LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Andi Përmeti takime me kongresmenët dhe senator të Indianës/ Çfarë u diskutua

27 Shtator 2019, 16:56, Politikë CNA
Andi Përmeti takime me kongresmenët dhe senator të Indianës/

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka zhvilluar disa takime me kongresmenët dhe senatorët më të rëndësishëm të shtetit të Indianës.

Përmeti bën me dije se në të gjitha takimet u diskutua rreth masave antikorrupsion, luftën kundër larjes së parave të pista dhe shpërndarjen në mënyrën më të drejtë të taksave të qytetarëve nëpërmjet prokurimeve publike.

Postimi i plotë:

Takime ne Indiana State House me kryetarin e grupit parlamentar republikan Matt Lehman, me senatoret Andy Zay, Phil Boots, Eric Bassler dhe ne keshillin e qytetit te Indianapolisit me kryetarin e keshillit bashkiak Vop Osili dhe kryetarin e keshilltareve republikan Michael J. McQuillen.
Ne te gjitha takimet diskutuam rreth masave antikorrupsion, luften kundra larjes se parave te pista dhe shperndarjen ne menyren me te drejte te taksave te qytetareve nepermjet prokurimeve publike./CNA.al

Lajmet e fundit nga