LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nikolla si Gehrig/ Mona e Luli rrëzojnë Ramën, por nuk duan

27 Shtator 2019, 08:44, Politikë CNA
Nikolla si Gehrig/ Mona e Luli rrëzojnë Ramën, por nuk duan

Gazetari Nikoll Lesi, dikur mbështetës i flaktë i Berishës, sot ?lëpirës? i Metës dhe LSI-së, mund të quhet ndryshe edhe ?Kali i hekurt?, ose Lou Gerigh i politikës shqiptare.

Njësoj si Lou Gerigh që quhej ?Kali i hekurt? për përkushtimin e tij në lojë, edhe Nikolla duket po aq i përkushtuar t?i shërbejë me devotshmëri Metës.

E ndërsa në qarqet mediatike qarkullojnë zëra se një marrëveshje është arritur mes Bashës dhe Ramës, Nikolla nga frika se mos i del jashtë lojë ?i preferuari? i tij, bën diversionin e radhës.

Në një opinion të botuar në ?Koha Jonë? e cila në fakt është shndërruar tashmë në zërin zyrtar të LSI-së, shkruan se Basha dhe Kryemadhi e rrëzojnë Ramën, por nuk duan sipas tij.

?Ka përhapur në eter se ?gjoja Basha po më pret për koalicion të madh e të gjatë? e ku më pas kur merr përgjigje stoike nga kreu demokrat apo ish-lideri historik i PD-së, kryeministri përhap intrigën tjetër se ?me LSI do bëjmë koalicion strategjik integrues? dhe kur përgjigjet prerë Monika Kryemadhi se me Edi Ramën nuk ka asnjë kompromis, ai fillon nga e para. Prapë lëshon ?zagarët? nëpër Tiranë dhe në disa ekrane duke synuar përçarjen e dyshes PD-LSI.

Kryeministri e di mirë se vetëm një koalicion PD-LSI dhe krejt partitë e opozitës sëbashku e rrëzojnë përtokë Rilindjen.

Ndaj në këtë drejtim synon përçarjen duke e bërë fakt të kryer se sikur ?po bëj ?martesë? të dytë me Lulzim Bashën?.

E gjithë propoganda e tij synon të mbjellë farën e thashethemit dhe të përçarjes.?-shkruan ndër të tjera Nikoll Lesi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga