Connect with Us

Sekuestrohet kokainë, telefona celularë dhe para/ Në pranga 40-vjeçari

Kronika

Sekuestrohet kokainë, telefona celularë dhe para/ Në pranga 40-vjeçari

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e një tjetër operacioni kundër trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga ka rënë një 41-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë të ditur se i arrestuari është E. J., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë operacionit, me doza lënde narkotike kokainë, e gatshme për t’u hedhur në treg në rrugën e Durrësit. Pas kontrollit të ushtruar më pas në banesën e të dyshuarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese më kokainë (306.6 gramë).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 500 euro dhe 46 000 lekë të reja, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si edhe 14 telefona smartfon, që poseduesi i lëndës narkotike ia mbante si peng për lëndën narkotike personave të ndryshëm, në shkëmbim të kokainës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “HOSTAGE”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, telefona celularë dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga 41-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të voga, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë marrë informacione në rrugë operative se një shtetas u shiste personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në qytetin e Tiranës, lëndë narkotike droga të forta, kryesisht kokainë, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit, masa shtesë për fluksin e shtetasve përgjatë festave

Mbi bazën e këtyre infromacioneve dhe pas një pune intensive, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “HOSTAGE”, si rezualtat i të cilit u kap në flagrancë shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë operacionit, me doza lënde narkotike kokainë, e gatshme për t’u hedhur në treg në rrugën e Durrësit. Pas kontrollit të ushtruar më pas në banesën e të dyshuarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese më kokainë (306.6 gramë).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 500 euro dhe 46 000 lekë të reja, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si edhe 14 telefona smartfon, që poseduesi i lëndës narkotike ia mbante si peng për lëndën narkotike personave të ndryshëm, në shkëmbim të kokainës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksioni i policisë gjatë natës/ Zbardhen detajet, arrestohet edhe vëllai i kryetares së KPA

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me shoqërimet e bëra gjatë natës nga policia në kuadër të aksionit kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se në Tiranë janë shoqëruar mbi 100 persona dhe 75 janë arrestuar, ndërsa të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Mes personave të arrestuar janë edhe Gramoz Murataj dhe Elvis Mulaj në Qytet Studenti, ndërsa janë sekuestruar edhe mjetet që përdornin për lojërat e fatit pa leje. Gramoz Murataj me origjinë nga Vlora rezulton i dënuar në Itali për drogë, ndërsa sot ka tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit. Ndërsa Elvis Mulaj është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e vettingut. Vëllait të tij, Vladimir Mulajt i kanë vendosur tritol natën e vitit të ri në banesë në Qytet Studenti.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tjetërsimi i pronave/ Prokuroria kërkon burg për Fran Frrokajn

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Lezhës, ka kërkuar tre vite burg për ish-kryebashkiakun, Fran Frrokaj, në lidhje me akuzat për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, në zonen e njohur si “Rana e Hedhun”.

Ndërsa për ish-kreun e qarkut, Gjon Gjoka prokuroria kërkoi 4 vite burgim.

Pretenca e prokurorisë për Fran Frrokajn dhe 18 personat e tjere të akuzuar është dhënë sot në gjykatën e Lezhës. Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar në total 43.6 vite burg në total për gjithë të pandehurit.

LEXO EDHE:  Pse hesht policia dhe prokuroria për sharësit me pagesë të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  U kapën me kokainë e marijuanë/Arrestohen 4 vlonjate, detajet

Kujtojmë këtu se, në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat sikurse edhe në zona të tjera bregdetare, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në toka bujqësore me pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme, lokale, hotele dhe shtëpi banimi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Vetëvaret 43-vjeçari në burgun 313

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet burgut 313, në Tiranë.

Mësohet se një 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Burimet bëjnë të ditur se viktima është B.H., 43 vjeç, me origjinë nga Kukësi, dhe banues në Kamëz.

43-vjeçari i cili ishte arrestuar 2019, pas akuzohej për veprën penale të “Vjedhjes”,  është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qelinë e tij pasi kishte varur veten me çarçaf./ CNA.al

LEXO TE PLOTE