LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush fshihet pas kokainës së kapur në Durrës?/ Artan Hoxha plas “bombën”

27 Shtator 2019, 12:32, Kronika CNA
Kush fshihet pas kokainës së kapur në Durrës?/ Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje nga operacioni i djeshëm në Portin e Durrësit, ku u sekuestrua 137 kg kokainë.

Artan Hoxha ka zbuluar të detaje tronditëse, ndërsa theksoi se Shqipëria tashmë është një ndër rrugët e trafikut të drogave të forta, një biznes sipas tij me fitime marramendëse, por shumë kriminale.

?”Ky rast provon se përse në raportet ndërkombëtare thuhet që Shqipëria është një bazë operacionale e trafikut të drogës. Janë bërë disa raste ku janë kapur sasi të konsiderueshme të kokainës, që dëshmon se nuk është sasi kokaine për tregun shqiptar. Kjo është kokainë e destinuar për tregun e Bashkimit Evropian. Shqipëria është një nga degëzimet e rrugëve ndërkombëtare që çojnë kokainë në vendet e BE. Nëse dinim Roterdanim në Holandë dhe Anvers në Belgjikë, apo rruga e Spanjës, Shqipëria është bërë një aktor global i këtij biznesi, që ka fitime të jashtëzakonshme, por biznes shumë kriminal sepse ndikon shumë në vendet ku ai kryhet. Kjo sepse përdoret nga moshat e reja dhe sepse paratë janë kriminale, që shfrytëzohen nga krimi i organizuar për të blerë drejtësinë?-tha Artan Hoxha, në studion e Report tv.

Sa i përket personave që mund të fshihen pas këtij trafiku, gazetari Hoxha tha se bëhet fjalë për persona shumë të fuqishëm.

?Personat e përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar janë persona shumë të rëndësishëm, që nuk kapen kollaj.

Bëhet fjalë për një gruop me lidhje të forta dhe që ka pasur akses në Portin e Durrësit.

Edhe në Amerikë, në një nëndetëse u kapën 5 ton kokainë po nuk u kapën bosët, ata nuk merren vetë me të, bosi merr vetëm fitimet.?-tha gazetari Artan Hoxha.

Më tej, ai reagoi edhe në lidhje me një informacion të publikuar në media, sipas të cilit autoritetet greke kishin zëvëndësuar kokainën me oriz.

?Edhe në raste të tilla duhet që personat e përfshirë në trafik duhet të kapen me prova. Prova është ti kapësh më lëndë narkotike dhe jo me oriz.?-deklaroi Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga