Connect with Us

Ekzekutimi mafioz i ish-policit/ Zbardhen emrat e 8 personave në kërkim për vrasjen

Kronika

Ekzekutimi mafioz i ish-policit/ Zbardhen emrat e 8 personave në kërkim për vrasjen

Publikuar

-

Prokuroria e Tiranës i është drejtuar gjykatës për të kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tetë persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 26-vjeçarit, Santiago Malko.
Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për vellezërit Leonard dhe Elis Duka , Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj.
Ndaj tetë personave janë ngritur akuzat e “vrasjes me paramendim”, “armëmbajtjes pa leje”, “vjedhjes”, vepra keto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Gjithashtu gjykata ka miratuar edhe kërkesën për kalimin e çështjes për tu hetuar nga Krimet e Rënda, pasi të pandehurit dyshohen se kanë funksionuar si grup i strukturuar dhe po hetohen edhe për vepra të tjera penale.
Për identifikimin e autorëve kanë ndihmuar kamerat e sigurisë që janë sekuestruar ditën e ngjarjes, të cilat kanë fiksuar se autorët e kanë ndjekur viktimën gjatë gjithë ditës duke ndërruar tre makina.
Aktualisht për këtë vraje ndodhet i arrestuar vetëm Blendi Teta, i cili akuzohet për moskallëzim krimi dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
Ekzekutimi i Santiago Malkos ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në afërsi të Xhamllikut në kryeqytet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjendet i pajetë në banesë një person/ Fqinjët lajmërojnë policinë prej erës së rëndë

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë në banesë një person/ Fqinjët lajmërojnë policinë prej erës së rëndë

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotmë në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Viktima i identifikuar si Hizer Abazi, dyshohet të ketë ndërruar jetë prej 3-4 ditshësh në banesën e tij.

Sipas informacioneve, trupi i pajetë është dërguar drejt morgut të Durrësit, ku pritet të bëhet autopsia për të gjetur shkaqet e vdekjes.

Identiteti i viktimës është Hizer Abazi dhe njihet nga banorët e fshatit, si një person i cili ka pasur probleme me alkoolin dhe bënte një jetë të vetmuar, pas divorcit me gruan.

Burime bëjnë me dije se banorët e lagjes kanë njoftuar policinë pasi nuk e kanë parë të dalë nga banesa prej disa ditësh, si dhe për shkak të erës së rëndë që vinte rreth saj.

LEXO EDHE:  Zbardhen emrat/ Kush janë deputetët “rebelë” që votuan kundër ndryshimeve kushtetuese

LEXO EDHE:  PS vihet në lëvizje/ Zbardhet emri i kandidatit për anëtar në KQZ

Policia e ka gjetur të pajetë të ndjerin ulur mbi një karrige.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“U fut për të shuar sherrin e djalit”/ Zbardhet vrasja e 46-vjeçarit Ridvan Hyseni

Publikuar

-

Nga

“U fut për të shuar sherrin e djalit”/ Zbardhet vrasja e 46-vjeçarit Ridvan Hyseni

Policia e Shtetit ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Shkodër, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Ridvan Ramazani.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa tashmë autorët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.

Viktima ka ardhur në ndihmë të djalit të tij në konflikt, por se është vrarë me shumë plumba kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mushan.

Identifikohen autorët dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, të mbështetura nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe kryerjes së veprimeve të shpejta, profesionale dhe hetimore, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të zbardhnin dhe dokumentonin ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku u gjet i vrarë me armë zjarri brenda në makinë, shtetasi R. H., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

LEXO EDHE:  Lufta brenda PS/ Kush janë ministrat që synojnë Punët e Brendshme

LEXO EDHE:  PS vihet në lëvizje/ Zbardhet emri i kandidatit për anëtar në KQZ

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe Focat Speciale Renela, nën drejtimin e prokurorit, kanë ushtruar disa kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilëve, për arsye hetimore, për momentin nuk iu bëjmë me dije gjeneralitetet.

Gjithashtu, në bashkëpunim me DVP Lezhë vijojnë pikat e kontrollit në akset rrugore, me qëllim kontrollin e imtësisëshëm të personave të dyshuar, për të mos iu lënë mundësinë që të largohen më drejtim të qarqeve të tjera./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjaken rrugët/ Shoferi në gjendje të dehur përplaset me kabinë elektrike, merr para dhe dy automjete

Publikuar

-

Nga

Përgjaken rrugët/ Shoferi në gjendje të dehur përplaset me kabinë elektrike, merr para dhe dy automjete

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ishull Lezhë. Mësohet se një automjet, drejtuesi i së cilës dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur është përplasur me një kabinë elektrike dhe më pas ka lëvizur e është përplasur me një tjetër makinë.

Makina, edhe pas këtyre përplasjeve, sërish nuk është ndaluar, por ka goditur edhe një tjetër automjet.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rënde drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës.

LEXO EDHE:  Shifra alarmante/ Zullumet e shtetarëve kushtojnë 13.8 mln USD

LEXO EDHE:  Ja si Basha do poshtërojë kandidatët e Këshillit Kombëtar

Nga goditja e kabinës, ka ngelur pa energji elektrike e gjithë zona e Ishullit./CNA.al

LEXO TE PLOTE