Connect with Us

“STOP”/ Qytetari denoncon korrupsionin në Vlorë, të përfshirë sekser-avokat-prokuror

Denoncim

“STOP”/ Qytetari denoncon korrupsionin në Vlorë, të përfshirë sekser-avokat-prokuror

Publikuar

-

Një qytetar nga Vlora ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan se si vëllai i tij ra pre e një skeme mashtrimi ku janë të përfshirë sekser, avokat e prokuror. Fatjon Imamaj tregon historinë e vëllait. Ky i fundit, për shkak se ka marrë espuls, e ka të pamundur kalimin e kufirit. Meqënëse bashkëshorten dhe fëmijët i ka në Francë, ai ishte i detyruar të kalonte ilegalisht kufirin për të shkuar tek familja. Kështu, përmes një sekseri të quajtur Detjon Qerivani, pagoi 250 Euro të kalonte nga Porti i Vlorës. Sekseri Qerivani i tha se do të përdorte pasaportën e një kushëriri të tij që ka mbiemër të njëjtë me të, por fotografi të ndryshme?! Sigurisht që kjo skemë nuk funksionoi. Qytetari u arrestua menjëherë në Portin e Vlorës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vëllai i tij, Fatjon Imami thotë se e gjitha ishte një skemë mashtrimi nga sekseri Detjon Qerivani.

Fatjon Imamaj: Me pak fjalë doja të denoncoja problemin e vëllait tim, sepse ai nuk është në gjendje psikologjike sepse ka kaluar shumë. Edhe e fundit, që donte të ikte jashtë shtetit në Francë tek gruaja dhe fëmijët, por është me problem me espulsin, nuk mund të kalojë legalisht dhe ra pre e një mashtrimi të një mashtruesi këtej nga Vlora, Detjon Qerivani. I premtoi se do ta kalonte nga Porti i Vlorës duke i kërkuar 250 Euro me pretendimin se do t’ia jepte policit në port. Gjë që nuk ishte e vërtetë. Vete vëllai në port, e arrestojnë e fusin në burg.

Mirëpo, pjesë e zinxhirit mashtrues janë edhe avokati e prokurori. Pas arrestimit të qytetarit, avokat i tij bëhet Arjan Zyka, të cilin e kishte zgjedhur vetë sekseri Qerivani. Avokati Zyka kërkoi 500 Euro me pretendimin se do ta nxirrte qytetarin nga burgu. Më pas kërkoi edhe 500 Euro të tjera për prokurorin, që ky i fundit të mos ngrinte akuzat. Vëllai i Fatjon Imamajt doli nga burgu dhe u dënua me gjobë. Tani duhet që të paguajë edhe 1 milionë Lekë të tjera, përpos ryshfetit që ka dhënë për sekserin, avokatin dhe prokurorin.

Fatjon Imamaj: U arrestua, unë isha i detyruar të zija një avokat sepse kështu e do ligji. Avokatin në fakt e kishte zgjedhur Detjon Qerivani. Kam folur me të, sa të bën puna jote. Më ka thënë dua 500 Euro që ta nxjerr nga burgu pa asnjë lloj dënimi, pa asnjë masë sigurie. Dakord, u detyrova ja dhashë. Më pas tha dua dhe 500 Euro për prokurorin e çështjes, avokati Arjan Zyka. U detyrova dhe ato i morëm borxh që ja dhamë. Vëllai doli nga burgu sepse ishte i pafajshëm, thjesht kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror, vetëm me gjobë. Tani i ka ardhur dhe një gjobë tjetër që duhet të paguajë 1 milion Lekë, plus këtyre që i mori vëllai, më mori mua, unë pagesën e avokatit, të prokurorit, plus kësaj edhe një gjobë 1 milion Lekë që tani nuk di më nga të kërkojmë borxh. Unë kërkoj vetëm demaskimin e këtyre personave të pafytyrë që na sollën një mijë e një të zeza.

Fatjon Imamaj thotë se për të gjithë këtë histori kanë bërë kallëzim dhe kërkojnë të zbardhet skema e mashtrimit. Por, në polici nuk i japin asnjë informacion në cilën fazë është hetimi, dhe më e rëndësishmja, nuk i tregojnë kush është prokurori.

Fatjon Imamaj: Kemi bërë dhe kallëzim tek krimi ekonomik. Nuk na japin as shpjegim që kush është prokurori i kësaj çështje, kush e ka marrë këtë dosje në dorë. Shkojmë interesohemi dhe nuk na pranon njeri.

Fatjon Imamaj-Vëlla jam Fatjon Imamaj, kemi bërë kallzim në polici para 3 muajsh dhe nuk dimë akoma, se kush është prokurori i cështjes.

Punonjësja Prokuroria Vlorë-Ndaj kujt e keni bërë ?

Fatjon Imamaj- Ndaj një mashtruesi, Detjon Qerivani nga Babica. Është në hetim? Po mirë! A mund ta di, kush është prokurori, se unë kam prova të reja për të dorëzuar.

Punonjësja Prokuroria Vlorë- Këtë informacion, që kërkon, nuk e kam…

Fatjon Imamaj u takua edhe me avokatin Arjan Zyka, por kësaj radhe gjithçka është filmuar nga kamera e fshehtë.

Fatjon Imamaj– O Arjan! Po dy minuta o vëlla? E, se u bëra dhe unë bajat fare! Çfarë ke bërë? Fole me atë?

Avokati Arjan Zyka-Po fola! E ke njëcikë të vështirë, për të ndryshuar atë…

Fatjon Imamaj– Po ti fol me prokurorin, t’i ndajmë gjysëm për gjysëm?

Avokati Arjan Zyka– Me kë prokuror?

Fatjon Imamaj– Ai, që mori lekët.

Avokati Arjan Zyka– Çfarë thua ti? Kush të ka marrë lekë? Je në vete? Shshsh…, kush mori lekë nga ata?

LEXO EDHE:  Denoncimi në "Fiks Fare"/ Gjykata jep vendimin për babain "monstër"

Fatjon Imamaj– Pse mo, burrë? S’ja ke dhënë prokurorit ti? Prandaj i ka bërë t’gjitha këto ai? O Arjan! Të më thoje atje, hajde t’i paguaj gjysëm për gjysëm dhe të mbaroj edhe unë punën time…

Avokati Arjan Zyka– Ore! Je në vete ti?

Fatjon Imamaj– Ore, ta kam thënë 1000 herë: mua ajo më duhet me se s’bën! Më duhet ore, se do hapet gjyq me atë, e dua atje në gjykatë.

Avokati Arjan Zyka- Do vete unë në gjykatë…

Fatjon Imamaj- Po e duan me fakte! Më kupton…?

Avokati Arjan Zyka– Do vete unë. Le të më thërrasë mua!Le të më thërrasë mua në gjyq! Do ta pranoj unë. Mos më zer mua emra pa lidhje, ik se flasim tutje.

Në kurthin e kamerës së fshehtë të Stop ra dhe sekseri Fatjon Imamaj, i cili gjatë bisedës me denoncuesin Fatjon Imamaj pranon që oficeri i policisë gjyqësore ka marrë 500 Euro.

Fatjon Imamaj – Tani atë muhabetin tonë, si do e zgjidhim?

Sekseri Detjon Qerivani– Unë prandaj ju thashë atë ditë: hajde ulemi atje!

Fatjon Imamaj – Atë ditë, ishte atë ditë … ishte i nervozuar…

Sekseri Detjon Qerivani– Gjithsesi! Tani më dëgjo mua! Mirë bëri! I thashë gjë unë? Erdhi edhe njëherë tjetër me një njeriun e tij, filloi gër- gër dhe iku. Nesër në mëngjes hajdeni të dy do ulemi tek 6-katëshi dhe do flasim!

Fatjon Imamaj – Dëgjo, dëgjo! Se unë prandaj erdha kastile, që të llafosemi dy minuta. Tani ato lekët, kujt ia ke dhënë? Drejt muhabeti, që të shkojmë t’ia marrim atij. Nuk po t’i kërkon njeri ty. Thjesht t’ia marrim atij!

Sekseri Detjon Qerivani- Dëgjo! Unë prandaj ju thashë atë ditë…

Fatjon Imamaj – Lekë kam paguar unë nga xhepi. Avokat e prokurorëëë…

Sekseri Detjon Qerivani– Unë s’i kam dhënë avokatit, se ju shqetësoheni, që i kam dhënë avokatit lekë.

Fatjon Imamaj – Po kujt ia dhe mo vëlla 500 euro? I q…..nënën, se është turpi i botës!

Sekseri Detjon Qerivani- Nesër në mëngjes, kur të ulemi të pimë kafe, do e gjej unë atë, që i ka marrë lekët, do të t’i japë ty në vënd atje. Po ju nuk më latë mua, që të sqaroheshim…

Fatjon Imamaj – O vëlla! E ke idenë, se sa janë paguar, për të dalë ai nga burgu?

Sekseri Detjon Qerivani– Unë e di, sa janë paguar. 1500 euro, aq sa të thashë unë janë paguar. Po ju erdhët pa lidhje. Më futët mua atje. A e kupton, që mua, sot për sot, nuk ka çfarë më bën asnjeri?!

Fatjon Imamaj – S’kanë çfarë të bëjnë ty, sepse s’kanë fakte. Me të drejtë, nuk punove. Se tani, 500 Euro m’i more mua në makinë. The, që do t’ia jap oficerit të policisë gjyqësore.

Sekseri Detjon Qerivani– Shshshs…, po n.q.s, ai i ka marrë dhe të thotë ty…

Fatjon Imamaj – Ka marrë oficeri i policisë gjyqësore 500 euro?

Sekseri Detjon Qerivani- Po ore, po, po… edhe Arjani e dinte këtë muhabet, sepse unë i thashë është filani fistëku dhe mos e lëviz më tutje! Dakord foli dhe me oficerin atje!

Fatjon Imamaj – Ai nuk po më lëshon kupon tatimor, që ka marrë 1000. Duhet kuponi!

Sekseri Detjon Qerivani– Po nuk e jep ai kuponin, se ju vajtët, i bëtë denoncim atij. Si do e japi ai? Ti e ha atë patate? Unë s’e ha, as ai s’e ha.

Fatjon Imamaj – S’i kemi bërë denoncim ne atij. S’i kemi bërë asnjëherë denoncim ne atij…

Sekseri Detjon Qerivani– I keni bërë, qysh jo…?!

Fatjon Imamaj– Kujt mo?

Sekseri Detjon Qerivani– Arjanit tonë…?

Fatjon Imamaj– Arjanit?

Sekseri Detjon Qerivani-Po jam takuar unë me oficerin e policisë, që kishit vajtur yt vëlla, që e kishte takuar.

Fatjon Imamaj– Jo, o shoku! Dha deklaratë Arjani në polici, që nga ne ka marrë 1000 euro.

Sekseri Detjon Qerivani-Dëgjo njëcikë këtë burrin këtu! Çimin,(OPGJ) që keni takuar juve, unë e kam në Tiranë. Kam punuar 5 vite tek Presidenti unë dhe unë e kam shok Çimin. Sa kishit ik juve, më mori mua më tha: këtu- këtu muhabeti. Nuk ke, cfarë bën! Nuk është kështu muhabeti, i thashë unë. As unë nuk e nxjerr atë botin tjetër! Ti s’duhet ta njohësh fare atë!

Fatjoni Imamaj tregon se u detyrua që skemën e korrupsionit ta zbardhë përmes emisionit “Stop”, pasi policia dhe prokuroria e Vlorës nuk po bëjnë asgjë lidhur me denoncimin e tij. /tvklan.al/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi në “Stop”–Kamëz/ Bashkia kthen pyllin në zallishte e jep leje për stallë e thertore!

Publikuar

-

Nga

Më 13 shkurt të 2019-ës emisioni Stop transmetoi ankesën e banorëve të Laknasit, në zonën e quajtur “Plepat e Brukes”, të cilët jetojnë këtu prej 300 vjetësh.Rastësisht mësuan, se bashkia ia dha pyllin me qira një shoqërie, që do ta shndërronte në stallë bagëtish.Për të arritur këtë qëllim, pylli është regjistruar si zallishte. Pas 8 muajsh, banorët shprehen, se në momentin që erdhi Stopi, cdo gjë ishte në rregull, por ditët e fundit pronari Bledar Daci, ka ardhur me polici, që të rrethojë pyllin.Sipas tyre, Daci do ta bëjë thertore dhe stallë derrash, edhe pse është vetëm 1 km larg lumit dhe 2 km larg shtëpive të tyre.Në bashki drejtojnë gishtin nga ish-kryetari, por nuk i japin zgjidhje problemit.Kryebashkiaku aktual Rakip Suli, thotë, se është vënë në dijeni këto 45 ditë, që është në detyrë dhe ka biseduar me subjektin, që t’i pezullojë punimet për disa ditë, sa të shprehet Prokuroria.Unë si kryetar, vijon Suli, nuk kam fuqi ligjore të anulloj lejen e dhënë nga paraardhësi im. Nga ana tjetër, avokati i banorëve, Sinan Tafaj shprehet, se vetë Këshilli Bashkiak, mund ta shfuqizojë atë vendim, nëse ka dëshirën e mirë për t’i ndihmuar këta banorë.

LEXO EDHE:  Skandali-Taulant Balla “pushton” institucionet/ Rikthen të dëbuarit e Ramës  

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Kush është 18-vjeçari që u plagos me armë zjarri

Për më shumë ndiq videon e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Raporti i TI-as/ Shqipëria, ndër vendet ku pastrohen paratë e kompanive ‘fantazmë’

Publikuar

-

Nga

Në mesin e vendeve të përfshira në raportin e Transparency International rezulton të jetë edhe Shqipëria.

Në analizën e vlerësimeve të bëra nga Rregullatori botëror kundër pastrimit të parave ‘Forca për Veprimtaritë Financiare’ (FATF) tregon se edhe Shqipëria ka shtigje nëpërmjet të cilave bëhet i mundur pastrimi i parave.

Raporti, i sjellë nga radioja “Zëri i Amerikës”, thotë se dështimi është i lidhur fort me mbështetjen në të dhënat e mbajtura nga bankat.

“Nuk ka kërkesë që të gjithë personat juridikë të kenë një llogari bankare. Nëse një person juridik nuk ka hyrë në marrëdhënie me një entitet raportues, atëherë nuk ka dispozita të tjera ligjore për të siguruar që autoritetet përgjegjëse të kenë qasje në informacionin e saktë dhe më të ri mbi pronësisë”, thuhet në raport i cili u referohet vlerësimeve të vitit të kaluar të Këshillit të Evropës mbi masat që ka marrë Shqipëria për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e aktiviteteve terroriste.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Raporti ‘bombë’/ Kompanitë ‘fantazmë’, në qendër të korrupsionit e pastrimit të parave

Publikuar

-

Nga

Organizata Ndërkombëtare Transparency International, tha të enjten në një raport, se qeveritë po dështojnë të trajtojnë pastrimin e parave dhe mashtrimet ndërkombëtare me taksa, meqë policia nuk i ka mjetet e duhura për të gjetur pronarët e kompanive të dyshuara për veprimtari kriminale.

Sipas VOA, në një analizë e vlerësimeve të bëra nga Rregullatori botëror kundër pastrimit të parave ‘Forca për Veprimtaritë Financiare’ (FATF) tregon se ky dështim është i lidhur fort me mbështetjen në të dhënat e mbajtura nga bankat.

Transparency International thekson se FATF-ja duhet të kërkojë që vendet të krijojnë regjistra qendror të pronarëve të vërtetë të kompanive dhe ato të dhëna të jenë publike, në mënyrë që të lejojnë verifikimin më të mirë të informacionit.

Në raport, thekson radioja amerikane, thuhet se FATF-ja kërkon nga qeveritë të sigurojnë që autoritetet të jenë në gjendje të zbulojnë shpejt se kush janë pronarët e vërtetë ose “përfituesit” e kompanive të regjistruara në territorin e tyre.

Nga 83 vende të vlerësuara nga FATF-ja që nga viti 2014, vetëm një (Trinidad dhe Tobago) ka vepruar në pajtim të plotë me këtë kërkesë. Asnjë vend nuk konsiderohet të jetë “shumë efektiv” në këtë fushë.

LEXO EDHE:  Shqipëria, vendi më i korruptuar në kontinent!

LEXO EDHE:  Shqipëria, vendi më i korruptuar në kontinent!

Autorja e studimit, Maira Martini, eksperte e organizatës Transparency International tha se “fondet mund të transferohen në sekonda nëpër llogaritë e korporatave bankare ndërsa identifikimi i pronarëve të kompanive të përfshira në korrupsionin tejkufitar, mund t’u marr autoriteteve më shumë se një vit”.

Ajo thekson se, pothuajse pa përjashtim të ashtuquajturat “kompanitë shell” shfaqen ne qendër të rasteve të mëdha të korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Një kompani “shell” apo kompani “fantazmë”, nuk zotëron asgjë por figuron si biznes i ligjshëm që shfrytëzohet më shumë për të fshehur veprimtaritë e kompanive të tjera.

Në vitin 2016, skandali i shkaktuar nga rrjedhja më e madhe ndonjëherë e të dhënave rreth kompanive sekrete në të quajturat Dokumentet e Panamasë, hodhën dritë mbi përdorimin e gjerë të ‘kompanive fantazmë”. Më shumë se 140 zyrtarë publik ishin duke përdorur më shumë se 214 mijë njësi për të fshehur pronësinë.

LEXO TE PLOTE