Connect with Us

“Presidenti të këtë më shumë fuqi”/ Shehi: Bashkëqeverisja si call center

Politikë

“Presidenti të këtë më shumë fuqi”/ Shehi: Bashkëqeverisja si call center

Publikuar

-

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi shprehet se presidenti në Shqipëri duhet të ketë më shumë fuqi.

“Ne duam një kushtetutë t’i balancojë institucionet, presidenti të ketë më shumë fuqi. Shqipëria u bë copë kur presidentët u bënë copë copë. Duam institucione më të pavarura më të forta. Mënyra e zgjedhjes së presidentit e bën presidentin të fortë, sot më këtë lloj regjimi, në një farë mënyre e kemi kancelar”, u shpreh Shehi.

Sipas tij, duhet të bëhet ndryshimi kushtetues dhe të vazhdohet me mënyrën e zgjedhjeve dhe me administratën publike.

“A e keni dëgjuar Ramën në shtator, kur  tha ne çliruam mësuesit nga politikat. Mësuesit e Shqipërisë kanë qenë në situatën më të vështirë se i çuan me dhunë e dajak për të votuar. Brenda sistemit administrativ ky ka nxjerrë disa institucione si bashëqeverisja që e ka si call center, ajo është një tallje me gjithë sistemin poltitk. Ti ke 15 ministra me nga 150 drejtorë që kanë për detyre të japin zgjidhje për hallin tim. E çdo dy javë bën mbledhje ky me këto, kjo është tallje, është shumë e poshtër”, u shpreh Shehi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kombi më i rrezikuar se kurrë”/ Meta tjetër mesazh të fortë: Kjo është një betejë vendimtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish sot një mesazh të fortë qytetarëve, ndërsa duket i vendosur në “betejën”, sipas tij për të mbrojtur Kushtetutën.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson këtë si një betejë vendimtare për vetë ekzistencën e kombit shqiptar.

“Të dashur qytetarë!

Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.

Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

LEXO EDHE:  Fillon mbledhja e Asamblesë Socialiste/Pritet shkarkimi i Koço Kokëdhimës

LEXO EDHE:  Skema për rrëzimin e Ramës/Ja kush mund të votojë kundër

Por jo vetëm kaq. Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare.”-shkruan Meta.

Më tej, kreu i shtetit thekson se “Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.”.

Ndaj, thekson kreu i shtetit,  “në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT!”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga vjedhja e floririt tek 15 vilat/ Frrok Çupi ja numëron një për një Metës

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion.

“Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë.

Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve”, tha Çupi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frrok Çupi ia thotë në sy këshilltarit të Metës/ “Je hajdut, ke qenë në burg!”

Publikuar

-

Nga

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishajt dhe analistit Frrok Çupi.

Dervishaj u vu në mbrojtje të Metës dhe i kërkoi avokatit Spartak Ngjela të mos e ofendojë, por në këtë moment ka ndërhyrë Çupi.

Analisti ngriti akuza të forta ndaj këshilltarit të Presidentit, për të cilin tha në emisionin “Open” se ka qenë në burg për vjedhje.

Çupi: Po ti je servil i Metës. Je akuzuar se ke vjedhur. Ke qenë edhe në burg, e vjen e këtu.

LEXO EDHE:  PD thellon akuzat ndaj Ramës/ Kërkon shkarkimin e tij

LEXO EDHE:  Edi Rama sulmon BE/Nuk janë të vërteta ato që themi, BE nuk i meriton

Dervishaj: Nuk ju lejoj të fyeni Presidentin, të paktën kini respekt për institucionin.

Çupi: Nuk debaton me ne. Të mori Meta dhe të futi në zyrë, ta them unë, Meta ka këshilltarët më të këqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE