Connect with Us

SHBA në luftën me vetveten, një lajm i mirë për armiqtë e saj

Blog

SHBA në luftën me vetveten, një lajm i mirë për armiqtë e saj

Publikuar

-

Nga Stephen Collinson & Caitlin Hu “CNN”

* Kudo që ndodheni në planet, bëhuni gati për lëkundjet e një “tërmeti” politik amerikan. Teksa po përballet me fajësimin në shtëpi, Donald Tramp do të kërkojë ndihmë përtej kufijve. Dhe bota do të tentojë të shfrytëzojë për interesat e saj, një president amerikan të çoroditur.

Nga sot prisni gjeste edhe më impulsive nga komandanti ynë i përgjithshëm. Për shembull, takime me diktatorë si Kim Jong Un i Koresë së Veriut, ashpërsimin e retorikës së tij në shtëpi. As kundërshtarët në fushën e tregtisë si Kina, nuk do të qëndrojnë duarkryq. Ata do të kërkojnë lëshime për të zhbllokuar “marrëveshjet”, që Trump mund të mburret se i arriti.

Një Shtëpi e Bardhë kaotike, mund të heqë vëmendjen nga pikat e nxehta si Deti i Kinës së Jugut. Ose mund të tundohet të ndërmarrë aventura ushtarake jashtë vendit, ndoshta kundër Iranin. Kongresi Amerikan, nuk njihet për ndonjë produktivitet të madh as në kohërat më të mira. Dhe kur ‘impeachment’ të helmojë marrëdhëniet në Capitol Hill, ai do të futet në ngërç.

Ky është një lajm i keq për Meksikën, Kanadanë dhe Japoninë, të cilët kanë nevojë për rafitikimin e marrëveshjes tregtare mes tyre dhe SHBA-së. Ky është veçanërisht një lajm i keq edhe për Britaninë pas Brexit, “vezët” ekonomike të së cilës, gjenden në ”shportën” e Trampit. Amerika në luftë me vetveten, është një lajm i mirë për armiqtë e saj.

Ju do të dëgjoni udhëheqësit e huaj të këmbëngulin publikisht, që politika e brendshme e SHBA-së nuk është një punë e tyre. Por privatisht ata po planifikojnë se si të mbijetojnë, dhe madje edhe si të zhvillohen, pas zallamahisë.

Pas debateve mbi një telefonatë të mëhershme në muajin korrik, Tramp u takua të mërkurën me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Nju Jork. Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ish-komediani ukrainas tha në mbledhjen e liderëve globalë atë që Tramp dëshironte më shumë.

“Askush nuk më detyroi të bëja ndonjë gjë”- thksoi ai. Tramp, i prirur të thotë që nuk e kishte detyruar Kievin të hetonte Xho Bajdenin, u hodh shpejt në kundërsulm. “Nuk pati asnjë presion. Ju e dini që nuk kishte presion. Unë e vlerësoj përgjigjen e presidentit ukrainas”- u tha ai gazetarëve.

Gjatë takimi me Trump, presidenti ukrainas nuk e fshehu dot tronditjen, kur presidenti amerikan i sugjeroi që të bashkëpunonte më shumë me Vladimir Putinin, që pushtoi Ukrainën dhe aneksoi një pjesë të territrit të saj 5 vjet më parë. Republika e kërcënuar ish-sovjetike, është e dëshpëruar për ndihmën e SHBA-së.

Por shpresat e saj për ndihmën perëndimore për një të ardhme më të mirë, diktohen shpesh nga marrëdhëniet e pas Luftës së Ftohtë. Tramp dyshohet tashmë se ka pezulluar përkohësisht 400 milion dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, teksa kërkoi paraprakisht një favor politik.

LEXO EDHE:  Denoncimi i avokatit: Ja si e izoloi Luli i Sorosit PD në SHBA

Kjo shumë, është si një pikë në oqean për Amerikën dhe presidentin-miliarder, që kërkoi 639 miliardë dollarë shpenzime në fushën e mbrojtjes vetëm për vitin 2018. Por për Ukrainën, ai fond ishte një rrugë shpëtimi për t’iu kundërvënë agresionin rus. Nuk është çudi që Zelensky e trajtoi me aq butësi telefonatën famëkeqe të 25 korrikut, të cilën një demokrat e quajti një “kërcënim klasik të një mafiozi”.

Trump thotë se nuk ka kryer asnjë shkelje. Por edhe nëse do të ishte kështu, kërkesa e tij për një hetim mbi Xhon Bajdenin, duhet të ketë qenë një moment i sikletshëm për presidentin rishtar, i cili kandidoi në zgjedhje me një platformë antikorrupsion, dhe përvoja e vetme e të cilit ishte luajtja e rolit të presidentit në një shfaqje televizive.

Kur u takuan para gazetarëve këtu në Nju Jork, Tramp e trajtoi Zelenskin si një dëshmitar të thirrur nga pala mbrojtëse, për të siguruar publikun se ishte e qartë që ai nuk ishte ushtruar ndonjë presion për hetimin e Bajdenit. Ai gjithashtu nuk mund të rrinte dot pa thënë, se aneksimi i Krimesë nga Rusia, ishte pasojë e mungesës së vigjilencës nga ana e Barak Obamës. Kontrasti midis shqetësimeve personale të Tramp, dhe ankthit ekzistencial të presidentit të Ukrainës, ishte i fortë. Nuk është një shaka që Zelenski dhe krerët e shteteve të tjera të kërkojnë mbështetje gjeopolitike tek Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, ajo që zbulohet në transkriptimin e telefonatës së Tramp, ishte kërkesa e tij që Kievi “të zbulojë se çfarë ndodhi” me një kompani të quajtur Crowdstrike dhe “serverin”.

Se çfarë ka dashur të thotë Tramp këtu, nuk është e qartë. Por referencat për një server të humbur, janë të zakonshme në mesin e disa teoricienëve të komplotit politik në SHBA. Duhet të dini se “Crowdstrike”, është një kompani amerikane e sigurisë kibernetike, që është punësuar si nga demokratët ashtu edhe republikanët.

Në vitin 2016, ajo u punësua nga Komiteti Kombëtar Demokratik (DNC), për të hetuar një sulm kibernetik në serverët e saj. “CrowdStrike”, arriti në përfundimin se sulmin e kishte kryer Rusia, gjë që u konfirmua më vonë nga prokurori special i SHBA-së, Robert Myler.

Tramp e ka hedhur poshtë idenë se përgjegjëse për sulmin ishte Moska. Prandaj pyeti pse DNC punësoi “Crowdstrike” për të hetuar, në vend se t’ia jepte direkt serverët e saj FBI-së. Asnjë server i veçantë DNC, nuk është identifikuar publikisht si i zhdukur, si veçanërisht i dyshimtë, apo që ndodhet në Ukrainë./ Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Foto-Si është të jetosh në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar?

Publikuar

-

Nga

Gjashtë shkencëtarë dhe inxhinierë të hapësirës, që jetojnë dhe punojnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, po udhëtojnë me një shpejtësi prej 8 km në sekondë, duke u rrotulluar rreth  Tokës një herë në 92 minuta.

Me sa dimë, ata duhet të jetojnë mesatarisht 6 muajm duke jetuar dhe punuar me një ekuipazh shumëkombësh. Po çfarë është Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar? Dhe si është të jetosh dhe të punosh 400 km mbi Tokë? Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, është një laborator orbital hapësinor, i ndërtuar falë bashkëpunimit disa-dekadësh të disa vendeve.

Ai peshon 360 tonë, dhe është më i madh se sa një shtëpi me 5 dhoma gjumi, por shumë më e gjatë dhe më e ngushtë. Ai ka hapësirë ​​të mjaftueshme për 6 dhoma gjumi, një palestër, një dritare ku mund të shihet në një kënd 360 ​​gradë, dhe së fundmi është zona ku kryhet një gamë e gjerë eksperimentesh shkencore.

“Ne kemi pasur një prani të vazhdueshme njerëzore në stacionin hapësinor prej 19 vjetësh”- thotë zëdhënësja e NASA-s, Stefani Shierholc. “Ka pasur një bashkëpunim fantastik ndërkombëtar midis kombeve”- shton ajo. Ndërtimi i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar nisi në nëntorin e vitit 1998, nëpërmes një partneriteti midis Kanadasë, Evropës, Japonisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Pjesë të stacionit u dërguan në hapësirë ​​në 42 fluturime të posaçme, duke përdorur 37 anije hapësinore amerikane dhe 5 ruse. Pajisja e fundit e madhe e dërguar në stacionin hapësinor – Spektrometri magnetik Alfa, që është montuar për të ndihmuar në eksperimentet e fizikës së thërmijave- u dërgua në majin e 2011-ës.

Ky laborator shkencor, punon falë energjisë së prodhuar nga një sërë panelesh diellore me sipërfaqe 1 hektarë, të cilat e bëjnë atë një nga objektet më të ndritshme në qiell. Ju mund ta shihni me sy të lirë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Ai duket si një avion me lëvizje shumë të shpejtë në qiell.

Rruga e tij orbitale, mund të shihet nga mbi 90 përqind e popullsisë në botë. Madje NASA publikon rregullisht një orar, se kur stacioni është i dukshëm në qytetin juaj. Po cilat janë sfidat kryesore të të jetuarit në hapësirë? Së pari është mikrograviteti, çka do të thotë se anëtarët e ekuipazhit kanë shumë pengesa në aktivitetet e jetës së tyre të përditshme si ngrënia, gjumi dhe shëtitja jashtë shtëpisë.

Stacioni hapësinor nuk ka frigorifer. Ndaj çdo ushqim duhet të ruhet me kujdes, dhe shpesh futet në qese me vakum. Disa ushqime kanë forma të veçanta, siç janë makaronat që kërkojnë vetëm shtimin e ujit, apo vezët e shkuqura. Edhe kripa dhe piperi, gjenden në formë të lëngshme, pasi përndryshe grimcat e tyre do të fluturonin nëpër stacion.

LEXO EDHE:  Trump e sfidoi, a do të garojë sërish për presidente Hilari Klinton?

LEXO EDHE:  Trump e sfidoi, a do të garojë sërish për presidente Hilari Klinton?

Në kohën e darkës, anëtarët e ekuipazhit e fiksojnë tabakanë ku gjendet ushqimet e tyre në mur.

Ndërkohë në mungesë të dusheve dhe lavamanëve normalë, astronautët dhe kozmonautët përdorin sapun dhe shampo të ngurtë. Edhe pse graviteti zero duket në pamje të parë argëtues, jo gjithçka është pozitive. Anëtarët e ekuipazhit, duhet të stërvihen më shumë se 2 orë në ditë për të parandaluar atrofizimin e muskujve, dhe reduktimin e masës kockore, si pasojë e jetesës në mikrogravitet.

Për shkak se astronautët nuk janë të detyruar të përdorin muskujt e tyre të poshtëm të trupit për të ecur ose qëndruar në hapësirë, muskujt e shpinës dhe ato të këmbëve nisin ta humbin forcën nëse nuk ushtrohen rregullisht. Shierholc deklaroi për CNN, se studimi i kushteve fizike të astronautëve në hapësirë, ka ndihmuar shumë në hulumtimet mjekësore mbi sëmundjen e osteoporozës.

Ndërkohë, fluturimi në hapësirë ​​dobëson sistemin imunitar të njeriut, dhe shëndetin e tij  kardiovaskular. Në Tokë, zemrat e njerëzve rrahin më fort për të luftuar gravitetin, dhe për të qarkulluar gjakun në të gjithë trupin. Por në hapësirë, gjaku dhe uji lëvizin vetëm në pjesën e sipërme të trupit. Kjo bën që fytyrat e astronautëve të jenë shpesh të fryra.

Astronautët hasin jo pak vështirësi për të fjetur. Ata përjetojnë 16 lindje lindje dhe perëndime të diellit çdo ditë, dhe duhet të qëndrojnë brenda kapsulave të tyre të gjumit, për të kompensuar mungesën e gravitetit. Sipas NASA-s, astronautët duhet të flenë 8 orë gjumë në ditë. Por disa prej tyre raportojnë vështirësi, për shkak të eksitimit ose sëmundjes së lëvizjes.

Jo vetëm kaq, por të jetuarit në hapësirë, madje mund të ndryshojnë tiparet fizike të astronautëve. Astronauti Skot Keli u rrit me 3 cm pasi kaloi gati 1 vit në hapësirë, ​​dhe pësoi ndryshime gjenetike, ndoshta për shkak të ekspozimit të gjatë ndaj rrezatimit, duke e dëmtuar ADN-në e tij.

Ekuipazhi më i fundit – pjesë e Ekspeditës 61 – përfshin astronautë dhe kozmonautë nga SHBA-ja, Rusia dhe Italia. Ata do të punojnë në stacion nga tetori i këtij viti, deri në shkurtin e vitit 2020.

Sipas NASA-s, ekuipazhi i Ekspeditës 61 është duke zhvilluar studime mbi materien e errët, mbrojtjen e organeve jetike nga rrezatimi, dhe mbi eksplorimin e ardhshëm të Hënës dhe Marsit. Ekuipazhi do të kryejë në total 250 investigime shkencore në një varg fushash, përfshirë biologjinë, shkencën e tokës dhe zhvillimin e teknologjisë. NASA vlerëson se deri tani në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, janë kryer më shumë se 2.500 eksperimente./ “CNN”-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Po vjen Titanik II/ Ç’duhet të dini mbi anijen që po ndërtohet nga manjati australian Klajv Palmer

Publikuar

-

Nga

Titaniku e nisi udhëtimin e tij të parë dhe të fundit më 10 prill 1912, nga porti i Sauthemptonit në Angli. Pesë netë më vonë, ai u përplas me një ajsberg, dhe u mbyt në ujërat e acarta të Atlantikut të Veriut, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.500 njerëzve.

Në vitin 2012, kompania e ngjashme me atë të dikurshme “Blue Star Line”, e drejtuar nga miliarderi autralian Klajv Palmer, njoftoi nisjen e ndërtimit të Titankut II, një kopje e të parit, por më modern dhe më i sigurtë. Palmer tha se udhëtimi i parë i Titanik II, do të niset nga Dubai në në Emiratet e Bashkuara Arabe. Prej aty në Sauthempton, dhe destinacioni i fundit do të jetë sërish Nju Jorku.

Titanik II do të kalojë sërish pranë vendit, ku Titanik I u përplas fatalisht me ajsbergun. Kompania thotë se do të marrë të gjitha masat e mundshme, për të garantuar sigurinë e gjithë pasagjerëve. Kështu masa e parë, do të jetë pajisja e anijes me barka të mjaftueshme shpëtimi, jo vetëm për 2700 pasagjerët, por edhe për ekuipazhin.

Titaniku dikur kishte vetëm 16 barka druri, që strehuan gjithsej 1178 njerëz, vetëm një e treta e kapacitetit të anijes. Titaniku origjinal, ishte shumë luksoz për kohën e tij. Nëse Titanik II, ruan të njëjtin nivel çmimesh, udhëtimi në të do të jetë mjaft i kushtueshëm.

Biletat e klasit të tretë, mund të jenë 350-900 dollarë secila. Ndërsa kabina më luksoze e klasit të parë, mund të kushtojë rreth 100.000 dollarë. “Blue Star Line”, thotë se po harxhon rreth 500 milionë $ për ndërtimin e anijes së re. Në vitin 1912, Titaniku kushtoi 7.5 milionë $, ose 180 milionë $ me kursin e sotëm.

Pra duket se ky trans-oqeanik, do të jetë shumë më tepër luksoz. Titanik II, do të ndërtohet gati identik si pari. Ai do të mbajë deri në 2.400 pasagjerë, nga 2.240 pasagjerët që ndodheshin në Titanikun e dikurshëm. Titanik II do të ketë hapësirë për 900 anëtarë të ekuipazhit, dhe 835 kabina.

Ai do jetë 269 metra i gjatë dhe 53 metra i lartë. Planet e projektimit, përfshijnë gjithashtu kopje të restoranteve, dhe dhomave të ngrënies së Titanikut origjinal. Ndërkohë do të riprodhohet edhe Kafeja e famshme Pariziane. Ai do të ketë një pishinë më përmasa olimpike, ndonëse mund të konsiderohet e vogël, duke pasur parasysh numrin e pasagjerëve.

LEXO EDHE:  “Mbreti” i Facebook-ut nxjerr sekretet/ Tregon si e ndihmuan Trumpin në zgjedhje maqedonasit dhe rusët

LEXO EDHE:  Trump e sfidoi, a do të garojë sërish për presidente Hilari Klinton?

Dhe sigurisht, jo të gjitha pasagjerët e të gjitha klasave, do të jenë në gjendje të hyjnë në pishinë. Aty do të ketë edhe një palestër të madhe, njëlloj si në Titanikun e famshëm. Dizenjimi i brendshëm i Titanik II, synon të jetë sa më i ngjashëm me anijen origjinale.

Edhe pse veshja me dërrasa druri, do të duhet të zëvendësohet me rimeso, për shkak të rregullave aktuale të mbrojtjes nga zjarri. Ndryshe nga origjinali, Titanik II po ndërtohet në Kinë, edhe pse ky vend nuk ka shumë përvojë në ndërtimin e anijeve të mëdha të pasagjerëve.

Nga ana tjetër, Titanik II, do të ketë një avantazh, që pasagjerët e të parit nuk mund ta ëndërronin:ajrin e kondicionuar. Por vetëm kaq. Në anije nuk do të ketë televizion apo internet, për të ruajtur romancën e dikurshme. Për ata që kanë nevojë që të dërgojnë apo marrin mesazhe, do të ketë një dhomë të posaçme që do quhet “Marconi”

Klajv Palmer është padyshim një “miliarder eksentrik”. Ai është i njohur për projektet e mëdha dhe të guximshme. E tillë është përpjekja, për të rikrijuar një park gjigant dinozaurësh, të ngjashëm me atë të filmit “Jurassic Park”.  Në kohën e shpalljes së projektit për Titanik II, Palmer vendosi të hyjë në politikën australiane.

Ai ka pretenduar më herët, se ka qenë në shënjestër të një komploti nga presidenti ameikan Barak Obama, CIA, Fondacioni Rokfeler dhe Greenpeace. Projekti i Titanik II, është pritur edhe me kritika. Ka nga ata, që e cilësojnë si një “tallje me kujtimin e atyre që vdiqën”.

Projekti është përballur me shumë vështirësi. Kur u shpall në fillim në 100-vjetorin e tragjedisë së Titanik, Palmer tha se anija e re do ishte gati në vitin 2016. Por në vitin 2013, në media pati raportime se Palmer kishte vështirësi financiare Pas disa shtyrjeve, në shtator 2018, kompania “Blue Star Line” njoftoi se projekti kishte nisur, dhe se data e pritshme e inagurimit të anijes do jetë viti 2022./ Historycollection-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Xhonson, Klinton, Nikson dhe tani Trump/ Historia e presidentëve që iu nënshtruan “impeachment”-it

Publikuar

-

Nga

Mbetet për t’u vendosur, nëse presidenti amerikan Donald Trump do t’i nështrohet procedurave të shkarkimit (impeachment), por duket se gjërat po shkojnë në atë drejtim. Ky do të ishte rasti i katërt në historinë e SHBA-së. Po cili është historiku i impeachment-it, deri më sot?

Rasti i presidentit Endrju Xhonson (1868)

Xhonson mori drejtimin e presidencës, pas vrasjes së Abraham Linkolnit, vetëm 42 ditë pasi kishte marrë detyrën si zv/president. Procedura e shkarkimit nisi më 24 shkurt 1868. Lufta Civile kishte vrarë më shumë se 600 mijë njerëz. Udhëheqësit politikë në jug, ishin kundër dhënies së të drejtave për zezakët.

Xhonson, një demokrat nga Tenesi, urdhëroi që shtetet jugore të ratifikonin Amendamentin 13-të, që anulonte skllavërinë. Republikanët radikalë vendosën veton në të dyja dy dhomat e parlamentit. Ata miratuan një ligj, që e kufizonte presidentin nga e drejta e largimit të disa zyrtarëve nga detyra pa miratimin e Senatit.

Xhonson e sfidoi ligjin, duke e shkarkuar nga detyra Sekretarin e tij të Luftës, Edvin Stenton, i vetmi anëtar i kabinetit kundër politikës së tij të “Rindërtimit”. Kongresi nisi atëherë procedurat e shkarkimit të tij. Më 5 mars, nisi zyrtarisht gjyqi në Senat kundër Xhonsonit. Por më 16 maj 1868, përpjekja për të shkatkuar presidentin dështoi me vetëm me një votë me tepër kundër në Senat.

Impeachment-i ndaj presidentit Riçard Nikson (1973-1974)

Presidenti e cilësoi një “gjueti shtrigash” seancat dëgjimore të Senatit mbi skanalin e Uotergejtit. Procedurat për shkarkim, buruan nga ndërhyrja klandestine e njerëzve të presidentit mbrëmjen e 17 qershorit 1972 në selinë e Komitetit Demokratik Kombëtar, në kompleksin e zyrave Uotergejt në Uashington.

Administrata e Niksonit ndëmorri çdo lëvizje, që të parandalonte çdo lloj bashkëpunimi me Kongresin, duke shkaktuar një krizë kushtetutuese. Por më vonë, u zbulua se Nikson kishte regjistruar në fshehtësi bisedat private në Zyrën Ovale. Dhe disa prej tyre tregonin hapur se ishte Nikson, ai që ishte përpjekur të përdorte pushtetin e tij presidencial për të ndaluar hetimin e FBI-së mbi Uotergejt.

Më 24 korrik 1974, Gjykata e Lartë, e detyroi Niksonin të dorëzojë kasetat e përgjimeve. Ishte e qartë që Niksoni, do t’i nënshtrohej së shpejti impeachment-it. Ndaj mbrëmjen e 8 gushtit 1974, presidenti njoftoi publikun amerikan, se do të jepte dorëheqjen të nesërmen. Kongresi miratoi 3 nene të fajësimit për pengim të drejtësisë, shpërdorim pushteti dhe shpërfillje ndaj Kongresit. Por dorëheqja e Niksonit, i tha fund kësaj procedure.

LEXO EDHE:  SHBA-Kore e Veriut/A ka rrezik për luftë bërthamore?

LEXO EDHE:  A po nxisin ndryshimet klimatike, nacionalizmin e të djathtës ekstreme?

Impeachment-i presidentit Bill Klinton (1998-1999)

Bill Klinton, nuk u fajësua një lidhjen jashtëmartesore me Monika Levinskin, por përse gënjeu në lidhje me këtë çështje. Presidenca e Klinton gati mori fund, kur Kongresi i kontrolluar nga republikanët, miratoi 2 nene të fajësimit. Hetimet u ndalen tek një kompani e pasurive të patundshme “Ëhiteëater”, ku çifti Klinton kishte investuar në vitet 1970-1980.

Por ai u zgjerua për të përfshirë pretendimet për ngacmime seksuale nga presidenti në dëm të ish-nëpunëses së qeverisë në Arkansas, Paula Xhons. Por në fund Senati që gjithashtu kontrollohej nga republikanët, votoi kundër fajësimit, dhe garantoi vazhdimin e qëndrimit të Klintonit në detyrë. Në dhjetor 1999, një vit pas impeachment-it të Klintonit, dy të tretat e publikut amerikan mendonte se gjyqet e kësaj procedure, ishin të dëmshme për vendin.

Impeachment-i presidentit Donald Trump (2019)

Kundërshtarët e Trump, kanë bërë thirrje për fajësimin e tij, që nga dita e parë e presidencës së tij. Por hetimi aktual, ka lidhje me një kallëzim anonim, që pretendon se Trump i kishte kërkuar presidentit të Ukrainës të hetojë ish-zëvendëspresidentin Xho Bajden, një kundërshtar i tij i mundshëm në presidencialet e vitit 2020.

Kërkesa u bë gjatë një telefonate të zhvilluar më 25 korrik, kur Trump po mbante pezull një ndihmë ushtarake në vlerë 400 milionë për Ukrainën. Transkriptimi i telefonatës, tregoi se  Trump i kërkoi Zelenskit një “favor”. Më pas Trump i kërkoi publikisht Kinës, të hetojë veprimtarinë e djalit të Bajden në atë vend.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar publikisht, se nuk do të bashkëpunojë për procedurat e fajësimit, dhe u ka kërkuar zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të qeverisë, të mos dëshmojnë në 3 komitetet e Kongresit që po hetojnë skandalin Trump-Ukrainë. Mbetet të shihet nëse Kongresi, do të votojë pro shkarkimit të Trump. Dhe nëse ndodh, a do të bjerë dakord Senati? Ka të ngjarë jo, duke pasur parasysh besnikërinë e shumicës së republikanëve të Senatit ndaj presidentit Trump./Allthatsinteresting.com –Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE