Connect with Us

Zëri Amerikës tregon favoritin/ Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm drejt fazës finale

Lajme

Zëri Amerikës tregon favoritin/ Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm drejt fazës finale

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të vijojë me vlerësimin dhe më pas renditjen sipas pikëve të të tre kandidatëve. Në fund do të jetë parlamenti ai që do të marrë vendimin përfundimtar. Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm kërkon një shumicë të cilësuar me 3 të pestat e parlamentit. Në rast se ku quorum nuk arrihet, atëherë automatikisht, posti i kalon kandidatit të renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Zonja Marku kërkon të marrë një mandat të plotë, pasi u emërua nga parlamenti me një mandat provizor në dhjetor të vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë në shënjestër të kritikave, sidomos të opozitës, për zvarritje sipas saj të hetimeve në çështje ku rezuton të implikuar eksponentë socialist, ndërkohë që dhe disa emërime apo lëvizje prokurorësh nga ana e saj janë shoqëruar, shpesh me polemika.

LEXO EDHE:  Padia ndaj Arta Markut/ Gjykata e Durrësit jep vendimin

Prokurori Çela shihet si një favorit i fortë në garë. Ai është ndër të paktët që kaloi pa asnjë problem dhe pa ju ngritur asnjë dyshim, procesin e rivlerësimit, në të 3 kriteret e tij, atë formimit profesional, të pastërtisë së figurisë si dhe të pasurisë, kriter i cili ka qenë shkak që ka çuar në shkarkimin e pjesës dërmmuese të gjykatësve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar rivlerësimit, Ndërsa ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të cilën e ka drejtuar dhe për disa vite.

Kandidatja e tretë Memçaj, ishte ndër të parët që kaloi testin e rivlerësimit. Ndërsa ka zhvilluar studime edhe jashtë vendit, ajo ka mbuluar detyrën e Prokurores së Apelit që prej viti 2013, ndërsa më parë ka mbuluar detyra administrative në Presidencë, apo për disa muaj dhe si drejtore kabineti e Prokurorit të Përgjithshëm në periudhën janar-shtator 2013./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ngjarja e rëndë në Librazhd/ Olsi del nga koma dhe shuan dyshimet, çfarë ndodhi në dhomën e çiftit

Publikuar

-

Nga

Olsi Hajdari, bashkëshorti i Rezarta Hajdarit e cila humbi jetën dy ditë më parë në Librazhd, ka shuar dyshimet lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pesë ditë pas martesës së tyre.

Pas dy ditësh në koma, Olsi tashmë është kthyer në shtëpinë e tij në fshatin Gjyrë të Librazhdit.

“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tregoi ai për Klan Plus.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Xhafaj-Marku/ Rama: Në kundërshtim me ligjin, të anulohet

LEXO EDHE:  Padia ndaj Arta Markut/ Gjykata e Durrësit jep vendimin

Olsi Hajdari ka hedhur poshtë akuzat e helmimit apo të vetehelmimit.
Ka qenë e ëma e Olsit, e cila ka gjetur në dhomën e gjumit nusen e vdekur dhe djalin me pak shenja jete.

Rezarta dhe Olsi kishin vetëm 5 ditë që ishin martuar dhe kishin kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Korça e mbuluar me mjegull prej 24 orësh/ Policia thirrje shoferëve:Kujdes!

Publikuar

-

Nga

Prej 24 orësh qyteti i Korçës është mbuluar i gjithi nga mjegulla e dendur.

Qyteti më i madh në juglindje të vendit, si dhe fshaterat rreth e përqarark Korçës janë gjithashtu të pushtuar nga mjegulla.

Në kushte të tilla, nga sektori i policisë rrugore, i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, pasi në këtë orë të natës, shtohet akoma më shumë, sidomos në rrugët nacionale dhe rrurale.

LEXO EDHE:  Dosja “Shullazi”/ Avokatët letër drejtuar Donika Prelës dhe Arta Markut

LEXO EDHE:  Dosja “Shullazi”/ Avokatët letër drejtuar Donika Prelës dhe Arta Markut

Për të shtuar sigurinë në këto akse, policia në aksin nacional, Kapshticë-Qafë Thanë, ka shtuar patrullat e policisë rrugore, ndërsa ka bërë të njëjtën gjë edhe në qytet Korçë dhe Pogradec.

LEXO TE PLOTE

Lajme

I aksidentuari pret me orë ambulancën në rrugë/ Publikohen pamjet shokuese

Publikuar

-

Nga

Ish Kryeministri Sali Berisha vijon të bëjë publike denoncime të qytetarëve për situata që nuk shkojnë siç duhet dhe për të cilat, sipas Berishës, shkaktar është keqfunksionimi i Qeverisë Rama

Në rrjetet sociale Berisha ka publikuar pamje ku një i aksidentuar i gjakosur dergjet në rrugë, ndërkohë që edhe pse ambulanca dhe policia janë lajmëruar, prej orësh asnjëri nga dy institucionet nuk ka mbërritur për të dhënë ndihmë./CNA.al

Video e publikuar në rrjetin social të Sali Berishës:


LEXO TE PLOTE