vë në dukje se vala e emigracionit ndër të rinj ka nisur rënien në shumë vende të Europës Juglindore, por ai mbetet i lartë në rajonin e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri.

Faktorët ekonomikë dhe perceptimi negativ i situatës në vendin e lindjes janë faktorët më të fortë motivues për emigracionin e të rinjve.

Por ndërkohë emigrimi i trurit ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend. Ky fenomen është shumë agresiv në Shqipëri dhe Mali i Zi, ndërsa në Bullgari dhe Maqedoni, të rinjtë e shkolluar kanë më pak prirje të emigrojnë.

Të rinjtë nga rajoni EJL shfaqin një nivel të lartë të gatishmërisë për tu integruar në strukturën e shoqërive ku emigrojnë dhe kjo demonstrohet nga gatishmëria e tyre për të mësuar gjuhën e vendit pritës.

LEXO EDHE:  Nga Robert ALIAJ/SHQIPERIA NUK VDES, VETEM SE PO DUKET SIKUR KERKON TE KRYEJE VETEVRASJE

Anketa vë në dukje se kanë prirje për të emigruar më së shumti të rinjtë që nuk janë të punësuar. Të rinjtë që nuk janë në punë planifikojnë të ikin në periudhë të afërt prej gjashtëmuajsh.

Të rinjtë me prindër me nivel të ulët arsimor dhe ekonomik janë më shumë të prirur të largohen dhe gjithashtu të rinjtë që banojnë në zonat rurale kanë më shumë tendenca të largohen.

Studimi u rekomandon vendeve që të përmirësojnë politikat e trajtimit te të rinjve sidomos në drejtim të punësimit dhe edukimit të cilat çojnë në frenimin e emigrimit. Zhvillimi i politikave të tilla duhet të përvetësojë një qasje integrale, të shumanshme, duke synuar pasigurinë ekonomike, mundësitë e dobëta të punësimit dhe perspektivat e karrierës, si faktorët kryesor motivues të emigracionit./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Mësoni kapriçot e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Mësoni kapriçot e motit për sot

Dita e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Sipas Shërbimit Meteorologjik, priten reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit në zonën Juglindore dhe Lindore të vendit.

Në mesditë reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët në zonat bregdetare, ndërsa në Juglindje dhe përgjatë Uletësirës Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.



LEXO EDHE:  Filo: Do mbajmë gjithmonë hapur rrugët e komunikimit me të rinjtë

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10-12m/s.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 14°C deri në 27°C
zonat e ulëta 18°C deri në 33°C
zonat bregdetare 16°C deri në 31°C

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sulmoi turistët spanjollë/ Artan Hoxha zbulon çfarë ka ndodhur me Mihal Kokëdhimën: E takova dje

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Artan Hoxha i publikon Ramës deklaratën e një viti më parë: E ha turpin me ngjala…

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar takimin me Mihal Kokëdhimën, i njohur edhe si “Mihali i Qeparoit”, i cili një vit më parë u bë i njohur pasi sulmoi biznesmenin spanjoll Eugenio Galdon dhe familjen e tij.

Pas kësaj ngjarje të pazakonte që bëri edhe xhiron e mediave, IKMT shembi hotelin e Kokëdhimës në Porto Palermo.
Ndërkohë, Hoxha thotë se është takuar ditën e djeshme me Kokëdhimën i cili vazhdon te shesë peshk nga rezervati i tij, në Port Palermo.



“Nostalgji…kater vite me pare ne Porto Palermo..
E mbani mend Mihalin?!
E takova dje.
Vazhdon te shesë peshk, koce dhe levrek nga rezervati i tij, ne Port Palermo, me nje Benz 250 te ndryshkur..
Eh mor Mihal, Mihal!!
Mire burgun qe e bere tamam, po te rrafshuan restorantin megjithe hotel, per 5 levreke rezervati…qe nje miliarder spanjoll, nuk pati leke te holla ne xhep, te ti paguante…
I prishe imazhin e turizmit elitar, udheheqesit dhe…
Prandaj thote populli:”Me zjarrin, ujin dhe shtetin mos e krruaj, se te bejne gjemen…”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Oborri i Infektivit plot me familjarë të të prekurve me Covid/ Meta nxjerr fotot: Të informohen për shëndetin e të dashurve

Publikuar

-

Nga

Oborri i Infektivit plot me familjarë të të prekurve me Covid/ Meta nxjerr fotot: Të informohen për shëndetin e të dashurve

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga oborri i spitalit Infektiv, ku shumë prej familjarëve të pacientëve të shtruar aty, presin jashtë për të marrë informacion rreth të sëmurëve.

Meta thotë se këto pamje shqetësuese që vijnë nga Infektivi, kërkojnë reflektim të menjëhershëm. Presidenti thekson se familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të informohen për shëndetin e të dashurve të tyre.



LEXO EDHE:  Filo: Do mbajmë gjithmonë hapur rrugët e komunikimit me të rinjtë

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE