Connect with Us

Takimi i Ramës me Trump/ Tritan Shehu thirrje kryeministrit: Sqaro publikun

Politikë

Takimi i Ramës me Trump/ Tritan Shehu thirrje kryeministrit: Sqaro publikun

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për foton që kryeministri Edi Rama bëri me Presidentin amerikan Donald Trump.

Shehi i bën thirrje Ramës të sqarojë opinionin publik se pse u largua me urgjencë drejt SHBA, në kohën kur vendi u prek nga dy tërmete të fuqishme.
“Fatkeqësisht deri më sot kur kanë kaluar disa ditë, ka vetëm heshtje të pa justifikuar, që në realitet mund të interpretohet gabimisht edhe si një mos vleresim i Kryeministrit tonë për atë “takim”!
Sipas Shehut, është detyrim i Kryeministrit, zyrës së tij, Ministrisë të Jashtmë të lëshonin menjëherë një njoftim zyrtar për atë takim.
Postimi i plotë:
Rama eshte i detyruar te sqaroje opinionin:Ne kulmin e fushates pompoze “antitermet” te kesaj qeverie, Kryeministri u largua me urgjence drejt selise se OKB ne Neë York, ku sipas deklarates se bere do te takonte Presidentin Trump. Me tej deklaroi qe “takimi” u realizua dhe botoi nje foto me Presidentin amerikan….por vetem kaq, megjithese cuditerisht u tha qe gjithecka do shpjegohet ne vazhdim.
Pa asnje dyshim nje takim i tij me Presidentin Trump do te ishte nje ngjarje e shenuar per vendin tone, per maredheniet me kete partner Gjeostrategjik, por edhe per Rajonin ne terresi. Eshte detyrim i Kryeministrit, zyres se tij, Ministrise sone te Jashteme te leshonin menjehere nje njoftim zyrtar per ate takim, te njoftojne sa zgjati ai, kush ishte present aty, ku u be, thelbin e ceshtjeve qe u diskutuan ne ate, etj….nqs kjo ndodhi!!!
Kjo praktike e detyrueshme dhe etike eshte ndjekur jo vetem per nje te tille takim te shume mire pritur e te rendesishem, por edhe per te tjere, psh nje njoftim i tille zyrtar megjithese i cunguar, u be normalisht edhe per takimin me Kryeministrin e Greqise.
Fatkeqesisht deri me sot kur kane kaluar disa dite, ka vetem heshtje te pa justifikuar, qe ne realitet mund te interpretohet gabimisht edhe si nje mos vleresim i Kryeministrit tone per ate “takim”!
Ndersa ne listen e Shtepise se Bardhe te takimeve te Presidentit Trump ne kete sesion te OKB nuk figuron asnje takim me Kryeministrin tone.
Opinioni yne eshte ne pritje te nje sqarimi zyrtare!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kombi më i rrezikuar se kurrë”/ Meta tjetër mesazh të fortë: Kjo është një betejë vendimtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish sot një mesazh të fortë qytetarëve, ndërsa duket i vendosur në “betejën”, sipas tij për të mbrojtur Kushtetutën.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson këtë si një betejë vendimtare për vetë ekzistencën e kombit shqiptar.

“Të dashur qytetarë!

Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.

Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

LEXO EDHE:  Balliu thirrje Haradinajt dhe Kurtit/ Rama të shpallet “Non Grata” më Kosovë

LEXO EDHE:  Balliu thirrje Haradinajt dhe Kurtit/ Rama të shpallet “Non Grata” më Kosovë

Por jo vetëm kaq. Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare.”-shkruan Meta.

Më tej, kreu i shtetit thekson se “Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.”.

Ndaj, thekson kreu i shtetit,  “në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT!”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga vjedhja e floririt tek 15 vilat/ Frrok Çupi ja numëron një për një Metës

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion.

“Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë.

Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve”, tha Çupi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frrok Çupi ia thotë në sy këshilltarit të Metës/ “Je hajdut, ke qenë në burg!”

Publikuar

-

Nga

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishajt dhe analistit Frrok Çupi.

Dervishaj u vu në mbrojtje të Metës dhe i kërkoi avokatit Spartak Ngjela të mos e ofendojë, por në këtë moment ka ndërhyrë Çupi.

Analisti ngriti akuza të forta ndaj këshilltarit të Presidentit, për të cilin tha në emisionin “Open” se ka qenë në burg për vjedhje.

Çupi: Po ti je servil i Metës. Je akuzuar se ke vjedhur. Ke qenë edhe në burg, e vjen e këtu.

LEXO EDHE:  Shënim/ Djegia e mandateve si mashtrim i Bashës për pazar me Ramën

LEXO EDHE:  Deputeti ia thotë copë Ramës/ “Do të tërheqim zvarrë”

Dervishaj: Nuk ju lejoj të fyeni Presidentin, të paktën kini respekt për institucionin.

Çupi: Nuk debaton me ne. Të mori Meta dhe të futi në zyrë, ta them unë, Meta ka këshilltarët më të këqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE