LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja pse Bob Marli quhej “Djali i bardhë” kur ishte fëmijë

27 Shtator 2019, 10:53, Blog CNA

Bob Marli, është një legjendë e muzikës në të gjithë botën. Gjatë viteve 1970, ai dhe grupi muzikor që themeloi ?Wailers?, ishin të parët që e bënë muzikën regge të njohur për audiencën ndërkombëtare.

Ata ishin të njohur për kompozimet e tyre të veçanta, dhe për mesazhet pozitive të paqes që shpërndanin. Me Marlin si figurën kryesore, ai grup muzikor predikoi unitet dhe dashuri, dhe apeloi për ndryshime shoqërore. Vetë Marli ndodhej në një pozitë unike, në raport me çështjen delikate të diskriminimit racor.

Ai lindi si Robert Nesta Marli në pjesën rurale të Xhamajkës në vitin 1945. Në atë kohë ishulli ishte ende nën sundimin e Perandorisë Britanike. Aty ndodheshin plantacionet e mëdha, që menaxhoheshin ende nga autoritetet koloniale britanike.

Njëri nga pjesëtarët e administratës koloniale ishte kapiteni Norval Sinkler Marli, një anglez nga Essex, që përshkruhet nga e përditshmja ?Daily Mail? si ?shtatlartë, simpatik, dhe me një personalitet imponues?. Ai shkonte me shumë nga vajzat e reja reja të punëtorëve të plantacionit.

Në kohën kur kapiteni Marli takoi 18-vjeçaren Sedella Buker, nënën e Bob Marlit, ai ishte në të 50-at e tij, dhe kishte patur tashmë një numër të madh fëmijësh. Sipas të gjitha dëshmive të kohës, kapiteni Marli nuk kishte aspak ndërmend të krijonte një familje me Buker, duke i braktisur nënë e bir në Xhamajkën rurale.

Kapiteni u siguroi gjithsesi një mbështetje financiare, deri në vdekjen e tij të papritur nga një sulm në zemër, kur Bob Marli ishte vetëm 10-vjeç. Vdekja e tij, e zhyti familjen në varfëri. Buker u detyrua të transferohej në kryeqytetin Kingston, duke shpresuar të gjente punë për të mbajtur familjen.

Bob shkoi pas saj pak kohë më vonë. Ata u vendosën në një barakë prej llamarine në legjen famëkeqe Trençtaun. Trashëgimia e përzier e Marlit, gjysmë i bardhë dhe gjysmë zezak, ishte burim i diskriminimit të tij në vitet 1950-1960 në Xhamajkë, për shkak të strukturave shoqërore të kohës.

Prandaj, kur Bob arriti në Kingston, ai u prit me mosbesim dhe racizëm nga komuniteti i zezakëve, që e shihte më shumë si një të bardhë. Në shumë raste, Bob quhej madje ?djali i bardhë? nga bashkëmoshatarët e tij.

Sikurse shprehet bashkëshortja e tij Rita:?Ata do ta quanin Bobin një të huaj, pasi nuk i përkiste në të vërtetë asnjë palë:Ata i thoshin ti je diçka midis, je i zi dhe i bardhë, kështu që as nuk je zezak?. Gjërat nuk ishin më mirë as nga ana e familjes së të atit, që e mohuan dhe nuk pranuan të mbajë marrëdhënie me të për shkak se ishte i zi.

Më vonë kur u rrit, ai u përpoq të kontaktonte me ta por sërish u refuzua. Ai do ta shkruante këngën ?Cornerstone? bazuar në atë përvojë të dhimbshme. I përballur me kaq shumë kundërshti nga bota e jashtme, Marli mund të kishte humbur veten në aktet e dhunshme që përfshinë Trençtaunin.

Përkundrazi, ai ishte në gjendje ta pranonte refuzimin ashtu siç ishte, dhe ta shndërronte atë në një rrugëzgjidhje për veten. Muzika u bë ?streha e tij?. Në Kingston ai mësoi të luante në kitarë, dhe gradualisht u krijua grupi ?Wailers?.

Ai e nisi karrierën si një vokalist i rrymës RnB, por pasi Marli u bë një ndjekës i fesë Rastafariane, ata kaluan në muzikën e rrymës regge, ku edhe u bënë të famshëm. Refuzimi i dyfishtë që Marli pësoi që në fëmijëri, si pasojë e përzierjes racore, formësoi pikëpamjen e tij mbi racën, dhe e nxiti atë të bënte apel për ndryshime.

Ai citohet të jetë shprehur në vitin 1975:?Unë nuk kam paragjykime ndaj vetvetes. Unë nuk jam në anën e njeriut të bardhë, apo atij zezak. Unë jam në anën e Zotit, që më krijoi dhe bëri që unë të vij nga e zeza dhe e bardha?.

Bob Marli e humbi betejën e tij me kancerin më 11 maj 1981, në moshën 36-vjeçare. Përmes muzikës dhe trashëgimisë së tij, thirrjet e tij për paqe vazhdojnë të frymëzojnë ende sot gjeneratat e fansave të muzikës./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga