Connect with Us

Klosi: Ja arritëm të kemi një turizëm të qëndrueshëm dhe një rritje të ofertës turistike

Politikë

Klosi: Ja arritëm të kemi një turizëm të qëndrueshëm dhe një rritje të ofertës turistike

Publikuar

-

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se këtë vit ja dolëm, që jo vetëm të kishim rritje të numrit të turistëve, por dhe të ofrimit të një oferte të shtuar turistike, me një rritje të numrit të hoteleve, një rritje të konsiderueshme të sigurisë në plazhet tona, duke arritur në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. “Ja dolëm që së bashku me ju operatorët turistik dhe mijëra e mijëra shërbyes shqiptarë, ja dolëm që të kishim një turizëm i cili garanton që Shqipëria Po mund të konsiderohet një sezon dhe një stacion i vërtet i turizmit Europian. Tani e kemi kaluar frikën që cdo të ndodhi sezonin tjetër besoj ju të gjithë që jeni këtu në këtë sallë, operatorët turistik, që punoni nga veriu në jug, që mbani me ofertën tuaj turistike një zinxhirë hotelieresh në shkallë vendi të dëshmoni që kontratat për vitin tjetër jo vetëm që nuk u vunë në rrezik, nuk u pakësuan, por u shtuan”, tha Klosi.
Ministri theksoi se jemi në fund të një periudhë 3 vjecare të kontratave që erdhën në rritje, të cilat dëshmojnë tashmë, se Shqipëria është një destinacion i qëndrueshëm. “Jo më kot ne këë ditë të turizmit ne zgjodhëm që ta fillonim bisedën me një projekt të mbështetur fuqishëm nga projeket e BE, që kërkon transformimin e zonave të mbrojtura, parqeve tona natyrore, e asaj që ne kemi mbase edhe më të veçantë nga i gjithë rajoni pra bukurinë e natyrës në një destinacion të qëndrueshëm turistik”, tha Ministri Klosi. Sipas dhe dëshmive të operatorëve turistik turistët që vizitojnë në Shqipëri nuk vijnë vetëm për bregdetin por dhe për aventurën, për të vizituar objektet historike, kalatë, për të Alpet shqiptare, Thethin e Valbonën, apo për të parë peisazhe si Syri i Kaltër.
“6.7 milionë turistë që presim të vijnë në vitin 2019 nuk janë fokusuar vetëm në gusht, është e vërtet që arritëm një rekord në gusht, 1 milionë e 550 mijë turistë të huaj shkelën Shqipërinë në gushtin e vitit 2019, duke shënuar rekordin e gushteve të mëparshme duke shënuar si 8 mujor një rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Por, ata nuk vijnë vetëm në gusht, vijnë në shtator, të gjithë i keni hotelet me turistë që vijnë në tetor e nëntor. Ne duhet të punojmë fort që pasuritë tona të zonave të mbrojtura të shndërrohen në të vecantën e turizmit shqiptar”, tha Klosi.
AKZM prej dy vitesh ishte një prej partnerëve në projektin DestiMED (Destinacion i Eko-turizmit Mesdhetar) dhe sot u realizua konferenca përmbyllëse e projektit, duke prezantuar punën që është bërë në përgatitjen dhe çertifikimin e 2 paketave turistike në zonat e mbrojtura të Qarkut të Shkodrës dhe Vlorës, të cilat janë certifikuar nga ekspërtë të huaj dhe do ju dorëzohen operatorëve turistik për t’i aplikuar. .
Paketat u përgatitën nga operatori turistik Albanian Trip, në bashkëpunim me stafin e AKZM dhe AdZM, Vlorë dhe Shkodër. Paketat eko-turistike janë testuar gjatë dy fazave përkatësisht në Maj – Qershor 2018 dhe Maj – Qershor 2019, cilësuar si sezoni i ulët turistik. Rreth 60 ekspertë testues të eko-turizmit, kryesisht nga Italia, Franca, Kroacia, SHBA, Hollanda, Spanja, Costa Rica, kanë qenë prezent gjatë dy fazave të zbatimit të këtyre paketave.

Fjala e Ministrit

Mirëdita të gjithëve atyre që janë marrë me turizmin në këtë sezon të vitit 2019. Sot është Dita Ndërkombëtare e Turizmit dhe ne kemi programuar një sërë aktivitetesh përgjatë gjithë ditës për të shprehur dy opinione: e para për të falenderuar të gjithë ju, komunitetin e biznesit, të menaxhimit të operatorëve turistikë për një sezon shumë të suksesshëm që kemi realizuar në vitin 2019, paçka se sfidat nuk kanë qenë të vogla, packa se realiteti nuk ka qenë ai që operatorët turistikë apo partnerët tuaj të biznesit kudo në botë kanë dashur të ishin në Shiqpëri nga shumë pikëpamje por që sot mund të themi me krenari që ia dolëm të kishim një sezon turistik përsëri të suksesshëm, një sezon turistik i cili u shtri jo vetëm në 45 ditët e ngrohta të gushtit por për një periudhë shumë më të gajtë kohe. Ia dolëm që të kishim një sezon turistik që shënoi jo vetëm një rekord të numrit të turistëve të huaj që vizituan vendin por po ashtu shënoi për herë të parë një numër shumë të shtuar të ofertës sonë turistike të vërtetë në hotelerinë e shtuar kudo në Shqipëri. Ia dolëm këtë vit që të kishim shumë më pak ngjarje negative gjatë sezonit turistik dhe ia dolëm këtë vit që të siguronim në mënyrë të konsiderueshme, sigurinë në plazhet tona. Ia dolëm këtë vit që së bashku me ju të shënojmë një sezon turistik ku vlerësimet dhe komentet e ardhura nga operatorë turistikë ishin gjithmonë në rritje dhe përmirësim shumë të dukshëm sesa edhe vetë shtimi i numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë. Ia dolëm këtë vit që së bashku me ju dhe mijëra e mijëra shërbyes në turizmin shqiptar ne të kishim mundësinë që të ofronim një turizëm, i cili garanton që Shqipëria mund të konsiderohet një stacion i vërtetë i turizmit europian. Mund të konsiderohemi tani që kemi kaluar nga frika se çdo të ndodhë sezonin tjetër. Besoj, ju të gjithë që jeni në këtë sallë, operatorë turistikë që punoni nga veriu në jug, që mbani me ofertën tuaj turistike një zinxhir të madh hotelierësh në shkallë vendi të dëshmoni që kontratat për vitin tjetër nuk u pakësuan, nuk u vunë në rrezik, por u shtuan. Jemi në fund të një periudhe 3 –vjecare të kontratave të para, të cilat erdhën të gjitha në rritje dhe që dëshmojnë se tashmë Shqipëria është një destinacion i qëndrueshëm. Kjo është biseda që duam të bëjmë sot me ju. Jo më kot në këtë ditë të turizmit ne zgjodhëm që ta fillonim bisedën me një projekt të mbështetur fuqishëm nga projeket e BE, që kërkon transformimin e zonave të mbrojtura, parqeve tona natyrore, e asaj që ne kemi mbase edhe më të vecantë nga i gjithë rajoni pra bukurinë e natyrës në një destinacion të qëndrueshëm turistik. Është e vërtetë që në zonat tona të mbrojtura në këto vite të fundit ka pasur një mbrojtje të jashtëzakonshme. Bërja e ligjit nga qeveria e kryeminisrit Edi Rama në 2015 i ka dhënë një status të vecantë zonave të mbrojtura dhe kjo punë e madhe që kemi bërë për këta dy vjet së bashku padyshim me opinionin e qindra dhe mijëra qytetarëve të zakonshëm, me kontriburin e pacmuar të kaq shumë ambjentalistëve që tashmë kanë gjetur te MTM partnerin e tyre për të ngritur kudo në 365 ditë të vitit debatin për të mbrojtur pasuritë natyrore, zonat tona të mbrojtura, për t’i pasqyruar këto zona si destinacion turistik, kanë gjetur partnerin etyre të vërtetë. Bashkë me ju kemi arritur që gjithmonë e më shumë të ofrojmë jo vetëm bukurinë e bregdetit shqiptar. jeni ju ata që dëshmoni që gjithmonë e më shumë turistët që vijnë në Shqipëri nuk vijnë vetëm për bregdetin por vijnë për aventurën e bukur të natyrës shqiptare , për të vizituar kalanë e Beratit, apo të Lezhës e të Shkodrës, vijnë për të vizituar Thethin, Valbonën, Syrin e Kaltër, për të bërë ecje në malet shqiptare dhe jeni ju që dëshmoni se numri i turistëve, 6.7 milionë turistë që presim të vijnë në vitin 2019 nuk janë fokusuar vetëm në gusht, është e vërtet që arritëm një rekord në gusht, 1 milion e 550 mijë turistë të huaj shkelën Shqipërinë në gushtin e vitit 2019, duke shënuar rekordin e gushteve të mëparshme duke shënuar si 8 mujor një rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Por, ata nuk vijnë vetëm në gusht, vijnë në shtator, të gjithë i keni hotelet me turistë që vijnë në tetor e nëntor. Ne duhet të punojmë fort që pasuritë tona të zonave të mbrojtura të shndërrohen në të vecantën e turizmit shqiptar. Është e vërtetë që ka pasur erozion mbi tokë, është e vërtetë që vendosja e ligjit ka ndryshuar shumë rregulla, ka prishur shumë interesa, është e vërtetë se mbrojtja e këtyre zonave ka dëmtuar një komunitet të vogël që ka dashur të bëjë biznes në to, por ama është shumë më mirë që parqet tona natyrore të jenë të bukura ashut si zoti i ka krijuar, të jenë të mbrojtura ashtu si përpiqemi t’i mbrojmë e të mos jenë pjesë e një menaxhimi normal të një parku të qytetit. Është e vërtetë që zonat janë pjesë e bashkive, e komunitetit por ama kanë një trajtim të vecantë sepse vlerat e tyre janë shumë më të vecanta sesa idetë e një gjenerate, sepse vlerat e tyre janë shumë më të vecanta sesa deshirat e një kryebashkiaku për të bërë në të një aktivitet apo për të marrë në menaxhim një zonë që duke qenë e bukur është edhe e lakmueshme. Por jo, vendimmarrja e ligjvënësit shqiptar është që zonat të ruhen ashtu sic janë natyrisht të përdoren për turizëm, natyrisht të përdoren për sa më shumë në aktivitetin tonë por një aktivitet që nuk dëmtojnë turizmin, që nuk dëmtojnë natyrën, që nuk dëmtojnë këtë resurs të madh që ka turizmi shqiptar.
Tema e zgjedhur këtë vit nga Organizata Botërore e Turizmit, ku Shqipëria për herë të parë ka një pozicion shumë të rëndësishëm falë kontributit të të gjithë juve, falë kontritut të palodhur që kanë dhënë tur operatorët shqiptarë, nga të gjithë ju që jeni këtu në sallë. Unë e di që jeni konkurrente më njeri tjetrin, por konkurrenca nuk dëmton te ju atë që duhet të bëjmë të gjithë së bashku për ta prmovuar Shqipërinë ashtu sic është me problematikat e saj, por të bukur. Ashtu sic është me hallet e saj por një destinacion të vërtetë, një potencial të vërtetë turistik që edhe pse duket me kaq shumë probleme është një potencial disa herë më i madh sesa i fqinjëve tanë . Unë e kam bindje këtë dhe së bashku do të punojmë që të ndërtojmë një Shqipëri tjetër e cila në sytë e operatorëve turistikë të huaj, në sytë e turistëve të huaj është kaq shumë e bukur, e dashur ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë konkurrencat tona të brendshme, por nuk duhet t’i bëjmë këto konkurrenca sepse dëmtojmë më të bukurën që kemi. Organizata Botërore e Turizmit ka zgjedhur që ky vit t’i dedikohet; punësimit në turizëm dhe asaj që tregoi edhe një video fare e thjeshtë që sa shumë ta ardhura mund të kemi ne nga një turizëm ekologjik, sesa më shumë mund të kemi nga ai turizëmqë e mikson madhështinë e detit me magjinë e malit, sa më shumë e mikson plazhin e rërës me lagunën, me parkun natyror aty pranë, me trashëgiminë natyrore, kulturore, të bashkëjetesës fetare me kaq shumë objekte kulti që ne kemi në Shqipëri dhe sa shumë punësim prodhon. Ky është qëllimi ynë që turizmi të shndërrohet jo vetëm në një ekonomi, vetëm në një makinë parash, por turizmi të jetë i qëndrueshëm, të krijojë vende pune, të krijojë një klasë shërbyesish në vendin tonë, të krijojë një klasë të një shoqërie që i shërben turizmit në cdo drejtim të jetë një shoqëri që i shërben turizmit me mikpritje. Unë nuk e di reagimin tuaj zyrtar, por di reagimin tuaj në cdo komunikim që ne kemi pasur. 500 studentët e projektit Smile Albania që u shpërndanë kudo në kufijtë tanë dhe në zonat tona turistike ishte një risi jo vetmë nga puënsimi i 500 të rinjve, kandidatëve për tu punësuar në bizneset tuaja por në vitin e tij të dytë ishte po ashtu një sukses i mikpritjes shqiptare, dashurisë që kanë shqiptarër për të pritur me buzëqeshje, me edukim turistik dhe mjedisor.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ahmetaj zbardh vendimin/ 1050 banesa të rindërtuara kalojnë në pronësi të qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një dalje për mediat ka komunikuar vendimet e reja të qeverisë për këtë javë, ku në fokus ka qenë rindërtimi i zonave të prekura nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ahmetaj tha se vendimi i parë lidhet me shkollat e rindërtuara, të cilat i kanë kaluar për administrim dhe mirëmbajtje bashkive.

Po ashtu ai bëri të ditur se Qeveria ka vendosur që nga 20-26 nëntori të shpërndajë 1050 apartamente dhe shtëpi individuale të rindërtuara dhe t’u kalojnë në pronësi qytetarëve.



Familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.

Dua të informoj publikun. Sapo filloi procesi i kalimit të shkolla në pronësi të bashkive. Jemi duke folur për përfundimin e një numri të madh të shkollave të rindërtuara, që i kalojnë bashkive për administrim dhe mirëmbajtje. Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për procesin e rindërtimet për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në 2-vjetorin e tërmetit, do të tregojmë se si do të behet shpërndarja. Një është lista prioritare që vjen si rrjedhojë e aktit normativ ku trajtohen familje me ndihme ekonomike, apo nëna kryefamiljare, apo familjet e policëve të vrarë. Praktikisht këto familje shpërndarja do të bëhet menjëherë dhe për familjet e tjera me short publik. Kjo është detyrë e bashkisë që të fillojnë të organizojnë shortet publike, që të jenë transparente për të shpërndarë njësitë individuale dhe ato apartamente. Vetëm për 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente dhe njësi individuale. Ndërkohë që nga Fondi i Zhvillimit janë shpërndarë gati 1100 njësi dhe janë dhënë grante S4 për familjet. Një pjesë e tyre do të futet në shtëpitë e reja. Do ta vazhdojmë gjatë nëntorit deri në fund të shtatorit, qoftë me shpërndarjen e njësive individuale dhe me apartamentet. Sot besojmë sërish që deri në shtator të vitit tjetër do t’i kemi shpërndarë të gjitha njësitë individuale dhe apartamentet.”, tha Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bolsonaro në gjyq për 600 mijë vdekje nga COVID-i/ Po Rama me dyfishin, kur do të japë llogari?

Publikuar

-

Nga

Pse avokatura e shtetit ka përzgjedhur ‘Foley Hoag laë firm’ për të përfaqësuar Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit

Presidenti brazilian, Bolsonaro i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit për mënyrën se si e trajtoi COVID  mund të përfundojë në burg.

Komisioni i Senatit brazilian miratoi të martën një raport dënues që rekomandon ngritjen e akuzave penale kundër Presidentit Jair Bolsonaro, përfshirë krimet kundër njerëzimit, për politikat e tij Covid.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Erion Dasho, i cili duke hequr një paralelizëm me vëndin tonë shkruan se Bolsonaro po shkon në gjyq për të dhënë llogari për 600 mijë vdekjet nga COVID-I, po Edi Rama me dyfishin e Bolsonaros, a do të ndiqet penalisht?

LEXO EDHE:  Dhuna në familje/ Klosi: Në janar-shtator 2016 janë evidentuar 11% më shumë raste se në 2015

LEXO EDHE:  Ministri Klosi vizitë zyrtare në Serbi: Ofertë e përbashkët turistike



“Bolsonaro i Brazilit po shkon në gjyq me akuzën “krime kundër njerëzimit” për të dhënë llogari për 600 mijë vdekjet nga COVID-i (2,800 vdekje për milion).

Po Edi Rama me 16,000 vdekje (5,600 për milion ose dyfishin e Bolsonaros) a do të ndiqet penalisht?!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha gënjen”/ Deputetët e PD: Ja pse shkuam në “Foltoren” e Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Luan Baçi dhe Sorina Koti sqarojnë për herë të parë arsyet përse shkuan dhe u bënë pjesë e “Foltores” së Sali Berishës.

Të ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetait Roland Qafoku në RTSH24, Baçi dhe Koti dhanë arsye të ndryshme madje edhe treguan sjellje të ndryshme nga ana e zotit Basha të cilin Baçin e përjashtoi si kryetar i degës së Fierit ndërsa Kotin nuk e largoi si nënkryetare të komisionit të Ekonomisë. Për gazetarin Qafoku, Baçi tha se Basha e ka thirrur në zyrë dhe i ka kërkuar me imponim të mos shkonte në “Foltore” por ai ka vepruar ndryshe. Ndërsa Koti ka shkuar në foltore pas kërkesës këmbëngulëse të anëtarëve të Korcës, e megjithatë Basha nuk ka ndërmarrë ndaj saj asnjë veprim. Më poshtë pjesë nga deklaratat e zoti Luan Baçi dhe Sorina Koti bërë mbrëmë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Qafoku.

Luan Baçi, deputet i PD, i qarkut të Fierit, ish-kryetar i degës.

Zoti Baci, si ishte historia e juaj e pjesmarrjes në “Foltore” dhe raporti me zotin Basha pas saj?

luan baci

Doja të flisja në mbledhjen e djeshme por nuk pata mundësi sepse Basha iku menjëherë. Doja t’i thosha diçka Bashës, sepse tha që të më thotë dikush këtu që i kam thënë të mos shkojë te “Foltorja”. Po e them këtu se nuk e kam thënë asnjëherë. Basha më ka thirrrur në zyrë ditën që ndoktor Berisha do vinte në Fier me “Foltoren”. Në orën 11 paradite, shkova megjithëse unë atje isha dhe kishim biseduar dhe i kisha thënë që do shkoja në takimin me Berishën. Megjithatë Basha këmbënguli që donte të më takonte. Hipa makinës dhe erdha në Tiranë dhe i shkova te zyra. Kam bërë një bisedë gjysmë ore. Më tha definitivisht nuk do bëhesh pjesë aty. Unë i thashë definitivisht unë do shkoj aty sepse atje janë të gjithë demokratët e Fierit. Madje edhe ata që nuk janë demokratë dhe unë do të vete pas tyre. Domethënë jo vetëm që e kam detyrim për ata por edhe dëshirë.

Si u përgjigj Basha kur i thatë kështu?

Nuk kishte çfarë të përgjigjej. Unë e dhashë përgjigjen time definitivisht dhe i thashë mirëupafshim.

Kur e morët përgjigjen për largimin si kryetar i degës së Fierit?

Pas disa ditësh pasi u mor edhe rezultati që të gjithë strukturat e degës dhe delegatët në 90 për qind të tyre firmosën formularët në kohë rekord, për 10 ditë. Unë nuk mund të arrija 520 vetë ti kontaktoja. U organizuan vetë ata, firmosën formularët dhe kam qenë në punën më rehat që kam bërë ndonjëherë dhe kam firmosur formularin i fundit vetë. Pa këtij qendrimi, pasi mori vesh që delegatët ishin aty, Basha nxori një e-mail të dorëheqjes sime të bërë një vit e gjysmë më parë dhe më shkarkoi nga detyra.

Cfarë ishte ky e-mail?

Në statut një kandidat për deputet duhet të largohej si kryetar i degës. Një vit e gjysmë më parë unë mora vendimin tim personal që do isha kandidat për deputet dhe kërkova dorëheqjen si kryetar i degës së Fierit. I kam dërguar sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhit me një e-mail që jepja dorëheqjen. Por për çudi nuk ma pranuan. Unë vijova të isha edhe kandidat dhe më pas edhe deputet, por njëkohësish edhe kryetar i degës së Fierit. Pas “Foltores”, meqënëse mora pjesë, Basha nxori nga arkivi këtë dorëheqje dhe tha publikisht se e kam kërkuar vetë. Pra tha se mbi bazën e kësaj që ka bërë një vit e gjysmë më parë, ne po bëjmë largimin.

Por pas largimit ju thirri?

Më thirri për të komunikuar largimin. I thashë që nuk jam dakord.

Biseda ishte e tensionuar?

Jo për hir të ëvtetës me Bashën nuk bëhet bisedë e tensionuar asnjëherë. Kjo është një vlerë që ai ka. Bën një bisedë shumë të qetë brenda kornizave.

Edhe ty të ka shkarkuar brenda kornizave zoti Basha.

Sorina Koti, deputete e PD e qarkut të Korçës, nënkryetare e Komisionit parlamentar të Ekonomisë

Zonja Koti përse vendosët të shkonit në “Foltoren” e zotit Berisha në Korçë? Është cilësuar si surprizë prania juaj atje.

Vërtetë ka qenë surprizië, por edhe dhe për mua ishte surprizë.

Surprizën e bërë ti Sorina. Surprizë ishste për ne që të pamë.

Kur e morët vendimin, para sa kohe që të niste “Foltorja”, e Berishë në Korçë?

E kam marrë në momentin e fundit. Një orë përpara.

Vetëm një orë përpara?

Po vetëm 1 orë përpara. Në orën 17.00 kur “Foltorja” niste në 18.00.

A kishit presion?

Unë nuk kam patur presion nga askush. As nga zoti Berisha, e as nga zoti Basha.



LEXO EDHE:  Komisioni hetimor për "tatimet", zgjidhet Blendi Klosi nënkryetar

LEXO EDHE:  Kanioni i Holtës/ Neritan Ceka akuza ministrit Klosi

A keni bërë bisedë me zotin Basha?

Me zotin Basha kam patur një bisedë konfidenciale përpara. Po diskutonim për punët e komisionit të ekonomisë. Është hapur vetvetiu biseda për “Foltoren”. Por unë do thosha që atë javë ka qenë një bisedë me anëtarët e Partisë Demokratike në Korçë. Nuk pushonin telefonatat se çdo të ndodhte me foltoren e ditës së premte.

Çfarë u thoshin anëtarët e PD?

Kanë qënë qenë anëtarë kryesire, anëtarë të thjeshtë të qarkut të Korçës. Madje ishin edhe një pjesë e anëtarëve të kryesisë që ishin larguar me dorëheqje nga PD

Dhe ju pyesnin juve nëse do shkonit apo jo?

Po.  

Po ata ju thoshin juve që duhet të shkoje?

Jo. Ata më pyesnin mua se çduhet të bënin. Ne do shkojmë. Sepse ishin deri diku të pakënaqur me zotin Basha për shkak të vendimeve të brendshme që kemi patur ne në atë kohë.

Dhe kur e morët vendimin?

Dhe kur të gjithë demokratët kërkonin përgjigje, unë i lashë të lirë. Unë doja të shikoja se çfarë do bënte anëtarësia. U thashë shkoni ose jo, vendoseni vetë në zemrën dhe mendjen tuaj. Të gjithë donin të shkonin.

Atëherë ky ishte momenti që vendosët të shkonit në “Foltore”?

Atëherë në ato momente një pjesë e tyre që nuk kishin mundësi të shkonin për arsye personale më ka kërkuar që unë t’i përfaqësoja. Më thanë ti ke dalë nga dega Korçë.

Kjo është partia reale që të përfaqësosh anëtarët.

Unë kam qenë anëtare e thjeshë dhe në strukturat e PD-së së Korçës. Kështu që unë në mënyrë absolute unë do shkoja ku ishin demokratët.

Tani më thuaj një të vërtetë. A ju mori Basha në telefon pas takimit apo jo?

Jo.

Nuk ke komunikaur fare?

Jo.

Po përse nuk të përjashtoi Basha ty?

Në ndryshim me deputetët e tjerë përfshirë këtu edhe zotin Baçi kam qenë deputetja e vetme që kam folur në “Foltoren” e zoti Berisha.

Dhe ju kërkuat zoti Berisha të bashkonte partinë.

Unë i kërkova zoti Beisha në “Foltore” se çfarë do bënte ai për ta bashkuar partinë.

Mirë, mirë po Basha përse nuk të përjashtoi? Ju keni haur mitingun e parë të PD të drejtuar nga zoti Basha në vitin 2013 në Tiranë. Ai sapo ishte zgjedhur kryetar dhe ju keni qenë në krah të tij.

Kjo është ajo demokracia e brendshme në PD që e pranojmë mendimin alternativ.

Sorina deri këtu ishte 10 me yll. Tani…Përse nuk ju përjashtoi Basha si nënkryetare e komisionit të Ekonomisë?

Janë përjashtuara ata që kanë qenë ekstremë si zoti Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE