Connect with Us

Pasuria “fundos” gjyqtaren e Krimeve të Rënda/ KPK e shkarkon nga detyra

Vetingu

Pasuria “fundos” gjyqtaren e Krimeve të Rënda/ KPK e shkarkon nga detyra

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haveri.

Mësohet se Haveri është shkarkuar nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë. Vetë gjyqtarja Haveri nuk ishte e pranishme sot në seancën para KPK-së.

Rivlerësimi i Dhurata Haverit është bërë nga trupa e gjyqtarëve Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu.

LEXO EDHE:  Ngec në “rrjetë”/ KPK shkarkon një tjetër prokuror

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi të kaluarën e saj profesionale dhe mbi aspektin pasuror, bazuar në të dhënat e marra nga ILDKPKI-ja, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë./ CNA.al

U ble apo u shpërblye nga politika?/ Gjyqtarja e Krimeve të Rënda në sitën e Vettingut

1 Koment

1 Koment

  1. Arben Haveri

    27 Shtator, 2019 at 11:54 pm

    Jeni shpupurisur pa asnje efekt. Meqenese i bini nje dere ne shkretetire po ju drejtohem mu ne sofren tuaj.
    U shit apo u shperblye nga politika ?
    Kjo eshte e rende per mjeranet jo per mua.
    Politika dhe vettingu jane te ndare veprojne te pavarur ? Ok.Per kete pranoj dhe kete e them edhe pse nuk ka ndodhur asnjehere : Menaxhoni nje mundesi perballje live ne cilindo studio qe te deshironi Ju me paragjykimet, thenie e thashat qe mblidhni andej e kendej ose me akuzat ndaj meje dhe jam gati e shkruar e zeze ne kuadratin e sofres suaj te jem nje ore a dy perballe jush. Paguaj une te gjitha,studion, qerane per kohen, kameramane moderatore. nese nuk mundesohet po ju le dy shkrime. i pari eshte shperndare sot ne shume portale e gazeta.
    Dhe i dyti qe nuk e botoi as Reporter.al as koleget tuaj po e hedh dhe ne vijim te shikoni me syte tuaj sa e kote ka qene dilema e atij qe ju shtyu te vini titullin u shit apo u shperblye. Nuk e di kush eshte por ju i sherbeni. Inati i dalte hajer pasi nuk di te kem shkelur njeri ne kallo. ne qartesim te vendimit per shkarkim ja e verteta sipas meje :

    I
    Jo per shkak se eshte ime shoqe, ne dijeni sot dhe ne vazhdim, gjykatat Shqiptare rane me poshte ne standartet profesionale,
    Gjykatesia Haveri perbente nje set kriteresh qe cdo i ri apo e re do kishte me ke te krahasohej.
    Por me e rendesishmja gjykatat humben nje nga njerezit me humane. Ky humanizem ne klimen e mbushur me ulerima per ndeshkim duket si i sferave jashtetokesore nderkohe qe eshte Ligj.
    Menjanimi i gjykateses Haveri eshte treguesi i standartit te ulet e mjeran te modelit te spekulantit qe po harbon ne shembjen e institucioneve Shqiptare.
    Ishte kandidatura qe i la pa gjume, pa tru, e mend – mjeranet.
    Ishte e vetmja kandidature per ne gjykaten e Larte me kritere qe nuk i arrinte asnje ne gjyqsorin shqiptar.
    Kjo kandidature vuri ne levizje te gjitha sistemet e shemtuara te para e pas reformes se spekulantit.
    Nuk ia dolen.
    Guri i fundit ishte pacavuria, furrik i mediokritetit dhe ligesive psikike – Vettingu.
    Nuk u hoq nga vettingu, mori faturen e sistemit me te ndyre e mjeran qe ka pare historia e se drejtes ne kete toke.E zgjaten dhe e sterzgjaten me ricelje hetimi e shtyerje per tu dukur te besueshem.
    Pa e zgjatur, kushdo le ti bashkohet vettingut ne cfare di e si me njeh.
    Sepse une kam per te shtuar urimin per : ate pjese te politikes qe pavaresisht kujt force i perkasin, dine te perdorin zarat, e qe i kane dhe afer nesh, i uroj qe nuk ndryshojne, sepse kjo nuk i maskon …
    kam urimin per cilindo qe akoma ka besim tek modelet e ambasades e te ambasadave,ndaj te cilave kam per te qene sikur kam qene – KUNDER, por per ata qe besojne
    u uroj, u dalte me e mira, qe mendojne ata..!

    II
    Ky eshte qendrimi e bindja ime prej kohesh lexojeni

    Per Edmond Hoxhaj
    I rrjetit te gazetarise investigative
    Diplomuar ne gjuhe letersi

    Une Arben Haveri i permendur ne dy shkrime per shkak te kaosit institucional te quajtur ne menyre manipuluese, Vetting, – pastrim, zhberje, shembje – terma dhe praktike diktatoriale.

    Mua nuk me njohin autoret e kaosit institucional, as nuk njohin gjykatesit e prokuroret e Shqiperise. Autoret qe nuk u identifikuan asnjehere kush jane mendojne se jane fshehur njehere e pergjithmone pas votimit 140 karatesh ne parlament, dhe se ky kaos institucional eshte vullnet i parlamentit shqiptar.
    Te shkuara!
    Shkenca juridike ka marra masa prej kohesh si t’u pergjigjet manipulatoreve.
    Ne kete kontinent qe quhet Europe vepron Doktrina Juridike latine, sot Europiane.
    Ne kete situate absurde ku “mala legge eshte nulla legge” kujt i duhet fati i nje familjari, i nje profesionisti, i nje gjykatesi prej 25 vjetesh.
    Askujt. Sot u kripet koka njerezve se: do zhbejme dhe do bejme Drejtsine e Re.
    Termi Drejtesi eshte term i filozofise agnostike. I krijuar nga njerezit por pa u realizuar kurre ne praktike, as ne ate mot as sot dhe as nuk ka per tu realizuar KURRE !
    Per t’ua shperlare trute njerezve termi drejtesi perdoret kur maskon nje manipulim me permasa katastrofike.
    Deri kur kjo permase te shfaqet njerezit besojne e pasi katastrofa ndodh nuk ekzistojne me, mjete e instrumente per ta riparuar. Dhe kjo eshte pasoje kriminale.
    Katastrofa eshte ulur kembekryq nje me rrenojat e institucioneve tona te sbrazura.
    – Jua sjell kete model qe Shqiperia te zhduke, te miminimizoje korrupsionin (edhe sot kjo nuk eshte e kjarte)!!!
    Keshtu na thane ne Shqiptareve me bucime pergjate ketyre 5 viteve.
    E para gje qe ben cdo njeri i kesaj race do te dije kush jane keta qe sjellin dhe perfaqesojne kete model. Sidomos kur vjen nga vise te largeta dhe njohja eshte e pergjithshme.
    Mban parasysh pas njohjes, ta pranosh apo jo oferten.
    Nga njohja dallon se modeli eshte pa koke.
    Mungojne autoret.
    Thuhet eshte amerikano – europiane.
    Di si gjithe te tjeret qe keto hapesira kane :Amerika 330 milion dhe Europa 660 milion.
    Se bashku rreth 1 miliard.. nje miliard kane punuar qe te luftojne korrupsionin ne shqiperi.
    Pa shaka.
    Kush jane autoret e modelit pse fshihen pas termit te sterzgjatur amerikano – europian ? Mjafton te thuhen emrat dhe gjenden kollaj jane e nga jane ? Pse i fshehin ? Kaq e turpshme eshte te deklarohen emrat e autoreve te reformes antikorrupsion ne shqiperi ? Po eshte e turpshme.
    Dhe neveria ime per tu shprehur per nje turp si ky fillon me bindjen. E percmoj modelin qe paturpesisht na quhet dhe reforme.
    Kujtojme qe ne Itali reformat dhe ligjet e rendesishme kane emra te autoreve si “ Matarella” emri i legjislatorit Sergio Mattarella, “Forlani”i legjislatorit Alessandro Forlani.e me radhe.
    Po te ishte fati im personal sikurse me ka ndodhur jo nje here apo familjar KURRE nuk do ju adresohesha publikisht.
    Fatin e pergjegjesine personale a familjare do ia adresoja mundesise e zotesise per te rifituar poziten e vendin qe me takon.
    Por po iua adresoj per te ndare qendrimin dhe bindjen time personale ne kete rast, per katastrofen rrenqethese qe shoh te pakten prej trevitesh.
    Te hesht, te mbyll veshet ? JO !
    Ku ti hedh librat e doktrines juridike europiane, ne c’zjarr ?
    Ne ate te Giordano Brunos apo ne ate te Rajhut trete ?
    KURRRE !
    Perkundrazi i vihem perballe si kundershtar kaosit institucional qe fetishizohet si reforme.
    Humbja ne kete moment, duket qe eshte nga une.
    E perseris E Drejta Latine-Europiane nuk ka humbur .
    Eshte vitale dhe ne gjenerim te vlerave. Kjo e drejte me ka mundesuar te njoh c’jane ligjet dhe c’eshte e drejta, jo Drejtesia, C’hipokrizi…!
    Ligjet nuk dalin nga parlamentet rrjedhin nga doktrinat, e per kete votuesit e mencur zgjedhin jo dhelputete por Legjislatore; jo vende pune e perfitime por juriste e intelektuale qe njohin doktrina,e bejne ligje jo me urdher por sipas parimeve e principeve juridike ne pershtatje me rrethanet.
    Ligjet nuk importohen sepse rrethanat ne vende te ndryshme s’jane te njellojta.
    Por kur dalluan se importimi i kaosit institucional sillte pasoja te pariparueshme perhapen opinionin me te cilin do justifikohen me vone, se reforma eshte eksperimentale.
    Kujt iu muar leje qe mbi koka do t’u hidhej nje process eksperimental ?
    Ka shkelje uleritese !
    – Behet eksperiment mbi koka njerezish pa nje dakortesi.
    Eksperimentet shkencore kane dakortesi shume, shume rigoroze per ata qe i pranojne eksperimentet vullnetarisht.
    Ndersa ne Shqiperi eksperimenti kriminal me pasoja psikologjike,mentale e rutinore ka marre permasen e lincimit mesjetar, as me shume e as me pak.
    Ta tregon njeri faturen e kaosit institucional ? Apo eshte sekret e mos na e diktojne Ruset !
    Ne dijenine time flitet per rreth 100 milione dollare nga te cilat 1.5 milione jane per trainime dhe pjesa me e vogel prej 98.5 per qind per tulla, llac e godina, e mure…ehheeee
    Pasoja me e rende dhe me kriminale…heqja e gjykatesve nga puna ? Aspak !
    Me qindra te pandehur e te denuar qe u eshte hequr e drejta themelore e sanksionuar ne karten europiane te te drejtave te njeriut ANKIMIMI.. sepse
    Autoret e kaosit institucional na nxjerrin gjuhen e na perqeshin duke u zgerdhire : nuk parashikuam zevendesimin po me mire pa gjykates se sa me te korruptuar…
    Po njeriu dhe e drejta e tij?
    – Te presin.
    – Ku ?
    – Ne qeli sa t’ua bejme drejtesine e re…
    .Mirepo e Drejta Doktrinale(c’fjale e vjeter e shemtuar, arkaike apo jo!), Europiane ka parashikuar : Afatet.
    – Jo ne qe po bejme drejtesine e re nuk pyesim per afatet dhe te drejten europiane, ne i shkelim, kemi dhe “zedhenesa” si fare hidhrash qe “mbeshtesin” shkeljet deri sa te…
    Cdo individ a familjar ka setin e problemeve dhe shqetesimeve qe e rrethojne dhe ne fund thote : Ti ,Ti a je I tille…Publikisht na e mbyllen perballjen qe para tre vjetesh dhe leshuan te perdorurit kunder pa pranine tone ..
    Por Si kundershtar i kaosit shtoj se nuk pres qe autoret e kaosit institucional te me rrefejne kush jam e si jam.
    I zeroj, i hedh ne kosh te plehrave.
    Fjalet e tyre le ti mbajne sepse fjala dhe shprehja jane te drejta te kartes Europiane por jam perball me ta, ku te jene, e ciletdo te jene.
    “ ME PARE KEMI VENE MENJANE PARATE PER REFORMEN – THENIE E NJE DIPLOMATI TE HUAJ E THENE NE SINKRON. Kjo eshte preambula e kaosit institucional.
    Dhe ne kete perballje me mashtrimin i jam kundervene qe sekonden e pare e deri sa te zbythet.
    Na kane quajtur me kohe qe nga 1913 te padenje, njerez me bisht dhe pas kesaj pasoi grabitja e trojeve shqiptare, sot na quajne te korruptuar dhe cuditerisht, pikerisht tani po kerkohen kufinj te rinj ne toke e det te Shqiperise.
    As ne sistemin e para 90 –es nuk ndodhte qe hetimi dhe vendimi te jene tek i njeti njeri.
    E Drejta Europiane lartesohet mbi kete menxyre juridike, sociale dhe antidemokratike. As diktatura qe bente c’te donte nuk i bashkoi ne nje jurist dhe hetuesin dhe gjykatesin sikurse eshte sot ne pacavuren Vettlling.
    Edhe ne epoken e tradites zakonore thuhej – Eshte e kanunit .. e ligjit ..te asaj kohe
    Hajde derdimene hajde, sot eshte: e tha, e c’tha ambasadori! Jo reference ligjore.
    Ricelje e ricelje te hetimit vazhdon logoria ndaj gjykates deri kur te…e derisa te …
    Riceljen e kerkon i njejti person qe eshte dhe hetues dhe vendimmarres. I njejti person.
    Kujt ia kerkon riceljen ..
    hajde torollake Reforme hajde hajde !
    Ia kerkon Vetes !!!!!.
    Ja modeli qe na u paraqit me buje.
    Ja ligjet e reja. Doktrina e permbysur.
    Ky model nuk u kerkua por gjemoi rrugacerisht :
    – Booo c’korrupsion paska ne gjyqsorin Shqiptar!
    -Si ne asnje vend ne planet! Modeli “Zbuloi” te keqen planetare. Gjyqsori Shqiptar. Me zhdukjen e korrupsionit ne Shqiperi e keqja e planetit merr fund. Pasi korrupsioni ne planet ka vec nje emer, gjykatat Shqiptare.
    E neveritshme, jo per juristet ane mbane globit por per kedo normal- human being.
    Me e neveritshme eshte kur lidere europiane dhe boterore I vihen prapa kesaj cmendurie dhe e bejne pjese te politikave te mbeshtetjes per Shqiperine. Nuk e dine, nuk kane kurajo …
    Procesi i sterzgjatur eshte i parashikuar ne te Drejten Europiane.
    E ka parashikuar.
    Eshte presion… per cfare ?
    Eshte shantazh per te mbjelle tek njerezit dhe opinini te obubujshmen per gjykatesin..per te aktivizuar skutat me te errata te njeriut e shoqerise ndaj gjykatesit.
    Pasi kane rene permbys ne bark a ne shpine per muaj te tere perseri nuk ia dalin gjykateses dhe kerkojne shtyerjen e shtyerjen e procesit.
    Me dhjetra vete ne pacavuren vetting me rroga e kushte pa asnje kokcarje tjeter nuk ia kane dale.
    I duhet t’ia dalin me s’ben, ndryshe….
    Eh kohe e pa shembullt !
    Opnionit publik i duhet jo c’shkaterron por cfare po nderton;
    jo ke po heq po c’situate po krijohet.
    Por keto permenden ne pergjithsi e kalimthi.
    Jo pa qellim e ardhmja percillet me terma delirante si :” e ndritur” qe “ s’do kete abuzues, s’do kete te korruptuar, kjo epoke do i jape fund padrejtesise”sikurse trumbetohej dhe ne diktature …
    Heu do u thoshte Migjeni – “Sa djaj te bukur ne portat e ferrit !”
    Iu referova te Drejtes Europiane.
    Po, sepse Kushtetuta dhe Pavaresia e vendit tim e shtetasit shqiptar nuk ekziston pervecse e sakatosur ne leter, ne praktike jo e jo.
    Pasi autoret skuthe jane kujdesur qe me ane te presioneve t’ia lene shqyptareve por ne fakt reforma -kaosi institucional nga kush mbeshtetet ?
    Sepse autoret fshihen.
    E cilit jurist faqe kesaj toke s’do i shndriste balli e s’do ti mbushej kraharori te shpallte emrin dhe autoresine por ne rastin e Shqiperise, autoret i druhen, kane frike te shpallen autore te kaosit institucional.
    Deri nje dite ama.
    Flitet per nje fondacion qe eshte e nje spekulanti bursash. Epo nje spekulant mund te jete i nderuar ne ndonje kontinent tjeter.
    Ne Europe e Drejta Europiane dhe spekulanti nuk rrine bashke.
    Ky moral ne kontinentin tone, pasi ligjet nuk jane gje tjeter pervecse moral , zotesi profesionale eshte ne kembe, permendore e vlerave europiane.
    Intelektuale shqiptare kane shtruar pyetjen gjate kesaj kohe
    Ligji eshte moral apo..?
    Doktrina juridike e kontinentit tone e ka percaktuar prej shekujsh qe ligjet dalin nga doktrina dhe doktrina eshte shkenca e zbulimit te pse-ve te natyres.
    Mund t’u pergjigjet doktrina ketyre pse –ve madhore pa moral !???
    Moral, asgje tjeter.
    Ndeshkimi c’ka eshte?
    Veprim ndaj nje akti qe per shoqerine eshte i pamoralshem.
    Marramendja jo e njerezve po e mbare popullit shqiptar eshte e pranueshme.
    Po eksponentet me te larte te politikave euro amerikane pse mbeshtesin nje model te nje spekulanti bursh ?
    Zoti larte kur na krijoi na dha ne venat e gjakut dhe vesin –et dhe virtytin –et.. Dhe te gjithe te medhenj e te vegjel keshtu jemi.
    Per te kaluar lumin u perdor parlamenti i shqiperise.
    Edhe pse u votua nga shqiptaret mes perplasjeve dhe hipokrizise por …u puthen euroamerikanet. Shqiptaret iu versulen njeri tjetrit me karten e reformes si kerbac ndaj njeri tjetrit.
    Aspekti juridik duket korrekt. Reformen ua sollem ne ndersa e votuat ju, shqiptaret.
    Sjellesit e modelit u munduan por nuk i a dalin te fshihen pas shpines se shqiptareve.
    Nje tjeter neveri e shtuar per modelin.
    Puthja ne llozhen e parlamentit do mbese per nje kohe te gjate.
    Per ke u puthen ? Per Shqiptaret. Nuk mjaftonin duartrokitjet ? Harruan qenien dhe dobesine e qenies qe dallohet nga detaji edhe pse mund te maskohet. –
    – Qe n’ekstaze digjesh si qiriu prane l’terit dhe zbulon veten…
    Gjykatesit u ndodhen perballe modelit te spekulantit.
    Privacia personale e familjare u shkel si asnjehere tjeter.
    Te dhenat personale e familjare u keqperdoren per te ndotur ambientin dhe opinionin dhe per te perfituar inatcinj e spekulante te DREJTESISE SE RE.
    Gjykatat jane hallka e fundit.
    Dhe ne rastet kur nuk kane funksionuar te gjitha hallkat e administrates, gjykatat na qenkan problemi…hallka e fundit.!
    Po e kunderta ?
    Te gjithe sistemet e administrates te jene ne zbatim te ligjeve !
    Kjo eshte doktrina juridike Europiane.
    Ne respekt te saj po shtoj nje parim te te drejtes europiane :
    “Invochiamo il potere di punire per difendere la nostra sicurezza. Ma come ci difendiamo dal potere di punire?».

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Prokurori i dosjeve të nxehta para KPK-së/ Çfarë do të ndodhë me Besim Hajdarmatajn

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do t’i nënshtrohet “filtrit” të Vettingut.

Trupa Gjykuese e cila do të bëjë rivlerësimin e Hajdarmatajt, përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

LDKPI ka sjellë një raport ku thuhet se Hajdarmataj ka deklarime të sakte, burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Ndërsa KPK është shprehur se pas hetimeve ka figuruar se Hajdarmataj ka dy depozita bankare, një me 5 milionë dhe një tjetër me vlerë 1 milionë. Sipas KPK këto llogari e kanë burimin nga kursimet e pagës prej vitit 1997 deri në vitin 2016, duke deklaruar se deklarimet e tij përputhen.

Në llogari të Hajdarmataj janë edhe dy shuma parash , prej 6 mijë eurosh dhe 4 mijë paundësh  të dërguara nga i vëllai me banim në Angli. KPK deklaron se pas verifikimeve ka rezultuar se i vëllai figuron me punësim të ligjshëm në Angli duke i quajtur dhuratat të justifikuara.

LEXO EDHE:  Prokurorja e luksit “ngec në rrjetë”/ Vettingu i “pret” kokën

LEXO EDHE:  Probleme me pasurinë/ KPK “pret kokën” e një tjetër gjyqtari

Kujtojmë këtu se Hajdarmataj, është një ndër tre prokurorët që kohë më parë kërkuan arrestimin e sih-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda./ CNA.al

Skeda e pasurisë së deklaruar/ Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj përballet të hënën me Vetingun

Kryeprokurori i dosjeve të nxehta, i “pastrehë”/ Zbulohet pasuria e Hajdarmatajt

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gara për kryeprokuror/ KLP s’bie dakord për rregulloren e renditjes së kandidatëve

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë për në mbledhjen e ardhshme, miratimin e rregullores së pikëzimit për renditjen e kandidatëve për postin e Kryeprokurorit të ri.

Duke qënë se në mbledhjen e sotme nuk ka pasur një dakordësi mes anëtarëve të KLP-së sa i takon metodologjisë, kjo pikë e rendit të ditësh është shtyrë për në mbledhjen tjetër.

Kujtojmë këtu se sipas ligjit për organizimin dhe funksionimit të prokurorisë kriteret që vlerësohen janë; kriteret profesionale, morale, organizative e drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja).

Pikëzimi është mjaft i rëndësishëm, pasi do të përcaktojë se kush do të jetë i pari në listën me tre kandidatët që do i dorëzohen Kuvendit për votim. Parlamenti më pas duhet që me shumicë votash të përzgjedhë një nga tre emrat e dërguara nga KLP.

LEXO EDHE:  Probleme me pasurinë/ KPK “pret kokën” e një tjetër gjyqtari

LEXO EDHE:  Ngec në “rrjetë”/ KPK shkarkon një tjetër prokuror

Në rast se Kuvendi nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave.

Procesi për kandidatët është ende në apel, pasi Lulzim Alushi ka paditur vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara dhe ndërkohë Apeli administrativ i la afat deri më 14 tetor për të plotësuar padinë sipas kërkesave ligjore.

Në garë të kualifikuar deri tani për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme ishin edhe disa cështje të tjera që u miratuan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i “mbytur” në pasuri, shmang përballjen me Vettingun

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot gjyqtar Apeli Astrit Haxhialushi është dorëhequr nga detyra, duke shmangur kështu përballjen me Vettingun.

Haxhialushi ka paraqitur dorëheqjen në Presidencë dhe në KLGJ si dhe pranë KPK-së, me motivacionin se po largohet nga sistemi për arsye shëndetësore.

Kujtojmë këtu se Ish-anëtari i KLD-së, Astrit Haxhialushi, është pjesë e fazës së  dytë të Vettingut, por ende pa datë seance.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Haxhialushit, i cili rezulton se ka pafund pasuri të patundshme, për të cilën thotë e ka trashëgimi.

Bëhet fjalë për prona në bregdet, Gjirin e Lalzit, në Durrës, në Karpen të Kavajës, por jo vetëm.

Sipas një vëzhgimi i bërë në Open Spending Albania, Haxhialushi, rezulton se është pronar i 47 ha pyll në Vorë, 62500 m2 truall i lirë në zonë rurale Vorë, 200 m2 truall në Shetaj Durrës, 58000 m2 ullishte Marqinet Tiranë, 26.19 m2 garazh në Tiranë, 280 m2 truall Karpen Kavajë, pronar i një toke e kompensuar me 4.600.000 lekë Kavajë, 47.5 m2 truall në Kavajë, ¼ e 38000 m2 në Shetaj Durrës si edhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 106.72m2. Kjo është ajo çfarë ai ka deklaruar me 23.03.2017.

LEXO EDHE:  Probleme me pasurinë/ KPK “pret kokën” e një tjetër gjyqtari

LEXO EDHE:  Ngec në “rrjetë”/ KPK shkarkon një tjetër prokuror

Në linkun më poshtë pasuria e zbardhur e Haxhialushit:/ CNA.al

Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i Apelit me pasuri në katër qytete

 

LEXO TE PLOTE