Connect with Us

Presidencialet amerikane 1960/ Ja truku i pistë që përdori Kenedi për të mposhtur Niksonin

Blog

Presidencialet amerikane 1960/ Ja truku i pistë që përdori Kenedi për të mposhtur Niksonin

Publikuar

-

Mëngjesin e 26 shtatorit, Xhon Kenedi ishte një senator relativisht i panjohur nga Masaçusetsi. Ai ishte i ri dhe i besimit katolik, aspekte këto që nuk e ndihmonin shumë imazhin e tij, teksa do të përballej me një detyrë të re. Por në fund të asaj mbrëmje, ai ishte shndërruar në një yll të ri të politikës amerikane.

Sot pranohet nga shumë analistë dhe ekspertë, që panë debatin e parë televiziv kombëtar në SHBA, 59 vjet më parë, se Kenedi nuk do të ishte zgjedhur kurrë president. Por përtej garantimit të karrierës së tij presidenciale, dueli 60-minutësh midis senatorit simpatik irlandezo-amerikan dhe zv/presidentit në detyrë Riçard Nikson, ndryshoi rrënjësisht fushatat elektorale, median televizive, dhe historinë politike të Amerikës.

Ajo çka ndodhi kur që të dy kandidatët dolën në skenë, është një diçka e njohur. Niksoni, i zbehtë dhe nënpeshë pas një shtrimi në spital kohët e fundit, u shfaq i lodhur dhe i djersitur, ndërsa Kenedi i qetë, dhe me besim në vetvete. Ata që e dëgjuan debatin në radio, menduan se ai që fitoi ishte Nikson.

Por ata ishin tashmë në pakicë. Që nga viti 1960, 88 për qind e familjeve amerikane kishin televizione në shtëpitë e tyre, 11 për qind më shumë nga një dekadë më parë. Numri i shikuesve televizivë, që e ndoqën atë debat arriti në 74 milionë. Këta të fundit, menduan se fitues ishte qartazi Xhon Kenedi.

Nikson u shfaq më mirë në debatet e mëvonshme. Dhe pas dietës së tij ushqimore që ndoqi, e mori veten dhe fizikisht. Por dëmi ishte bërë. “Njerëzit e kanë të vështirë të heqin nga mendja e tyre debatin e parë”- thonë ekspertët. Edhe vetë Kenedi ia atribuoi fitoren e tij rolit të veçantë të medias.

Më 12 nëntor 1960, 4 ditë pas fitores së zgjedhjeve me një diferencë të ngushtë, ai tha: “Televizioni ishte më vendimtar, se sa çdo faktor tjetër”. Pas këtij debati, kandidatët nuk mund ta injoronin më fuqinë ndikuese të televizionit. Debatet mes Niksonit dhe Kenedit, i bënë përballjet televizive mes kandidatëve ndër më të nxehtat gjatë fushatave.

Pas që pas debatit televiziv të 26 shtatorit 1960, për një politikan do të kishin rëndësi të gjitha. Që nga mënyra se si e prezantonte veten në publik, si dukej, çfarë thoshte, dhe nëse kishte kimi më audiencën. Megjithtë përtej dukjes, fakt është që stafi i kandidatit demokrat, përdori disa truke të pista, për të siguruar avantazh ndaj rivalit republikan.

LEXO EDHE:  “Jam këtu falë burrit tuaj!”/ Trump ironizon deklaratat e Michelle Obama

Kështu para debatit të parë të 26 shtatorit 1960, kandidatët kishin rënë dakord të mos përdonin fare grim. Megjithatë, si Kenedi ashtu edhe Niksoni e shkelën këtë pakt, por në mënyra shumë të ndryshme. Kenedi përdori nje shtresë të hollë grimi, të vendosur në mënyrë profesionale pak përpara debatit, ndërsa Niksoni një produkt të quajtur “Lazy Shave”, për të fshehur disa shenja në fytyrë.

Stafi i Niskonit e dinte që kandidati i tyre djersiste, pasi vuante nga ‘hipedrosis’. Prandaj ata vendosën një termostat, në mënyrë që studioja televizive të mbetej e freskët. Por edhe ekipi i Kenedit, ishte në dijeni të problemit që kishte zv/presidenti i kohës. Ndaj njëri nga pjesëtarët e stafit, e ngriti fshehurazi temperaturën e studios me disa gradë.

Kur kamera filloi të zhvendoset, diferenca mes kandidatëve ishte mbresëlënëse për audiencën që ndiqte debatin nga shtëpia. Kenedi dukej rinor dhe i relaksuar, ndërsa Niksoni, edhe pse vetëm 4 vite më i madh se rivali i tij, djersiste papushim, dhe fshinte vazhdimisht fytyrën me një shami.

Politologët debatojnë ende sot mbi ndikimin e atij debati. Por duke pasur parasysh se Xhon Kenedi i fitoi zgjedhjet me pak më shumë se 100 mijë vota, pak gradë më pak në atë termostat mund të kishin bërë diferencën./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Katër gjenitë e kohës së luftës, që ndryshuan fatin e njerëzimit

Publikuar

-

Nga

Shumë pak gjëra i përkufizojnë speciet tona më mirë, sesa oreksi i pashtershëm për të zhvilluar luftëra. Njerëzit janë angazhuar shpesh në luftë, dhe nga ana tjetër kjo gjë ka nxjerrë në pah zellin dhe zgjuarsinë e mendjes njerëzore.

Lufta e ka dëshmuar veten si një katalizator për zhvillimin e mënyrave të reja për t’i bërë gjërat. Si e mira, ashtu edhe e keqja, kanë një vend në analet e shkencëtarëve të kohës së luftës, të cilët kanë rezultuar vendimtarë për zhvillimin e botës moderne siç e njohim ne sot.

Fric Haber

Një nga shqetësimet më serioze të shekullit XX-të, ishte shkalla me të cilën po rritej popullata globale, dhe si do të ushqeheshin njerëzit. Kapaciteti teknik për të prodhuar mjaftueshëm dhe për të përballuar rritjen e kërkesës për ushqim,ishte thjesht shumë i kufizuar.

Metodat e kufizuara, nuk mund të lejonin prodhimin në shkallë industriale të plehrave kimike, mbi të cilat bazohet sot bujqësia në mbarë botën. Dy shkencëtarë gjermanë, Fric Haber dhe Karl Bosh, ishin të vetëdijshëm për kufizimet në teknologjinë e kohës së tyre, ndaj punuan për të gjetur një zgjidhje.

Ata nisën zhvillimin e një procesi që mund të lejonte prodhimin e amoniakut duke përdorur ajrin dhe jo metodat e tjera. Bllokada ndaj Gjermanisë për burimet e tjera që duheshin për të prodhuan amoniakun gjatë Luftës së Parë Botërore, ishin një nxitje tjetër për përmirësimin e kësaj metode.

Amoniaku ishte i nevojshëm për të prodhuar eksplozivët dhe armë të tjera. Metodat e Haber, sollën përmirësime të mëdha në teknologji, duke mundësuar prodhimin e sasive shumë të mëdha të plehrave kimikë, gjë që e shtoi prodhimin bujqësor.

Alan Turing

Alan Turing ishte një gjeni britanik, i njohur për kontributin e tij të madh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në bashkëpunim me shkencëtarë të tjerë, ai udhëhoqi një përpjekje që solli deshifrimin me sukses të mesazheve të koduara të ushtrisë gjermane.

Pjesa më e madhe e botës dixhitale që kemi sot, është rezultat i mendjes gjeniale dhe këmbëngulëse të Turing. Kontributi i tij në fushën e Inteligjencës,ku ai parashikoi krijimin e kompjuterë që mund të mësonin (Machine Learning), ishte baza e shkencës moderne kompjuterike, madje edhe e biologjisë së sistemeve.

Njohja e tij themelore e shumë prej algoritmeve,tek të cilat bazohet sot teknologjia e informacionit, ka çuar në përmirësimin e jetës tonë në shumë aspekte. Mjerisht, përparimi në këtë fushë u ndërpre disi kur ai vrau veten për shkak të diskriminimit që përjetoi për shkak se  ishte homoseksual.

LEXO EDHE:  Vendimi i DASH për Berishën/ Distancohet Soreca

LEXO EDHE:  Studimi/ Ja sa kohë ju duhet për hequr dorë nga një zakon i caktuar

Shiro Ishi

Gjatë Luftës së Dytë Botërore u zgjerua shumë diapazoni i armëve. Dhe një nga to ishin armët biokimike. Shiro Ishi, u regjistrua në ushtri si kirurg. Ai ishte mbresëlënës në shumë aspekte, dhe një personazh shumë i çuditshëm. Dijet e tij të mëdha në fushën e biologjisë, të shoqëruara me nacionalizmin e flaktë, bënë që qeveria të pranonte sugjerimin e tij për zhvillimin e armëve biokimike.

Shiro Ishi u bë drejtues i një grupi famëkeq në Kinë, të njohur si “Njësia 731” përgjegjëse për krime të tmerrshme kundër njerëzimit në emër të kërkimit shkencor. Nën udhëheqjen e tij, kjo njësi kreu hulumtime sistematike të drejtpërdrejta të efekteve që kishin mbi njerëzit disa armë biologjike.

3.000-12.000 kinezë vdiqën si rezultat i këtyre eksperimenteve. Ato ishin aq të tmerrshme saqë nuk mund të përsëriteshin më askund. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara, i ofruan shkencëtarëve japonezë azil, në këmbim të të gjitha kërkimeve të tyre biologjike. Pa arritjet shkencore të atyre eksperimenteve të tmerrshme, sot të do të kishte shumë boshllëqe të dukshme në të kuptuarit e disa agjentëve biologjikë.

 

Robert Openhajmer

Paqja e sotme në botë, i detyrohet shumë përpjekjeve të këtij njeriu, pasi lufta e gjithanshme sot po shmanget, pasi mund të çojë në shkatërrimin absolut të botës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një nga iniciativat e shumta për të ndërtuar armë komplekse ishte Projekti Manhatan.

Ai bëri bashkë shumë shkencëtarëve,të cilët ndërtuan bombat e para bërthamore në botë. Robert Openhajmer ishte një fizikant i talentuar teorik, që kishte kohë që mendonte për dizenjimin dhe ndërtimin e një bombe bërthamore. Talenti i tij u vu re nga gjenerali amerikan Lesli Grovs, që cili e vuri atë në krye të Projektit Manhatan.

Me gjithë suksesin e jashtëzakonshme, deklarata e Openhajmerit për Bagavad Gita do të mbetet një dëshmi e vërtetë, e vetëdijes së tij mbi krijimin e forcës më shkatërruese që parë ndonjëherë njerëzimi:”Tani unë jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”./ historyofyesterday-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Vaksinimi dhe të drejtat e njeriut

Publikuar

-

Nga

Nga Nikos Mouzelis “To Vima”

Në shkencat shoqërore nuk ka asnjë lloj universaliteti për sa i përket njohurive. Asnjë teori që injoron kuadrin social nuk është bindëse. Çdo përgjithësim që e injoron atë kornizë është i zakonshëm. Do të përpiqem ta sqaroj këtë pozicion duke përdorur si shembull vaksinimin kundër Covid-19.

Kudo, qytetarët që arsyetojnë e konsiderojnë pandeminë si “armik të padukshëm”, që rrezikon shëndetin e të gjithëve. Në shumicën e rasteve, prekja nga virusi Covid-19 të çon drejt vdekjes. Pra me fjalë të tjera, është një situatë emergjente e krahasueshme me luftën, një gjendje në të cilën disa të drejta kufizohen ose shfuqizohen.

Për shembull, kur një vend shkatërrohet ose nënshtrohet nga një vend i huaj, reagimi është një mobilizim i përgjithshëm, në të cilin të gjithë individët që kanë të drejtë të shërbejnë, rekrutohen nga ushtria për të shkuar në luftë.

Në Greqi, një segment i madh i popullsisë beson se ka të drejtë të mos vaksinohet, disa për shkak të frikës së tepruar nga efektet e mundshme anësore të vaksinave, ca të tjerë për shkak të mos-informimit të duhur, disa pasi urrejnë të mësuarit, dhe të tjerët janë viktima të teorive të konspiracionit.

Qeveria greke e Demokracisë së Re, ka zgjedhur zbatimin e një strategjie të bindjes. Ajo madje toleroi edhe mjekët dhe punonjësit e sistemin shëndetësor të mos e merrnin vaksinën kundër SARS-Co-V-2 në rast se nuk dëshironin. Një vaksinim i detyrueshëm u pa si shkelje e së drejtës së çdo qytetari për ta refuzuar atë.

Siç u shpreh kryeministri Kiriakos Micotaqis:“Unë nuk mund të detyroj askënd që të vaksinohet”. Por kjo qasje çoi në rritje të rasteve të reja me Covid-19 dhe nëmë shumë vdekje. Pas disa muajsh vonese, qeveria vendosi të miratojë vaksinimin e detyrueshëm për mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor si dhe për punonjësit në azilet e pleqve.

Por kjo masë u vendos me vonesë, dhe nuk mjafton. Natyrisht, e njëjta çështje ka shqetësuar shumicën e vendeve në botën perëndimore. Disa vende si Italia dhe më pas Franca, ndërmorën më herët iniciativa të ngjashme. Disa njerëz thanë se vaksinimi i detyrueshëm është antikushtetues.

Të tjerët nuk u pajtuan me këtë ide. Fatmirësisht, Këshilli i Shtetit vendosi kohët e fundit që për shkak të interesit publik, për kategori të caktuara punonjësish (ata të kujdesit shëndetësor, të arsimit,transportin publik e kështu me radhë) vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm.

LEXO EDHE:  “Mjafton që në politikë të ndihem mirë”/ Lleshaj nuk përjashton mundësinë të bëhet deputet

LEXO EDHE:  “Mjafton që në politikë të ndihem mirë”/ Lleshaj nuk përjashton mundësinë të bëhet deputet

Nën një vendim gjithëpërfshirës, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, vendosi se vaksinimi i detyrueshëm i popullatës nuk e shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përkundër gjithë kësaj, për momentin një politikë radikale për vaksinimin e të gjithëve nuk është ende duke u diskutuar seriozisht.

Kjo demonstron shkallën në të cilën e drejta për të mos u vaksinuar konsiderohet ende si e paprekshme. Por nga ana tjetër,ky qëndrim i heq të drejtën një qytetari të vaksinuar për të mbrojtur shëndetin e tij nga njerëzit e pa vaksinuar, të cilët janë indiferentë ndaj pasojave të rënda të sjelljes së tyre.

Sikurse e tha dikur filozofi gjerman Emanuel Kant, liria e një personi mbaron atje ku fillon liria e një individi tjetër. Për më tepër, nëse marrim parasysh se mos-vaksinimi e zvogëlon mundësinë e arritjes së imunitetit të tufës, në një kohë që virusi po riprodhohet dhe po pëson mutacione, e drejta për të mos u vaksinuar është e paarsyeshme.

Me fjalë të tjera, në këtë rast nuk është çështje e së drejtës, por më tepër është detyrë morale e çdo qytetari për t’u vaksinuar. Prandaj, mungesa e vaksinimit të detyrueshëm është ose rezultat i kostos politike që qeveritë nuk duan ta mbajnë mbi shpinë(në Greqi dhe në vendet e tjera të botës perëndimore), ose buron nga një pikëpamje e ngulitur sipas së cilës të drejtat në shoqëritë moderne janë të pakushtëzuara, ose që të dyja bashkë.

Nuk ka asnjë dyshim se çështjet e ndërgjegjes janë komplekse. Gjithsesi, siç sugjerova në fillim të këtij shkrimi, asnjë akt shoqëror nuk mund të kuptohet jashtë kornizës në të cilën zhvillohet. Pandemia aktuale është një situatë emergjente, në të cilën liria e skeptikëve apo e refuzuesve të vaksinave, është një veprim kundër jetës së të gjithë të tjerëve. Kjo gjë nuk mund të tolerohet.

Shënim: Nikos Mouzelis është profesor i sociologjisë në Shkollën Ekonomike të Londrës./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Sundimi i Erdogan në Turqi po fillon të dobësohet

Publikuar

-

Nga

Kush do ta pasojë Erdoganin në drejtimin e Turqisë?

Nga David Gardner “The Financial Times”

Presidenti i plotfuqishëm i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan,u detyrua javën e kaluar të merrte një kthesë që zbuloi cënueshmërinë e tij politike. Ai shkarkoi nga detyra Melih Bulu, një militant partiak të cilin ai e imponoi në janar të këtij viti si rektor të Universitetit prestigjioz Bogaziçi në Stamboll.

Kundërshtarët e Erdogan organizuan 6 muaj protesta në kampusin e universitetit, të cilat bënë jehonë në të gjithë vendin për lëvizjen masive më të qëndrueshme, që nga rebelimi qytetar që përfshiu Turqinë urbane dhe bregdetare në mesin e vitit 2013.

Që nga ajo kohë, Erdogan ka lëvizur me vendosmëri drejt një sundimi autoritar, duke e zëvendësuar sistemin parlamentar të Turqisë me një presidencë të stilit rus, dhe duke uzurpuar institucione si gjyqësori, akademia dhe media.

Për më tepër, që nga përpjekja për grusht shteti 5 vjet më parë, ai i ka përdorur kompetencat emergjente për të larguar nga puna më shumë se 100.000 njerëz dhe arrestuar shumë të tjerë. Por ai nuk ia ka dalë të nënshtrojë gjysmën e popullsisë turke që e kundërshton ndërhyrjen e tij në hapësirën e tyre personale dhe politike, përmes unionit nacionalisto-populist të partisë së tij neo-islamike për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe Lëvizjes Nacionaliste të ekstremit të djathtë (MHP).

Emërimi i Bulu u cilësua si një fyerje e rëndë nga akademikët dhe studentët e Bogaziçi, universiteti më i rëndësishëm dhe më laik në Turqi, që u themelua nga misionarët protestantë amerikanë që në shekullin XIX-të.

Erdogan e ka zgjeruar ndërhyrjen e tij në arsimin e lartë, duke trefishuar numrin e universiteteve në 2 dekadat e fundit, duke siguruar sasi por jo cilësi. I mësuar t`i zgjidhte vetë rektorët, Bogaziçi refuzoi të pranonte në krye një akademik mediokër, të akuzuar për plagjiaturë dhe i paaftë për t’u zgjedhur si deputet i AKP në vitin 2015.

Lëvizja kundër Bulu dhe në mbrojtje të lirisë akademike nuk pranoi të tërhiqet, edhe pse mbështetësit e saj u etiketuan si “terroristë” dhe “devijantë të LGBT” nga Sulejman Sojlu, ministri i Brendshëm i Erdogan. Është shumë shpejt për të shpallur këtë fitore.

Për shembull, pati shumë thirrje entuziaste të opozitës, kur Erdogan shkarkoi dhëndrin e tij Berat Albajrak nga posti i Ministrit të Financave nëntorin e vitit të kaluar. Por që nga ajo kohë, ky i fundit ika sulmuar menaxherët më ortodoksë dhe kompetentë të ekonomisë së Turqisë.

Shkarkimi i Bulu, të cilin edhe Erdogan e pa si një figurë të papërshtatshme, mund të jetë më shumë një tërheqje taktike, për ta bërë presidentin hakmarrës në frontet e tjera. Kur një luftëtar politik si Erdogan detyrohet të tërhiqet nga diku, duhet parë gjithmonë me kujdes kundërpërgjigja.

Megjithatë, ky rast që flet për një gjykim të dobët të udhëheqësit, është pjesë e një brishtësie më të gjerë të regjimit të tij. AKP, një nga partitë më të suksesshme në pushtet në kohët moderne, që ka triumfuar në më shumë se 6 gara elektorale, është dobësuar shumë. Erdogan i ka dëbuar ish-miqtë dhe bashkëthemeluesit e partisë, duke preferuar rreth vetes një oborr neo-sulltanor servilësh që i tregojnë atë që dëshiron të dëgjojë.

LEXO EDHE:  Republikanët nuk duan të zemërojnë Donald Trumpin

Në zgjedhjet lokale të vitit 2019, ai humbi Stambollin, qytetin ku nisi karrierën e tij politike si kryebashkiak, dhe që ka qenë gjithmonë në zemër të mistikës së tij, por edhe në kryeqytetin Ankara dhe shumicën e qyteteve të mëdha turke.

LEXO EDHE:  Republikanët nuk duan të zemërojnë Donald Trumpin

Këto shenja të rënies politike, janë forcuar edhe nga rënia e AKP-së në sondazhe. Partia është braktisur nga zonat elektorale, që tërhiqen më shumë nga zgjerimi i prosperitetit sesa ngushtimi i alternativave ideologjike.

Modeli i rritjes ekonomike të Erdogan, i bazuar tek kreditë e lira, konsumi dhe ndërtimi, kishte nisur të dështonte që para pandemisë. Ose më saktë për shkak të dështimit të Albajrak për të mbrojtur lirën turke, pavarësisht djegies së më shumë se 100 miliardë dollarëve në rezerva.

Këto dështime janë një lajm i mirë për një opozitë të fragmentuar dhe ende të pavendosur se si do të garojë në zgjedhjet e pritshme parlamentare të vitit 2023. Po ashtu, pohimet dhe zbulimet befasuese nga gangsteri turk në arrati Sedat Peker, një ish-simpatizant i AKP-së po i dëmtojnë akoma më shumë pozitat e Erdogan.

Për më tepër, përtej linjave ideologjike dhe kulturore, shumë gra në Turqi janë indinjuar nga tërheqja e Erdoganit nga Konventa e Stambollit e vitit 2011 për të parandaluar dhunën ndaj tyre, dokument që Turqia e nënshkroi e para.

Tekat e tij autokratike kanë grumbulluar shumë forca kundër tij. Jo vetëm Partia Republikane e Popullit (CHP) e Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit të republikës, të cilën Erdogan e cilësonte si një opozitë të dobët.

Por ai ka kundër edhe ish-aleatët e tij si ish-kryeministri Ahmet Davutoglu, ish-presidenti Abdullah Gyl, dhe ish-Ministri i Ekonomisë Ali Babaçan. Ata kanë themeluar parti të reja, të cilat të vetme nuk mund të fitojnë, por mund t’i heqin votat AKP duke ia shtuar çdo lloj koalicioni kundër Erdogan.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, nga radhët e CHP por me një profil të ngjashëm me atë të Erdogan, ndërtoi me sukses një koalicion të gjerë kundër AKP, duke treguar se Erdogan mund të ndalet. Presidenti po udhëheq një fushatë gjyqësore për të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Demokratike të Popujve (HDP), një koalicion i majtë pro-kurd që është partia e tretë më e madhe e Turqisë.

Ai tashmë ka burgosur shumë nga udhëheqësit e kësaj partie, deputetë, kryetarë bashkish dhe aktivistë, duke e quajtur atë një aleate të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që ka luftuar kundër Ankarasë për më shumë se 3 dekada.

Duke e trajtuar HDP-në si një organizatë terroriste, AKP shpreson që të rifitojë votuesit konservatorë kurdë që e mbështesnin atë dikur. Oportunizmi i Erdogan ka qenë shpesh efektiv për të. Por shumë njerëz në Turqi mendojnë se talenti i tij i padyshimtë nuk pi më ujë, dhe fati i tij mund të jetë duke mbaruar./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE