LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh”/ Artan Hoxha tregon detajet tronditëse

27 Shtator 2019, 12:45, Kronika CNA
“Është rënë në gjurmët e një grupi

Gazetari Artan Hoxha, ndërsa ka komentuar operacionin ndërkombëtar në Durrës ku u sekuestrua 137 kg kokainë, ka deklaruar se është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, sipas tij me një karrierë të gjatë në këtë fushë.

I ftuar në Report tv, gazetari Hoxha tha se ?Është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, me një karrierë të gjatë në këtë fushë. Janë personazhe shumë të njohur, të fuqishëm në Durrës. Prandaj ata kanë pasur në dorë Portin. Në nivele të tilla bexhi është gjëja më qesharake. Ai të blen drejtorin e Portit, drejtorin e Policisë. Ne e dimë shumë mirë si dilet dhe hyhet në Portin e Durrësit. Duhet të dimë: Kjo linjë sa ka kohë që vepron? Është kjo rruga e parë, e 10, e 15? Kush është pas kësaj historie??.

Më tej, ai theksoi se deri tani bëhet për një grup që ka histori të gjatë në histori dhe nuk është goditur asnjëherë.

?Nuk ka pasur problem nëse ka qenë e majta apo e djathta. I kanë pasur lidhjet prej kohësh në Shqipëri. Gentian Malindi është personi më i rëndësishëm nga ata që kanë shkuar të marrin ngarkesën. Sasia e ngarkesës e konvertuar në çmimin e tregut, janë 20 milionë euro. Mendoni që Malindi do ta bënte vetëm 20 milionë euro? Me një anije peshkimi do trafikonte 20 milionë euro? Nuk shkojnë kurrë boset për të marrë ngarkesën. Grupet e strukturuara i kanë të ndara rolet. Jemi në gjurmët e një grupi me karrierë shumë të gjatë në trafikun e drogës, me lidhje shumë të forta, një grup që nuk është goditur asnjëherë. Uroj që prokuroria të ketë faktuar lidhjet e këtij grupi me krerët, në mënyrë që të shkohet tek koka”, u shpreh Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga