LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet ngjarja e rëndë në Yzberisht/ Prangoset autori

26 Shtator 2019, 07:22, Kronika CNA
Zbardhet ngjarja e rëndë në Yzberisht/ Prangoset autori

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme në Yzberisht, ku një 24-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri.

Mësohet se uniformat blu kanë arrestuar njërin nga autorët e plagosjes së 24-vjeçarit D.V.

Në pranga ka rënë I. A., 24 vjeç, ndërsa i shpalluri në kërkim është F. A. për të cilin policia o punon për lokalizimin dhe kapjen e  tij.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, ku i arrestuari dhe i shpalluri në kërkim kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë 24-vjeçari D. V., jashtë rrezikut për jetën.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të shpallurit në kërkim F. A., Policia gjeti edhe dy thika.

Lajmet e fundit nga