LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Defekt në nënstacionin elektrik/ Gjirokastra mbetet pa drita

27 Shtator 2019, 14:24, Sociale CNA
Defekt në nënstacionin elektrik/ Gjirokastra mbetet pa drita

Qyteti i Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të një defekti.
Sipas njoftimit të OSHE, për shkak të djegies së siguresave 20kv të TR Tensionit, kanë mbetur pa tension 6 fidera të NST Gjirokastra 2.

OSHEE raporton se ka nisur proçesi i riparimit të difektit për të stabilizuar menjëherë situatën.

Njoftimi i OSHEE-së:
Njoftim për abonentët Gjirokastër
Për shkak të djegies së siguresave 20kv të TR Tensionit, kanë mbetur pa tension 6 fidera të NST Gjirokastra 2.
Ky defekt ka lënë pa energji qytetin e Gjirokastrës.
Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët./CNA.al

Lajmet e fundit nga