Connect with Us

Ishin shpallur në kërkim/ Arrestohen 3 persona

Kronika

Ishin shpallur në kërkim/ Arrestohen 3 persona

Publikuar

-

Policia e Krujës, ka arrestuar tre shtetas të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë bërë të mundur ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit:
H. M., 64 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe H. Rr., 64 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të tre banues në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksioni i policisë gjatë natës/ Shkon në 184 numri i të shoqëruarve në të gjithë vendin

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës që lamë pas, janë zhvilluar aksione kundër veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në disa qytete, si Tirana, Elbasani, Durrësi, Berati, Fieri, Shkodra, Korça, Pogradeci dhe qytete të tjera.

Mësohet se aksioni blic është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të FNSH, forcat “Shqiponja”, oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik, dhe ka zgjatur deri në orët e para të ditës së sotme.

Nga këto kontrolle, bëhet e ditur se 100 persona janë shoqëruar në Elbasan, 20 në Tiranë dhe 64 në Durrës duke e dërguar në total numrin deri tani në 184.

LEXO EDHE:  “PIKASO” arreston tetë “skifterët”, gjuetarë të floririt në Shqipëri e Belgjikë

LEXO EDHE:  Megaoperacioni Shqipëri-Itali/ Reagon Lleshaj

Po ashtu, efektivët kanë sekuestruar kamera të lokaleve të ndryshme, atje ku dyshohet se në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit, si dhe aparatet celularë të disa personave për të për të parë nëse kanë luajtur lojra fati përmes telefonit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia kontrolle të befasishme në lokale/ Shoqërohen disa persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion të befasishëm mbrëmjen e sotme kundër lojërave të fatit.

Strukturat e anti-krimit ekonomik kanë zhvilluar kontrolle në disa lokale ku janë sekuestruar pajisje te paligjshme.

Po kështu gjatë operacionit mësohet se janë shoqëruar disa persona.

LEXO TE PLOTE

Kronika

RENEA dhe FNSH operacion të befasishëm në Elbasan/ Priten arrestime

Publikuar

-

Nga

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar në Elbasan nga ana Renea-s dhe FNSH.

Sipas Abc News, rreth 100 punonjës policie të mbështetur nga disa grupe të FNSH, skuadrës Shqiponja, oficerë të krimeve të rënda si dhe sektorit të krimit ekonomik janë angazhuar në këtë operacion të befasishëm.

Operacioni ka një shtrirje të gjerë dhe ka për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në qarkun e Elbasanit ndërkohë qeë priten arrestime.

LEXO TE PLOTE