Connect with Us

Alarmi për PPP-të/ Dorjan Teliti: Pas 9 kushteve të Gjermanisë, vjen një tjetër “shuplakë” nga FMN

Politikë

Alarmi për PPP-të/ Dorjan Teliti: Pas 9 kushteve të Gjermanisë, vjen një tjetër “shuplakë” nga FMN

Publikuar

-

Drejtor i Kabinetit në PD, Dorjan Teliti thotë se pas 9 kushteve të Gjermanisë, vjen edhe një shuplakë nga FMN për Shqipërinë.

“Pas 9 Kushteve të Gjermanise vjen edhe një shuplakë nga FMN. PPP – luga e artë për oligarkët e qeverisë, që varfëroi Shqipërinë. Alarmit të dhënë prej kohësh nga opozita për korrupsionin në PPP nuk i ka mjaftuar qeverisë, e cila prej 6 vitesh ka privatizuar dhe dhënë me koncesion cdo gjë që i ka dalë përpara”, shkruan Teliti.

Sipas tij, edhe sot, për të disatën herë shefi i misionit të FMN për Shqipërinë, ka rithënë ekzaktësisht atë që opozita prej vitesh e ka ngritur shqetësim prioritar për ekonominë.

Postimi i plotë:

Pas 9 Kushteve të Gjermanise vjen edhe një shuplakë nga FMN.

PPP – luga e artë për oligarkët e qeverisë, që varfëroi Shqipërinë.

Alarmit të dhënë prej kohësh nga opozita për korrupsionin në PPP nuk i ka mjaftuar qeverisë, e cila prej 6 vitesh ka privatizuar dhe dhënë me koncesion cdo gjë që i ka dalë përpara.

Këtij shqetësimi iu bashkua, madje me thirrje urgjente, Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke i kërkuar prej vitesh tashmë Ramës dhe qeverisë së tij të ndalojë me propozimet e pakërkuara për shërbimet dhe investimet publike.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë/ Lojërat e fatit nuk janë mbyllur por po shtetëzohen

Edhe sot, për të disatën herë, shefi i misionit të FMN për Shqipërinë, ka rithënë ekzaktësisht atë që opozita prej vitesh e ka ngritur shqetësim prioritar për ekonominë.

Thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhër të qeverisë por jo të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i kërkon qeverisë të ndryshojë trajektoren e prioriteteve për investimet publike dhe që cdo proces prokurimi të jetë i hapur dhe konkurues.

Vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsioni i PPP nga kjo qeveri janë kthyer në makth jo vetëm për investitorët vendas por edhe ata të huaj.

Nxjerrja e vendit nga kriza ku e ka zhytur Edi Rama është emergjencë kombëtare.

Partia Demokratike ka gati planin e shpëtimit dhe do të nisë ta implementojë atë që ditën e parë në qeverisje./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga vjedhja e floririt tek 15 vilat/ Frrok Çupi ja numëron një për një Metës

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion.

“Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë.

Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve”, tha Çupi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frrok Çupi ia thotë në sy këshilltarit të Metës/ “Je hajdut, ke qenë në burg!”

Publikuar

-

Nga

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishajt dhe analistit Frrok Çupi.

Dervishaj u vu në mbrojtje të Metës dhe i kërkoi avokatit Spartak Ngjela të mos e ofendojë, por në këtë moment ka ndërhyrë Çupi.

Analisti ngriti akuza të forta ndaj këshilltarit të Presidentit, për të cilin tha në emisionin “Open” se ka qenë në burg për vjedhje.

Çupi: Po ti je servil i Metës. Je akuzuar se ke vjedhur. Ke qenë edhe në burg, e vjen e këtu.

LEXO EDHE:  Terrori ndaj biznesit/ Qeveria dështoi me arkëtimin e taksave

LEXO EDHE:  Konferenca e Donatorëve/ Kreditë do paguhen nga shqiptarët, deklarata e SHBA këmbanë alarmi

Dervishaj: Nuk ju lejoj të fyeni Presidentin, të paktën kini respekt për institucionin.

Çupi: Nuk debaton me ne. Të mori Meta dhe të futi në zyrë, ta them unë, Meta ka këshilltarët më të këqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Ngjelës/ “Meta ka prona të pajusfikuara, po përpiqet të shpëtojë veten”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit po del me 2 mars vetëm për të shpëtuar veten.

Sipas Ngjelës Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe ka prona të pajustifikuara.

“Do tregoj 3 pika që me 2 mars nuk do të ndodhë asgjë. Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe nuk e tremb dot Ëashingtonin dhe Berlinin me këto deklarata dhe qëndrime.

Meta ka prona të justifikuara. Ai nuk mund të dalë sikur po shpëton veten kur don që të rregullojë interesat e veta. Ai ka frikë dhe kërkon të mbrohet të rregullojë vetën dhe pronat e tij.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë/ Lojërat e fatit nuk janë mbyllur por po shtetëzohen

LEXO EDHE:  Dështimi me Tatim-Doganat/ PD sulmon qeverinë

Reforma në drejtësi që po bëhet me RR të madhe do ti penalizojë të 4 liderat. SPAK-u do ti marrë nën hetim. Në 2021 këta të 4 nuk do të jenë. Rama, Meta, Berisha dhe Basha nuk do të konkurojnë në 2021”, tha Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE