LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shokon Artan Hoxha/ Shqipëria, baze e laboratorëve të kokainës?

27 Shtator 2019, 12:58, Kronika CNA
Shokon Artan Hoxha/ Shqipëria, baze e laboratorëve të

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dyshime të forta sot se në Shqipëri ekzistojnë laboratore për kokainën.

I ftuar në Report tv, gazetari Hoxha ndërsa ka komentuar operacionin në Durrës, ku u kap 137 kg kokainë, ai tha se kjo sasi droge kalon në laborator dhe pasi përzihet, shkon në rreth 400 kg dhe më pas hidhet në treg.

?Nuk është vetëm 137 kg kokainë. Bëhet fjalë për kokainë të pastër.  Ajo dërgohet në laborator dhe pasi përzihet sasi shkon në rreth 400 kg dhe më pas hidhet në treg.

A është kjo sasi droge e destinuar për laboratorët në Shqipëri, apo në ndonjë vend tjetër, kjo i mbetet hetimit. Por, sinjalet janë që në Shqipëri ka laboratorë të tillë?-tha Artan Hoxha.

Gjithashtu ai tha se bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar dhe jo për grupe lokale të trafikut të drogës.

Sipas tij, ?Është një industri e tërë, një rrjet i tërë global i përfshirë në trafik?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga