LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po-ja” e Gjermanisë për Shqipërinë/ Meta vendos “ultimatumin”

26 Shtator 2019, 20:29, Politikë CNA
“Po-ja” e Gjermanisë për Shqipërinë/ Meta vendos

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit te Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Përpos falenderimit për Bundestagun, Meta shprehet se tani urgjent duhet të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta.
?Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!??????
Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta! Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.
Reflektim serioz për t?i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare!
Urime Maqedonisë së Veriut?, shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga