Connect with Us

Murrizi kërkon shtëpi për deputetët e “pavlerë” të Lulit

Politikë

Murrizi kërkon shtëpi për deputetët e “pavlerë” të Lulit

Publikuar

-

Pas djegies së mandateve të deputetëve nga opozita, të tjerë kandidatë nga listat pritëse kanë pranuar të futen në parlament, duke çuar kështu në krijimin e një tjetër opozite parlamentare.

Kandidatë të future në lista nga Lulzim Basha kanë marrë mandatet e djegura të opozitës, dhe sot janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Mes këtyre deputetëve është edhe Adriatik Alimadhi, kryetari i Partisë Balli Kombëtar.

Alimadhi pak kohë më parë kërkoi që deputetëve t’iu rriten pagat, pasi sipas tij nuk kanë një pagë dinjitoze.

Por, ndërkohë edhe deputeti Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi të digjte mandatin, ka bërë një kërkesë të ngjashme.

Gjatë mbledhje së konferencës së kryetarëve, Murrizi ka kërkuar shtëpi për deputetët e listës së Lulit.

Deputeti Murrizi ka kërkuar nga kryeparlamentari Ruçi që të miratohet një fond rreth 1 miliard lekë që t’u mundësojë deputetëve të marrin kredi me interes zero.

Edhe Murrizi, ashtu si Alimadhi, thote se deputetët e rinj duhet të kenë dinjitet, dhe për këtë sipas tij duhet të ndihmohen nga buxheti i shtetit.

Pra, me pak fjalë Murriz kërkon shtëpi për deputetët “e pavlerë” të Lulit, sikurse i ka cilësuar vetë kreu i PD-së.

Murrizi e justifikon kërkesën e tij, duke thënë se deputetët e rinj nuk janë aksionerë në tendera për të blerë vetë shtëpitë.

Zoti Kryetar, dua të flas jashtë rendit të ditës, nuk e di nëse është në tagrin e Konferencës së Kryetarëve, a të bëjmë ndonjë vendim, a të biem dakord të gjithë parimisht, për 15 apo 20 deputetët e rinj, të cilët kanë nevojë të mbështeten. Më duket se deri në vitin 2009 ka qenë ligji që deputetët dhe funksionarët e lartë publik përfitonin një kredi me interes të ulët. A ekziston mundësia që të bëhet një vendim Kuvendi apo qeverie, nëse keni ndrojtje nga populizmi thoni që e ka propozuar Myslim Murrizi, që këta deputetë të marrin kredi? Ata nuk janë aksionerë as në PPP-të dhe as në tendera, por e kanë të nevojshme të mbështeten me një kredi, siç kam marrë unë, por edhe ju në vitin 1997, 1992 dhe në vitet e tjera me radhë. Nuk besoj se është hipokrizi për të ndihmuar 15 apo 20 deputetë, prandaj duhet ta bëjmë një vendim. Pra, bëhet fjalë për 1 miliard lekë të vjetër, që janë më pak se 1 milion euro. T’ia heqim Unazës 100 metra dhe t’ua japim këtyre deputetëve që të kenë edhe ata një farë dinjiteti, sepse po bëhen si arixhinjtë me çadra. Unë besoj se gjithsecili deputet që është futur tani ka një farë rëndësie për mbarëvajtjen e këtij vendi, edhe për ekzistencën në këmbë të këtij parlamenti, ishalla po na hapen negociatat. Pra, nuk na kushton asgjë t’i mbështesim për të blerë një shtëpi.”-tha Murrizi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kombi më i rrezikuar se kurrë”/ Meta tjetër mesazh të fortë: Kjo është një betejë vendimtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish sot një mesazh të fortë qytetarëve, ndërsa duket i vendosur në “betejën”, sipas tij për të mbrojtur Kushtetutën.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson këtë si një betejë vendimtare për vetë ekzistencën e kombit shqiptar.

“Të dashur qytetarë!

Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.

Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

LEXO EDHE:  Tekstet shkollore falas?/ Zbulohet skema e mashtrimit e qeverisë

LEXO EDHE:  Urimi i deputetes së PD bën xheloze G.D.

Por jo vetëm kaq. Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare.”-shkruan Meta.

Më tej, kreu i shtetit thekson se “Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.”.

Ndaj, thekson kreu i shtetit,  “në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT!”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga vjedhja e floririt tek 15 vilat/ Frrok Çupi ja numëron një për një Metës

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion.

“Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë.

Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve”, tha Çupi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frrok Çupi ia thotë në sy këshilltarit të Metës/ “Je hajdut, ke qenë në burg!”

Publikuar

-

Nga

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishajt dhe analistit Frrok Çupi.

Dervishaj u vu në mbrojtje të Metës dhe i kërkoi avokatit Spartak Ngjela të mos e ofendojë, por në këtë moment ka ndërhyrë Çupi.

Analisti ngriti akuza të forta ndaj këshilltarit të Presidentit, për të cilin tha në emisionin “Open” se ka qenë në burg për vjedhje.

Çupi: Po ti je servil i Metës. Je akuzuar se ke vjedhur. Ke qenë edhe në burg, e vjen e këtu.

LEXO EDHE:  Shëndetësia më keq se në vitin ’90/ Ja mashtrimi i Ramës

LEXO EDHE:  Debati për koncesionet/ PD “ultimatum” qeverisë

Dervishaj: Nuk ju lejoj të fyeni Presidentin, të paktën kini respekt për institucionin.

Çupi: Nuk debaton me ne. Të mori Meta dhe të futi në zyrë, ta them unë, Meta ka këshilltarët më të këqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE