LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta nuk dorëhiqet jep mesazhin “Puthuni me Monën”

27 Shtator 2019, 17:33, Politikë CNA
Ilir Meta nuk dorëhiqet jep mesazhin “Puthuni me Monën”

?Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen?, deklaroi Ilir Meta pak kohë më parë.

Por sot në mbrëmje raporti i Venecias është zbardhur dhe shkruhet: “Presidenti ka tejkaluar kompetencën e tij kushtetuese duke anulluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale tej mandatit elektoral pa u bazuar ne baze ligjore të posaçme”.

Ndërsa Presidenti në një reagim të tij nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, deklaron se ?Zero shkelje të kushtetutës! Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë! E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka mbrojtur  Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka shmangurgjakderdhjen dhe Rajshtagun!?

Kur pritej që Ilir Meta të bëhej burrë dhe të jepte dorëheqjen, sepse ka shkjelur Kushtetutën, deklaron publikisht që e zeza shkruar mbi të bardhë nga Komisioni i Venecias nuk vlen, ai ska shkelur Kushtetutën dhe e quan raportin trakt.

Iliri sot ju tha hapur shqiptarëve ?puthuni me Monën”, se unë ju gënjeva.

 

Lajmet e fundit nga