Connect with Us

Parlamenti gjerman zyrtarizon Po-në e negociatave

Politikë

Parlamenti gjerman zyrtarizon Po-në e negociatave

Publikuar

-

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut u kërkuan data dhe afate kohore konkrete, Shqipëria duhet të plotësoje nëntë kushte para se te fillojë me kapitullin e parë.

Bundestagu miratoi të enjten, 26 shtator 2019, në një debat gjysmë ore, me propozim të dy grupeve parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD , rezolutat për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në dhe Maqedoninë e Veriut.

Për Maqedoninë e Veriut votuan 465 deputetë pro, nga 603 deputetë, kurse në votimin e Shqipërisë morën pjesë gjithsej 599 deputetë, prej të cilëve 395 votuan pro dhe 188 kundër, ndërsa 16 abstenuan. Dallimi në vota mes dy vendeve vjen si pasojë e votimit të liberalëve, FDP, pro Maqedonisë së Veriut dhe kundër Shqipërisë. Të Gjelbrit, iu bashkëngjitën kërkesës së dy partive të koalicionit, CDU/CSU dhe SPD, megjithëse ishin kundër kushteve shtesë të Bundestagut për Shqipërinë. Një kompromis ky, të cilin i ish dashur ta bënte më parë edhe partia socialdemokrate, në mënyrë që Shqipërisë  t’i jepej dritë e gjelbër për negociatat, siç i tha Deutsche Welles para votimit, Christian Petry, folësi i grupit parlamentar të kësaj partie për çështjet  e Bashkimit Evropian.

Rast historik

Debati që u bë në Bundestag ishte deri diku i qetë. Ai u hap nga eksperti i Evropës Juglindore, Josip Juratoviç, SPD, i cili  e vuri theksin kryesisht te përparimet që kanë bërë këto vende falë perspektivës evropiane,

Bundestag Besuch Sozialistische Partei Albaniens | Taulant Balla & J. Juratovic (DW)Edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ishte i pranishëm në Bundestag gjatë këtyre ditëve: Këtu me Josip Juratoviçin e SPD-së.

Ngjashëm argumentoi edhe Florian Hahn, zëdhënësi  i grupit parlamentar  CDU/CSU për  Evropën. Ai u kujtoi premtimin që u është bërë këtyre dy vendeve  për fillimin e negociatave. Hahn lavdëroi përpjekjet e tyre për reforma, por diferencoi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duke i kujtuar Shqipërisë krizën e brendshme politike, korrupsionin, krimin e organizuar, por edhe mallin për „Shqipërinë e Madhe”, siç e quajti ai. Por Hahn diti t’i kthente këto mangësi në argumente pro çeljes së negociatave: “Çfarë të bëjmë, ta lëmë Shqipërinë vetëm?” Pyeti Hahn dhe paralajmëroi: “Do të humbim një rast historik, nëse i kthejmë shpinën Shqipërisë” tha ai duke korrur kështu duartrokitje nga kolegët e grupeve të koalicionit.

“Arroganca e Bundestagut”

Më e zjarrtë ishte fjala e deputetit të gjelbër, Manuel Sarrazin, i cili në fillim  përshëndeti  zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, që e ndiqte nga tribuna seancën  e mbajtur në orët e vona të mbrëmjes në Berlin. Osmani kishte ardhur enkas nga Shkupi, për të treguar rëndësinë që i jep vendi i tij këtij votimi. Sarrazini u shpreh i indinjuar me atë që ai e quajti „arrogancë“ të Bundestagut që vendos kushte të reja, përtej atyre që ka vendosur Komisioni i BE-së. Veç të tjerash, ai kritikoi edhe ndërhyrjet e disa deputetëve në krizën e brendshme në vend, si ndërhyrje në politikën e brendshme të Shqipërisë.

Berlin - Manuel Sarrazin spricht bei Plenarsitzung des Deutschen Bundestages (picture-alliance/dpa/S. Schuldt)Manuel Sarrazin

Të Gjelbrit kishin parashtruar edhe një kërkesë për ta ndryshuar rezolutën. Aty kërkohej konkretisht që Gjermania të ndikojë që konferenca e pare e negociatave me Shqipërinë të hapej qysh në  fund të vitit 2019. Veç të tjerash, Të Gjelbrit kërkonin që kushtet të mbeteshin “ato të përcaktuarat nga Komisioni i BE-së, të miratuara në Këshillin Evropian për Çështje të Përgjithshme, më 26 qershor 2018.” Kërkesa e tyre u refuzua.

Kërkojmë dënime zyrtarësh

Edhe Peter Beyer, nga CDU, nuk i kurseu kritikat Por jo në adresë të kolegëve por në adresë të  Shqipërisë, megjithëse në fillim lavdëroi ngritjen e një tryeze të rrumbullakët për reformën zgjedhore.  „Kjo është gjë e mirë, por nuk mjafton“, tha deputeti kristiandemokrat. Fjalë të ashpra lëshoi eksperti i Evropës Juglindore sidomos për vendimin e gjyqit të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua vetëm për keqpërdorim detyre dhe shumë më pak se çfarë kishte kërkuar prokuroria. „Nuk gënjehemi me këto dhe kërkojmë dënime zyrtarësh të lartë“, tha Beyer.

Në fakt, në mbledhjen e së martës së CDU/CSU-së kishte pasur debate emocionale dhe të gjata, siç i raportuan disa pjesëmarrës DW. Gati një ore e gjysmë kishin diskutuar deputetët konservatorë vetëm për Shqipërinë, imazhi i së cilës lë shumë për të dëshiruar, sidomos përsa i përket  përfshirjes së shqiptarëve në struktura të krimit të organizuar. Por, në fund të debatit, edhe shumë prej skeptikëve dhe kundërshtarëve të çeljes së negociatave me Shqipërinë, si Gunther Krichbaum, iu bashkuan qëndrimit të kancelares dhe qeverisë së saj. Në votimin nominal të së enjtes në plenum, CDU/CSU pati vetëm 6 vota kundër Shqipërisë dhe 5 abstenime.

LEXO EDHE:  I riu ngre alarmin/ Shqipëria drejt një eksodi më të madh se ai i viteve 90’

AfD, liberalët dhe Die Linke  kundër 

Ndërsa deputetët e SPD-së dhe Të Gjelbrit që ishin të pranishëm votuan të gjithë pro. Grupi parlamentar i AfD-së pati një abstenim, dhe të gjitha votat e tjera (76) kundër.

Siegbert Droese, nga kjo parti, tha se „për momentin nuk ka asnjë vend të Ballkanit Perëndimor që të jetë gati për anëtarësim“. Droese e lidhi argumentin e tij me qëndrimin hezitues të presidentit francez Macron, i cili mendon që në vend të anëtarësimit t’iu ofrojë këtyre vendeve një afrim, përsa kohë që nuk është  konsoliduar Bashkimi Evropian.

Liberalët e FDP-së e ndanë votën e tyre: “Po” për Maqedoninë e Veriut dhe  thuajse njëzëri “jo” për Shqipërinë. Vetëm një deputet liberal i dha Shqipërisë votën pro. Me një rezolutë të vetën, partia opozitare  propozoi që negociatat me Shqipërinë të çelen vetëm atëherë, kur të jenë bërë përparime efektive në prioritetet kyçe të përcaktuara nga Komisioni Evropian. Edhe kjo rezolutë u refuzua nga shumica e deputetëve.

Edhe e E Majta, e cila kishte qenë e dyzuar para votimit, vendosi te votonte thuajse njëzëri (1 abstenim) kundër çeljes së negociatave, por jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë e Veriut.

Datë për Maqedoninë

Në rezolutën për Maqedoninë e Veriut grupet parlamentare të koalicionit, ndër të tjera kërkojnë që të garantohet vazhdimi i kursit reformues dhe zbatimi i reformave të miratuara nga Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu rezoluta kërkon që të bëhet e qartë se “Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të bëjë përpjekje të konsiderueshme shtesë për të përmbushur kriteret e pranimit, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, përfshirë edhe të drejtat themelore dhe efikasitetin e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe forcimin e institucioneve dhe për forcimin dhe  mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”

Planet e veprimit të propozuara nga Komisioni Evropian duhet të përmbajnë afate dhe synime të qarta, përmbushja e të cilave duhet të jetë një parakusht për hapjen e kapitujve të rinj, thuhet në rezolutë. Ndër të tjera “Bundestagu ruan të drejtën të përdorë të drejtën e tij të përgjithshme për të komentuar nëse konstaton se kushtet për hapjen e kapitujve negociues nuk janë përmbushur.”

Kushte për Shqipërinë

Në të kundërt, në rezolutën për Shqipërinë kërkohej që qeveria gjermane  t’i miratonte negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Evropian, më 17 dhe 18 Tetor 2019, vetëm me kusht që konferenca e parë e pranimit të zhvillohet kur qeveria gjermane të ketë konstatuar plotësimin e dy kushteve:

  • funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe pajisja e tyre me numrin e duhur të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
  • miratimi i ligjit të ri zgjedhor dhe garantimi i një financimi transparent të partive dhe fushatave elektorale.

Ndërsa kështu, sipas rezolutës, konferenca e dytë, gjegjësisht hapja e kapitullit të parë, mund të ndodhë vetëm kur të jenë plotësuar shtatë kushte të tjera:

1) implementimi i reformës zgjedhore;

2) hapja e ndjekjeve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve që nga Vetting-u janë akuzuar për vepra të dënueshme penalisht;

3) çelja e procedimeve nga prokuroria, dhe eventualisht nga gjykatat, kundër personave që kanë pasur lidhje me shitblerjen e votave;

4) përparime solide në luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe zyrtarë dhe politikanë të lartë. Këtu hyjnë hetime proaktive gjegjësisht ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

5) Funksionimi i strukturës së posaçme antikorrupsion (SPAK)

6) Përparime në reformën zgjedhore, duke përfshirë edhe verifikimin e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, duke pasur parasysh edhe akuzat për parregullsi.

7) Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019;  në rast se zgjedhjet duhet të përsëriten, atëherë ato duhet të  mbahen mbi bazën e ligjit  të ri zgjedhor./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kombi më i rrezikuar se kurrë”/ Meta tjetër mesazh të fortë: Kjo është një betejë vendimtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish sot një mesazh të fortë qytetarëve, ndërsa duket i vendosur në “betejën”, sipas tij për të mbrojtur Kushtetutën.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson këtë si një betejë vendimtare për vetë ekzistencën e kombit shqiptar.

“Të dashur qytetarë!

Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.

Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

LEXO EDHE:  BE, 94 milionë Euro për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë

LEXO EDHE:  Cakaj justifikon dështimin për hapjen e negociatave/ “Fajëson” Bashkimin Europian

Por jo vetëm kaq. Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare.”-shkruan Meta.

Më tej, kreu i shtetit thekson se “Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.”.

Ndaj, thekson kreu i shtetit,  “në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT!”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga vjedhja e floririt tek 15 vilat/ Frrok Çupi ja numëron një për një Metës

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion.

“Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë.

Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve”, tha Çupi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frrok Çupi ia thotë në sy këshilltarit të Metës/ “Je hajdut, ke qenë në burg!”

Publikuar

-

Nga

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishajt dhe analistit Frrok Çupi.

Dervishaj u vu në mbrojtje të Metës dhe i kërkoi avokatit Spartak Ngjela të mos e ofendojë, por në këtë moment ka ndërhyrë Çupi.

Analisti ngriti akuza të forta ndaj këshilltarit të Presidentit, për të cilin tha në emisionin “Open” se ka qenë në burg për vjedhje.

Çupi: Po ti je servil i Metës. Je akuzuar se ke vjedhur. Ke qenë edhe në burg, e vjen e këtu.

LEXO EDHE:  Shqipëria me konsumin dhe të ardhurat më të ulëta në Europë

LEXO EDHE:  Borxhi publik/ BB i “tërheq veshin” Shqipërisë

Dervishaj: Nuk ju lejoj të fyeni Presidentin, të paktën kini respekt për institucionin.

Çupi: Nuk debaton me ne. Të mori Meta dhe të futi në zyrë, ta them unë, Meta ka këshilltarët më të këqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE